E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te mbijetuarit e Gerdecit: "Do të ankohemi edhe te ndërkombëtarët"

"Ne punëtorët e fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, që mundëm të mbijetonin duke u përballuar me vdekjen në ngjarjen e jashtëzakonshme dhe tragjike të datës 15.03.2008, duke shikuar gjendjen tonë tejet të shokuar, të plagosur, të copëtuar, duke parë dëmtimin e madh mendor dhe fizik tonin që një kohë të gjatë nuk mund të kryejmë punë për të mbajtur familjet tona me të ardhurat e nevojshme, i drejtohemi Parlamentit shqiptar, zonjës Jozefina Topalli, me këtë kërkesë, ku bashkëngjitet edhe lista emërore e punëtorëve, me respekt e besim të plotë, duke kërkuar sipas të drejtave themelore të njeriut si më poshtë:

Për të gjitha kërkesat tona dhe të drejtat tona legjitime që kemi parashtruar, kërkojmë që këto fonde të lëvrohen sa më shpejt, sepse gjendja jonë dhe e familjeve tona është kritike. Duam përgjigje sa më të shpejtë, sepse këto janë kërkesat minimale të punëtorëve. Të drejtat tona kërkojmë dhe kemi besim t‘i zgjidhim këtu me qeverinë tonë. Në të kundërt, do t‘i kërkojmë në instancat gjyqësore shqiptare, evropiane dhe ndërkombëtare.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›