Standard and Poors: Shqipëria në periferi të krizës së borxheve
02/03/2012 Kompania e vlerësimit teston 19 shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore
Agjencia Vlerësimit të Borxhit, Standard and Poors, ka publikuar vlerësimin për 19 shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore, sipas së cilës Shqipëria hyn në kategorinë e vendeve më pak e ndikuar nga kriza e zonës euro. Sipas S&P, është bërë një kategorizim prej 19 shtetesh, ku më pak e rrezikuar nga vendet e BE-së paraqitet Rumania. Në kategorinë e dytë përfshihet Bosnjë-Hercegovina dhe Letonia, të ndjekura nga Polonia, Gjeorgjia, Mali i Zi, Lituania, që kanë një ndikim mesatar. Shqipëria është në grupin e fundit bashkë me Ukrainën, Kroacinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë, Rusinë, Kazakistanin dhe Azerbajxhanin. Sipas rezultateve të renditjes, sugjerohet që progres është bërë së fundmi në frenimin e deficitit; megjithatë, përjashtohen në këtë rast Turqia dhe Ukraina. Risku qëndron që sektori financiar i eurozonës të shkaktojë destabilizim në shpenzimet kapitale në shumë ekonomi në zhvillim të Evropës, me efekte negative në rritjen ekonomike dhe financat publike. Raporti vlerëson se Turqia është vendi më vulnerabël që mund të infektohet nga kriza financiare e eurozonës. Indeksi i Turqisë është më i larti nga 19 vendet e marra në studim, me 2.94. Ajo që e bën Turqinë më vulnerabël është deficiti i viteve të fundit dhe më 2011 llogaritej sa 10% e PBB-së në 2011 (një përkeqësim i ardhur edhe nga rritja e çmimit të karburanteve). Hungaria ka indeksin më të lartë pas Turqisë, duke u renditur në vend të dytë me 2.09, që do të thotë se rrezikohet nga ndikimi i krizës së eurozonës. Rusia (-0.07), Kazakistan (-0.45), dhe Azerbajxhan (-2.19) sipas Stadart and Poors janë vendet më pak vulnerabël që mund të ndikohen nga kriza e eurozonës. S&P vëren se që nga kriza financiare e 2009-ës shumë prej vendeve të studiuara kanë bërë progres të mirë kah ribalancimit dhe rishpërndarjes. Ekonomitë e Shqipërisë, Ukrainës, Serbisë, Rumanisë, Maqedonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Hungarisë janë më të hapura (referuar nivelit të eksporteve ndaj PBB-së) më shumë se kurrë më parë. Por një dobësim i kërkesës në eurozonë për eksportet e tyre, ose mungesë mbështetje nga bankat mëma në Evropë, mund të ulë besimin e vendeve në zhvillim të Evropës. Nga të gjtha vendet e përmendura në raport, Rusia me (-0.07 pikë), Kazakistan (-0.45), dhe Azerbajxhani (-2.19) janë më pak të ndjeshme nga kriza në eurozonë. “Megjithëse të tre ekonomitë mbështeten gjerësisht në çmimet e mallrave (dhe janë penalizuar pikërisht nga kjo gjë), rekordi i tyre i ndikimit përsërit tepricat vjetore, në mes të rezervave të huaja të këmbimit dhe kreditimit relativisht të ulët në monedha të huaja. Kjo argumenton edhe renditjen e këtyre vendeve me pikë të ulëta në indeksin e publikuar, për mundësinë e ulët të cenueshmërisë së tyre”, theksohet më tej. Sipas kompanisë, ky pozicionim lidhet gjithashtu edhe me dominimin e financimit të brendshëm të bankave për banorët e këtyre vendeve. “Por goditje të theksuara të kushteve të tregtisë do të nënkuptonin minimin e pozicioneve të tyre të jashtme dhe do të dobësonin performancën fiskale, veçanërisht në Rusi, shtet që është duke operuar me një deficit që nuk vjen nga nafta, në masën rreth 10 për qind të GDP”, bëhet e ditur në raport. Ndërsa indeksi mat ndjeshmërinë e shteteve ndaj goditjeve nga jashtë që nëpërmjet ndryshimeve të jashtme dhe efekteve të GDP, mund të sjellin materialisht rritjet e nivelit të borxhit publik dhe që do të thithë rënia e shkallës së presionit. Pikët aktuale të indeksit nënkuptojnë që në përgjithësi, ka pasur progres, të paktën paraprakisht, në deficitet e mëparshme të llogarisë korente; përjashtim këtu bën Turqia dhe Ukraina. Risku është që, përveç ribalancimit të realizuar deri tani, rinovimi i sektorit financiar në eurozonë mund të destabilizojë rrjedhjet e kapitalit nga shumë ekonomi evropiane në zhvillim, me efekte goditëse të vazhdueshme në rritjen ekonomike dhe financat publike.
Turqia
Hungaria
Rusia
Kazakistan
Azerbajxhan
Ukraina
Bosnjë-Hercegovina
Letonia
Lituania
Polonia
Serbia
Rumania
Maqedonia
Shqipëria
Gjeorgjia
Mali i Zi
Kroacia
Bullgaria