E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robben: Ndeshja kthyese, e vështirë

Gjiganti gjerman, Bayern Munich, është dashur të djersitet mirë për të siguruar një fitore me rezultat minimal në takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve ndaj Lyonit, ndërsa golashënuesi Arjen Robben shprehet se ndeshja e dytë do të jetë e vështirë.

"Asgjë nuk është vendosur ende. Ndoshta ne kemi një përparësi të vogël para ndeshjes së vështirë në Lyon. Punuam shumë në pjesën e parë. Lyoni është ekip i mirë, ata janë të fortë teknikisht dhe të organizuar në mbrojtje".

"Ne kemi pasur disa gjysmëraste. Kartoni i kuq na e bëri më të vështirë, por më pas kur edhe lojtari i tyre u përjashtua, atëherë ndeshja mori drejtim tjetër. Ne ishim më të mirë pas kësaj", tha Robben për faqen zyrtare të Bayernit.

Robben po kalon një formë fantastike këtë sezon duke qenë vendimtar në disa prej takimeve kryesore të Bayernit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›