E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode i pergjigjet Rames Buxheti nuk ndryshon

Ministri Kemi 300 milione leke presim donacione. Biznesi i Tiranes ndan fonde

Nuk do te kete ndryshim te buxhetit 2010 pavaresisht se vendi eshte ne situate nevoje per fonde. Ministri i Financave i ka kthyer pergjigje liderit te opozites kryetarit te PS-se Edi Rama i cili tri dite me pare propozoi ndryshim buxheti per te adresuar me shume fonde per rajonin e Shkodres. Qeveria e ka krijuar nje fond te vecante per perballimin e demeve te shkaktuara nga permbytjet. Qeveria tashme ka celur nje fond prej 300 milione lekesh ndersa nuk eshte e nevojshme te nderhyhet ne buxhetin e vitit te ardhshem - iu pergjigj ministri i Financave interesimit te medias pas nenshkrimit te marreveshjes me austriaket te cilet akorduan 40 milione euro per nevoja qe lidheshin me permbytjet. Ministri garantoi se qeveria ka edhe fondin rezerve dhe kontigjencat. Ne fakt te dhenat nga Financat tregojne se rezervat e qeverise nuk shkojne me shume se 300 milione leke kurse Partia Socialiste vlereson se demi e kapercen faturen e 20 miliarde lekeve. Sakaq dje ministri pranoi te merrte nje cek nga nje banke private ne shumen e 100 mije eurove ndersa ftoi biznesin apo donatoret te japin kontributin e tyre permes llogarive bankave te hapura nga ministra. Kane kaluar 5 dite nga hapja e llogarive dhe nga ministria nuk ka ende nje te dhene sesa eshte shuma e mbledhur pervec asaj te dhuruar dje nga nje banke.

Debati per financimin e demeve ne Veri po trajtohet gjere keto dite per faktin se qeveria ndodhet ne veshtiresi financiare per te menaxhuar situaten aq sa ka kerkuar ndihma nga te katerta anet.

Sakaq Dhoma e Tregtise se Tiranes ka hapur fushaten e donacioneve per zonat e permbytura dhe familjet e prekura nga fatkeqesia ne Veri te vendit. Kreu i dhomes Nikolin Jaka ka kontaktuar me anetaret permes telefonit e-mail-it dhe fax-it ndersa mesohet se reagimi ka qene i menjehershem. Keshtu kompani te ndryshme kane dhuruar sasi me ilace ushqime karburant veshmbathje si dhe rreth 150 mije euro. Deri tani ne fazen fillestare te ndihmave biznesi ka dhene gjithsej kontribute ne mallra dhe donacione financiare e sherbime ne makineri ne nivelin e 150-200 mije eurove. Keto kontribute pritet te rriten ndjeshem ne ditet qe vijojne tha dje Nikolin Jaka. Dhoma e Tregtise se Tiranes ka qene aktive edhe ne fillim te ketij viti kur nisen permbytjet e para duke mundesuar shperndarjen e shume ndihmave te ndryshme dhe deri ne mbledhjen e nje fondi prej rreth 700 mije eurosh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›