E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshja Rama-Meta, miq dhe armiq

Pas ndarjes në muajin shkurt të vitit 2008, nëse dy ish-bashkëpunëtorët kanë shtrënguar duart, kjo ka ndodhur me siguri për raste të veçanta. Herën e fundit, kur Meta dhe Rama janë parë bashkë në publik, ishte në tubimin e opozitës në rastin e ngjarjes tragjike të Gërdecit në fund të muajit mars të 2008-ës. Tubimi i organizuar nga Partia Socialiste "bashkoi" Ramën dhe Metën në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", por të ndarë nga figura të tjera të PS-së dhe LSI-së, të cilët kujdeseshin t‘i mbanin në distancë dy liderët. Mandej, në shtator të vitit që shkoi, një tjetër tubim që lidhej me ngjarjen e Gërdecit bashkoi Metën dhe Ramën në rrugë, por më shumë se një protestë për vrasjen e Kosta Trebickës, një prej dëshmitarëve për trafikun e fishekëve në Gërdec, shërbeu që dy partitë të ndaheshin edhe më shumë e si e tillë të mos kishte më shanse takimi. Më pas Kodi Zgjedhor e greva e urisë thelluan mosmarrëveshjet, ndërsa në muajt në vijim deri në zgjedhje, kreu i LSI-së bëri thirrje të vazhdueshme për Edi Ramës për t‘u takuar për hir të bashkëpunimit të opozitës. Bashkëpunimi i Ilir Metës me Sali Berishën thelloi krizën mes dy liderëve e madje dhe akuzat mes tyre u bënë më të ashpra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›