E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagos me armë zjarri kunatin, më pas vret veten

02/03/2012  Mendohet të jenë grindur pasi viktima donte të divorcohej me të shoqen

I plagosuri është rëndë në spital, u qëllua në kraharor

GJIROKASTËR - Policia e Gjirokastrës njofton se një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë për motive të dobëta, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Sofratikë, në jug të vendit. “Agim Dida ka plagosur për motive ende të paqarta kunatin e tij, Alket Salaj, e më pas ka vrarë edhe veten”, shprehen Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës. Mullai saktësoi se dy protagonistët në fillim kanë frekuentuar një lokal pranë fshatit Sofratikë, rreth 10 km larg Gjirokastrës, për të sqaruar një problem brenda familjes.

“Mendohet se shkak i këtij incidenti mund të jetë divorci midis viktimës dhe motrës së Alket Salaj”, pohon Mullai, duke shtuar se, “Salaj ka marrë një plagë të rëndë me armë zjarri në gjoks dhe, tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës”. I njëjti zyrtar tha se “viktima, në gjendje depresioni, ka vrarë veten 500 metra larg vendngjarjes”. “Policia e Gjirokastrës po punon tashmë për të zbardhur të plotë ngjarjen e paprecendent”, specifikoi Mullai. T. Skuqi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›