Sportistët kosovarë do jenë pjesëmarrës në "Pekin 2008"
Kur kanë mbetur vetëm 87 ditë nga fillimi i Lojërave Olimpike të Pekinit, sportistët kosovarë janë nën ethet e pjesëmarrjes. Fakti qëndron se ende nuk është plotësisht e qartë nëse ata do të kenë shansin të aktivizohen në këtë eveniment madhor. Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ende nuk është pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), pasi njëri prej kushteve kryesore nuk është plotësuar nga pala kosovare. Sipas rregullave, duhet që deri në pesë federata sportive të pranohen nga asociacionet ndërkombëtare përkatëse, në mënyrë që KOK të aplikojë për anëtarësim në IOC. Kjo nuk ka ndodhur edhe pse Kosova ka tre muaj që është shpallur shtet i pavarur. Momentalisht, vetëm Federata e Pingpongut është pranuar me të drejta të plota në asociacionet ndërkombëtare, ndërsa ajo e Hendbollit ka të drejta të kufizuara.
Sipas kreut të KOK-ut, Besim Hasani, nëse deri në fund të muajit qershor të paktën pesë federata sportive kosovare nuk do të arrijnë të pranohen në arenën ndërkombëtare, atëherë zgjidhja e vetme mbetet ajo e përdorur nga Timori Lindor: në Lojërat Olimpike 2000, sportistët e këtij vendi ishin pjesëmarrës edhe pse Timori Lindor nuk ishte shtet i njohur nga ndërkombëtarët. Ata u paraqiten nën flamurin olimpik. "Ne jemi duke vazhduar përpjekjet që të pranohemi në IOC. Do të angazhohemi maksimalisht që ta arrijmë këtë synim. Megjithatë, nëse deri nga fundi i muajit qershor nuk pranohemi në IOC, opsioni i vetëm mbetet që sportistët tanë të jenë pjesëmarrës ashtu si kanë garuar ata të Timorit Lindor, me flamurin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar", tha Hasani për gazetën kosovare "Express". Numri 1 i KOK-ut është optimist se sportistët kosovarë do të jenë në Pekin dhe shtoi: "Pa dyshim që do të jemi në Pekin. Ne po punojmë që të pranohemi me të drejta të plota në IOC. Por të paktën është logjike të kërkojmë që të jemi pjesëmarrës si Timori Lindor".
Rasti i Timorit Lindor
Katër sportistë nga Timori Lindor morën pjesë në Lojërat Olimpike të Sidneit në vitin 2000. Në atë periudhë, pas shpalljes së pavarësimit nga Indonezia, ky shtet nuk ishte i njohur nga vendet e tjera dhe administrohej nga Kombet e Bashkuara. As Komiteti Olimpik i Timorit nuk ishte pranuar si anëtare në IOC. Për këtë arsye, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i lejoi sportistët e këtij vendi të garojnë nën flamurin olimpik. Ata garuan me fanella të bardha si "sportistë individualë olimpikë". IOC e mori këtë vendim pas kërkesës së bërë nga ish-sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, dhe ish-kryeministri i Australisë, Xhon Hauard. Zgjidhja për Timorin Lindor ishte e ngjashme me atë që më parë është bërë për sportistët e ish-Jugosllavisë, të cilët ishin pjesëmarrës të Lojërave Olimpike të Barcelonës në vitin 1992. Ish-Jugosllavia ishte nën sanksionet e Kombeve të Bashkuara, për shkak të konflikteve në republikat e saj, por IOC lejoi që sportistët të garojnë si individë dhe jo si përfaqësues të vendit të tyre.