E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te mbrohen te drejtat e gey-ve

Promovimi respektimi dhe perfshirja e ceshtjeve te lezbikeve gey-ve biseksualve dhe transgjinorve ne politikat sociale eshte nje nga prioritetet e Ministrise se Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Me urdher te ministrit te Punes tashme eshte ngritur nje grup i posacem pune i cili do te analizoje situaten aktuale te komunitetit LGBT ne Shqiperi si dhe do te beje analizen e legjislacionit aktual me qellim qe shume shpejt te beje edhe propozime konkrete per nderhyrjet e nevojshme ne legjislacion dhe ndertimin e politikave te tilla te cilat sigurojne zbatimin e Ligjit Per mbrojtjen nga Diskriminimi per te garantuar respektimin e te drejtave te ketij komuniteti. Ne kuader te rritjes se bashkepunimit mes ambasades PINK dhe institucioneve qe kane rol ne drejtim te respektimit te te drejtave te komunitetit LGBT dhe rritjes se kapaciteteve te strukturave pergjegjese perfaqesues te Ministrise se Punes moren pjese ne kursin e trajnimit Perfshirja e ceshtjeve LGBT ne politikat sociale organizuar nga ambasada PINK ne bashkepunim me organizaten holandeze CoC Netherland dhe mbeshtetur nga ambasada dhe qeveria holandeze. Kursi i trajnimit u ndoq nga perfaqesues te MPCSSHB-se te komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi Ministrise se Brendshme dhe Drejtorise se Policise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›