Të marrin shembull Liverpoolin e Tottenhamin

Zyrtarët e Premierligës Angleze i kanë porositur pronarët e skuadrave tjera angleze që të marrin shembull Liverpoolin e Tottenhamin. Këto dy skuadra janë të vetmet që kanë arritur të aktivizojnë nga 8 lojtarë angleze në fushë.
Një gjë e tillë u pa edhe në këtë javë ku Liverpooli dhe Tottenhamin aktivizuan nga 8 lojtarë anglezë në fushë në ndeshjet e tyre.
Kjo gjë duhet ti paraprijë skuadrave tjera të cilat duhet të përgatiten për këtë ligj në futbollin anglez i cili do të filloj së praktikuari në vitin 2014 ku skuadrat janë të detyruara të paraqiten në fushë me lojtarë anglezë./Indeksonline/