Balotelli drejt Cityt ose Arsenalit?

Arsenali dhe Manchester City janë favoritët për të transferuar sulmuesin e Interit, Mario Balotelli, pasi që këtij të fundit i është treguar dera nga drejtuesit zikaltër.
Sipas "The Daily Mail", sjelljet e fundit të Balotellit kur e hodhi në tokë fanellën e Interit në shenjë hidhërimi ndaj tifozëve, kanë vulosur largimin e tij nga Giuseppe Meazza dhe destinacioni i tij i radhës, sipas tabloidit, do të jetë Premier Liga.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, në të kaluarën kishte mohuar ndonjë interesim konkret për SuperMarion, ndërsa besohet se ai po e vështron situatën.
Më konkret pritet se do të jetë Roberto Mancini, i cili hapur kishte shprehur dëshirën për ta sjellë Balotellin te City.