Të mbrojmë Ekrem Spahiun!

Gay Parade
Nga Bledar Lumani
Ekrem Spahiu është bërë personazhi kryesor mediatik ditët e fundit. Deklarata e tij kundër homoseksualëve ka sjellë një furtunë reagimesh, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, kundër tij. Është kryqëzuar keqazi dhe duket sikur ka nisur një garë kush ta sulmojë më shumë. Jam i shokuar nga fakti që një zyrtar i lartë i qeverisë bën thirrje për dhunë kundër demonstruesve paqësorë LGBT, tha një zyrtar i Human Rights Watch. Një deklaratë e bërë në kohë rekord, në një kohë që në Shqipëri janë vrarë dhe njerëz dhe janë dashur javë për të pasur ndonjë reagim.
Kanë reaguar gjithashtu Avokati i Popullit, më pastaj kryeministri, shoqata të ndryshme, ndërkohë që mediat kanë ditë që merren me të, duke e pasqyruar si një personazh negativ, si e keqja e madhe e kësaj shoqërie.
Deklarata e tij në fakt është shumë e rëndë. E para për shkak të përmbajtjes së saj dhe e dyta prej faktit se Spahiu është një zyrtar i lartë. Kështu që, reagimet kundër tij janë të kuptueshme, ndërsa deklarata që ka bërë, shumë e dënueshme.
Por, në gjithë këtë furtunë mediatike është harruar një gjë: po merren të gjithë me Ekrem Spahiun, duke injoruar problemin e vërtetë, homoseksualët dhe reagimet që ata shkaktojnë në shoqërinë shqiptare. A do të reagonin dhe a do të vepronin shqiptarët si Ekremi, në rast se e famshmja Gay Paradë do të mbahej në Tiranë? Sepse duket sikur Spahiu është një shfaqje e huaj në shoqërinë tonë liberale, një zë në shkretëtirë.
Nëse do të shohësh komentet e shumta nëpër blogje dhe rrjete sociale për këtë çështje, vihet re se pjesa e më e madhe e njerëzve janë edhe më agresivë se Ekremi, kur flitet për homoseksualët. Dhe në një farë mënyrë, shumë prej tyre kanë të drejtë të ndihen të të nxehur.
Pse? Sepse prej kohësh janë ngritur shoqata dhe organizata të ndryshme, të cilat po imponojnë me zor në debatin publik homoseksualizmin. Ngado që të hedhësh sytë në televizion apo gazeta, do të gjesh diçka për këtë çështje. Njerëz që bërtasin dhe ulërasin me të madhe për të drejtat e komunitetit LGTB, ndërkohë që nuk ka as edhe një rast të vetëm, që një homoseksual të jetë dhunuar. Ka paragjykime ndaj tyre? Sa të duash. Por, njësoj ka paragjykime edhe për ata që janë nga fshati, për njerëzit me ngjyrë, romët etj. Askush nga këta nuk ka kërkuar të organizojë një paradë.
Në mënyrë të paprecedentë, është duke u ushtruar një dhunë mediatike pro homoseksualëve, për ta pranuar këtë fenomen si një pjesë normale e shoqërisë sonë. Por jo, homoseksualizmi nuk është pjesë thelbësore e shoqërisë sonë dhe për këtë arsye, është e natyrshme që njerëzit të ndihen deri edhe të revoltuar.
Altin Hazizaj, kreu i Ambasadës Pink, mbrojtësi më i fuqishëm i komunitetit të homoseksualëve në Shqipëri, në një reagim të tij publik në Facebook, e konsideronte Ekrem Spahinë me moral të fëlliqur për shkak se është kundër gay-ve (mënyra e tij e të shprehurit, e përsëris, është shumë e rëndë). Më pas e cilëson si bastard. Një reagim i tillë fyes, tregon në fakt se Ekremi nuk është djalli dhe këta engjejt.
Kjo është deklarata e partisë, zv.ministri i së cilës paguhet nga taksat e të gjithë shqiptarëve. Ne paguajmë që ky njeri, sa herë që nuk bie dakord me çka nuk është pjesë e moralit të tij të fëlliqur, të urrejtjes dhe dhunës, të na futet me hu. Ne paguajmë për këtë. Reago sot dhe thuaji jo bastardëve si puna e këtij njeriu, që vëllezërve dhe motrave tona, të dashurve tanë, neve si qenie njerëzore, është gati të na mallkojë si të jemi në mesjetë. Turp!, shkruan Hazizi.
Përfaqësuesi zyrtar i homoseksualëve në Shqipëri, është duke fyer të gjithëve këtu në fakt, ata që nuk e pranojnë këtë fenomen. Ne, heteroseksualët, që jemi kundër homoseksualizmit si fenomen, jo homoseksualëve, jemi me moral të fëlliqur dhe bastardë, sipas përfaqësuesit zyrtar të homoseksualëve.
E pra, duke lënë mënjanë hipokrizinë, Ekrem Spahiu, përtej injorancës dhe naivitetit të tij, sot duhet mbrojtur, që nesër, ne që nuk e pranojmë homoseksualizmin, të mos jemi ata që do të na konsiderojnë të prapambetur e me moral të fëlliqur. Të mos etiketohemi si njerëz jo të emancipuar dhe jo të kohës. Të mos cilësohemi si idiotët dhe njerëzit negativë të kësaj shoqërie, thjesht për faktin se nuk pranojmë homoseksualizmin. Nuk mund të na imponojnë homoseksualizmin si një gjë normale, kur nuk është. Zoti në fillim krijoi Adamin dhe Evën, jo Adamin dhe Xhonin.
Duhet të mbrojmë vlerat tona, me dinjitet dhe me forcën e arsyes dhe dashurisë për njerëzit, përfshirë këtu dhe homoseksualët. Sa të mos jetë vonë!
Shtesë
Ky person, Altin Hazizaj, është njëkohësisht edhe mbrojtës i të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Pra, ndërsa mbron të drejtat e fëmijëve, kërkon njëkohësisht që të organizojë një Gay Paradë në mes të Tiranës, ku fëmijët do të shohin meshkuj dhe femra me brekë dhe me bythë jashtë. Gay Paradë, në gjithë botën janë parakalime të meshkujve dhe femrave pothuajse lakuriq dhe me skena të forta seksi.
Më pas arrin deri aty, sa deklaron se 1 në 10 meshkuj në Shqipëri, janë gay. Një përfundim pa kurrfarë faktesh dhe imponues me zor, të faktit që në Shqipëri ka homoseksualë dhe këta janë të shumtë.