E Diel, 1 Nëntor 2026

Të majtët humbasin Këshillin Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Korçës që tani ka një shumicë dërmuese votash nga ana e djathtë me vendimet e tij ka sjellë bojkotim të mbledhjes së radhës. Kërkesa e grupit të këshilltarëve të djathtë në mbledhjen e zhvilluar të hënën për shqyrtimin dhe votimin e pikave të rendit të ditës së paraqitur prej tyre, ka shkaktuar braktisje të mbledhjes nga të gjithë këshilltarët e majtë. Në emër të të djathtëve në këshillin bashkiak, kryetari i grupit të tyre, Pëllumb Beqiri, ka kërkuar në mbledhjen e radhës që të ndryshojë përbërja e komisioneve të këshillit bashkiak të qytetit, si dhe përbërja e bordeve drejtuese të disa shoqërive anonime që janë në varësi të tij. Beqiri i argumentoi këto kërkesa me ndryshimin e raporteve politike në këshillin bashkiak, gjë që sipas tij dikton zëvendësimin e këshilltarëve të mëparshëm. Këshilltarët e djathtë që arritën të fitonin votën e një ish-anëtareje të LSI, tashmë kanë në anën e tyre edhe dy vota të këshilltarëve të LSI, duke përbërë kështu një shumicë të konsiderueshme në vendimmarrje.

Ju.Dh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›