Të luash me zjarrin
Në Samitin e NATO-s, mbajtur para pak kohësh, Greqia votoi kundër ftesës për anëtarësimin e Maqedonisë, për shkak të problemit të saj me emrin. Megjithëse në pamje të parë, e gjitha kjo duket si "rebelim për pak gjë", në të vërtetë, fjala është për mospajtim kryesor për historinë, identitetin kombëtar, etnicitetin dhe territorin e disa fuqive rajonale. Kjo çështje, së bashku me të tjera të ngjashme, gjatë Luftës së Ftohtë kanë qenë në masë të madhe të ngrira. Fundi i saj hapi dyert për gjallërimin e nacionalizimit, për mllef, për ambicie territoriale e pretendime historike. Nëse dikush i pyet bullgarët, serbët, grekët ose banorët sllavë të Maqedonisë, lidhur me përcaktimin e fjalës "Maqedoni", do të marrë katër përgjigje mjaft të ndryshme e të papajtueshme. Shqiptarët etnikë në Maqedoni besohet se do të kishin dhënë përgjigjen e pestë. Të gjitha përgjigjet, të paktën pjesërisht, fillojnë me emocione e ndjesi mllefi dhe të gjitha janë bazuar në të vërteta historike të zgjedhura (selektive).
Në Ballkan, ky problem është më i ndërlikuari mes një numri përplasjesh e problemesh etnike. Ky ka dhe potencialin për ta zgjeruar dhunën e lindur me rënien e ish-Jugosllavisë, jashtë kufijve të saj të dikurshëm. Është interesante të ballafaqohen qëndrimet e Greqisë e Bullgarisë, për atë që ka qenë problemi serioz i koncepteve të veçanta për kombin, etnicitetin, historinë, e potencialisht, edhe për stabilitetin e saj. Të dyja vendet kanë kaluar nëpër një periudhë të gjatë të marrëdhënieve të vështira me vendin e ri, që quhet Maqedoni. Megjithëse Bullgaria ka qenë vendi që e ka njohur shtetin e ri të Maqedonisë në vitin 1991, është përpjekur të thotë se asaj nuk i pranon kombësinë ose nuk i pranon gjuhën maqedonase. Ajo ka refuzuar plot shtatë vjet të nënshkruajë çfarëdo marrëveshje me Maqedoninë, për shkak të problemit të gjuhës. Ka miratuar Kushtetutën që ndalon themelimin e partive mbi baza etnike, më saktë të atyre që kanë në mendje Maqedoninë.
Ndërsa Greqia ka kërkuar të ndryshojë Kushtetutën, flamurin dhe emrin e Maqedonisë. Gjatë kësaj kohe, Athina pati bllokuar përdorimin e porteve të saj për eksportet e importet maqedonase. Çështja maqedonase është dhe mbetet çështje e rëndësishme e politikës së brendshme në të dyja vendet. Në fund, Greqia e Bullgaria arritën te i njëjti kryqëzim në rrugën e tyre, por më pas u nisën në drejtime radikalisht të ndryshme. Bullgaria mori vendimin fondamental, se edhe përkundër problemeve, padrejtësive e interesave të veta politike, interesi i saj afatgjatë ishte zhvillimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë. Pas këtij vendimi, në vitin 1999, Bullgaria pranoi gjuhën maqedonase, me konfirmimin se nuk përzihet në çështjet e brendshme të Maqedonisë. Kjo nuk do të thotë se frika dhe konfliktet u harruan. Nga ana tjetër, Greqia mban akoma gjallë problemet me Maqedoninë. Kështu, ajo pengon në mënyrë thelbësore aftësinë e Maqedonisë, për t‘u marrë me problemet e brendshme etnike serioze. Kjo, rrit nivelin e destabilitetit në rajonin edhe kështu mjaft të pastabilizuar. Ky kontrast është i lidhur direkt me ndikimin pozitiv të anëtarësimit të vendit kandidat në NATO e BE. Bullgaria e Maqedonia, kanë qenë të gatshme të bashkohen e të pranojnë disa kompromise të dhimbshme. Kjo është "shtytja e butë" e BE-së dhe NATO-s në drejtimin e mirë. Greqia është në anën tjetër. Ajo është tashmë, anëtare e të dyja organizatave, prandaj nuk ka qenë e ekspozuar ndaj presionit për ta maturuar qëndrimin e saj. Përkundrazi, ajo ka pasur "armën" që mund ta përdorte kundër Maqedonisë: aftësinë për të bllokuar anëtarësimin e saj në NATO e BE. Dhe në fakt, këtë ka bërë. Kjo tregon për dy dobësi të dukshme të NATO-s e BE-së. E para, se për pranimin e një anëtari të ri, është i domosdoshëm pranimi i të gjithë anëtarëve ekzistues. Kjo u mundëson shteteve të keqpërdorin "votën kundër", për të pasur koncesione nga vendet kandidate fqinje, me të cilat kanë probleme.
Sllovenia tani e luan këtë lojë me Kroacinë, në lidhje me aspiratat e saj për anëtarësim në BE. Greqia e bën këtë me Turqinë dhe me BE-në. Ajo mbi këtë kartë luan edhe kur është fjala për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Prej këtej vjen përshtypja se nuk ka asnjë gatishmëri nga të dyja organizatat, për ta ndryshuar procedurën e votimit ose të dënojnë ata që e keqpërdorin atë. Qëndrimi i Greqisë ndaj gjithë çështjeve të etnicitetit ndoshta është më reaksionari në rajonin e Ballkanit. Greqia mohon në mënyrë ligjore ekzistencën e çfarëdo grupi tjetër etnik në vend, përveç grekëve, dhe është mjaft agresive në luftën kundër cilësdo përpjekje, të personave ose organizatave që insistojnë të vërtetojnë të kundërtën. Kjo konstatohet në mënyrë të rëndomtë, në të gjitha raportet e organizatave të ndryshme për të drejtat e njeriut, si ‘Human Rights Watch‘, ose Departamenti i Shtetit, të cilët e konstatojnë këtë në raportet vjetore për gjendjen e të drejtave të njeriut. Ndërsa grekët, thjesht i injorojnë.
Para disa vitesh, qeveria greke dorëzoi një protestë energjike në Ambasadën e SHBA-ve, sepse një anëtar i saj kishte pranuar të takohej në Selanik me "disidentin" politik që kishte thënë se kishte origjinë bullgare dhe, se si rezultat i kësaj, ishte bërë viktimë e diskriminimit. Ajo që të bën pesimist, është se qëndrimi grek në përgjithësi nuk ka përparuar, përkundër ndryshimeve që kanë ndodhur në botë e Evropë. Anëtarësimi në BE, NATO, KB, e OSBE siç duket nuk e ka ndihmuar Greqinë, për të modifikuar sjelljen e saj dhe as që të ndihet më e sigurt. Greqia vazhdon ta shikojë botën përmes prizmit të traumave të veta të mëparshme etnike. Për më tepër, edhe me përpjekjet e vazhdueshme dhe intensive, as SHBA, as BE nuk kanë pasur sukses ta ndryshojnë Greqinë.
Edhe Kosova e Maqedonia janë mjaft të pastabilizuara me konflikte e probleme të brendshme serioze. Gjithkush mund të ketë ndikim pozitiv ose negativ mbi të tjerët. Maqedonia në vitin 2001 u përball me luftën qytetare, zgjidhja e së cilës kërkoi ndërhyrjen intensive të SHBA-ve, NATO-s e BE-së. Rezultati ishte marrëveshja e Ohrit, që u dha të drejta të rëndësishme shqiptarëve etnikë në Maqedoni. Deri sot, dokumenti ka mbetur mjaft jopopullor, mes popullsisë sllave të Maqedonisë dhe përcaktimet e ndryshme, shkaktojnë dhimbje në zemër e pakënaqësi. Përkundër paqes relative, vazhdon të zgjerohet pastrimi vullnetar etnik, ku të dyja grupet etnike shpërngulen nga zonat ku janë pakicë, në zonat ku janë shumicë. Si rezultat direkt i Samitit të Bukureshtit, u rrit tensioni nacionalist, ndërsa partia qeverisëse shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare për datën 1 qershor 2008. Dëshira e përbashkët për t‘u bashkuar me NATO-n, ka qenë filli kryesor që i ka mbajtur të bashkuara të dyja grupet etnike. Aksioni grek ka ndihmuar të vendoset edhe një pykë mes dy grupeve, si dhe të rritet tensioni nacionalist në vend e rajon, tension që duhet të kundërshtohet për t‘u stabilizuar.