E Diel, 1 Nëntor 2026

Te mendojme per taksat ne nje menyre te re

/ /

NgaBESNIK NUREDINI

Ne kuadrin e Mijevjecarit te Ri para pak ditesh ne Moske u organizua nje konference nderkombetare me teme Te mendojme per taksat ne nje menyre te re. Ne takim ishin perfaqesues nga mbi 50 shtete ku permendim ShBA-ne dhe pothuajse te gjitha vendet e Europes. Merrte pjese drejtori i Qendres se Politikave dhe Administrimit Tatimor ne OECD presidenti i IOTA z. Jean-Marc Fenet qe eshte edhe zv/drejtor i Pergjithshem i Frances si dhe shume personalitete nga Tatim-Taksat e shteteve qe moren pjese. Ne kete konference merrte pjese edhe nje delegacion i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve te Shqiperise. Temat kryesore qe u referuan nga personalitete te Taksave si dhe perfaqesues te shtetit rus ishin
1 - Roli i tatimeve ne ndertimin e kombit.
2 - Axhenda tatimore globale.
I vendosa qe ne krye te ketij artikulli temat qe u referuan per faktin se nga nje lexim i thjeshte i tyre lexuesi i lidhur me tatimet dhe taksat dhe ne pergjithesi biznesi eshte shume i vemendshem ndaj zhvillimeve ne kete fushe. do zhvillim apo mbetje ne vend e reformave ne administratat tatimore qe duhet thene se kane nje peshe te rendesishme ne percimin e vijes politike te ndertuar si dhe krijon me veprimet apo mosveprimet e saj ndarjen e biznesit me politiken ne pergjithesi. Edhe administrata tatimore e Shqiperise eshte nje administrate e cila ka kontributin e vet shume te rendesishem ne suksesin e reformave. Cilat do te ishin ceshtjet qe une vecoj si me te rendesishmet ne referimet qe u bene dhe qe kane ngjashmeri me problematiken tone
Organet tatimore ne vendet e Europes ish-komuniste kane filluar te festojne 20-vjetoret e tyre. Natyrisht nje kohe kaq e shkurter eshte per tu marre shembull per nga problematikat qe kane ndeshur si dhe sfidat me te cilat jane perballur.
Sot sa me shume globalizohet ekonomia aq me te ngjashme jane problemet dhe po keshtu zgjidhjet. Ne kete kontekst u analizua me shume kujdes periudha post-krize dhe detyrat e administrates tatimore.
Ne lidhje me konceptin se roli i tatimeve eshte i rendesishem ne ndertimin e nje kombi u theksua se organet tatimore duke qene shume prane biznesit duke ndjekur ecurine e zhvillimit te tyre pra organi me i afert qe ndjek trendin e biznesit natyrisht eshte edhe administrata e cila identifikon me shpejt krizat ne dege te ndryshme te ekonomise. Ajo njofton ligjvenesin se si duhet te veprohet per te luftuar apo per te marre masa preventive per te dale nga kjo lloj krize. Me elementin krize nuk kam parasysh elementet teresore te nje krize ekonomike por ato elemente te cilat nga drejtimi jo i drejte i investimeve ne dege te ndryshme te ekonomise per efekte te normave tatimore te larta te vendosura apo per shkaqe te tjera te arsyetuara rezulton se niveli i zhvillimit te kesaj apo asaj dege te ekonomise nuk perputhet me kerkesat e planprogramit te tatimeve. Pra kemi rastin kur dege apo industri te ekonomise nuk japin me efekte pozitive ne realizimin e te ardhurave tatimore. Nder zgjidhjet e dhena nga shume shtete sot ka qene rritja e barres tatimore. Ne konference kjo gje u analizua si nje tendence globale apo edhe si menyre e perkohshme. U konstatua se ulja e barres tatimore e ndryshimet ne ligj jane detyra te cilat i realizon cdo qeveri. Ajo qe ne kemi per detyre ne kushtet e nje deficiti te larte buxhetor etj. eshte se duhet te arrijme sisteme neutrale. fare do te thote nje sistem tatimor neutral fare duhet bere per te arritur kete sistem
Rruga e pare pa ndonje kosto eshte ulja e barres tatimore dhe rritja e taksave. Kjo rruge nuk eshte efikase per faktin se vertet ul ndjeshem veprimet abuzive te administrates tatimore por eshte edhe nje menyre per te rritur evazionin fiskal. Pra shteti vertet normon qe ne fillim te vitit te ardhurat qe do te realizoje sepse llogaritja e taksave eshte me e thjeshte por nuk merr parasysh efektivitetin e investimeve nuk merr parasysh shkallen e rentabilitetit marzhin e fitimit nuk merr parasysh punen njerezore e te kualifikuar e nje seri faktoresh te cilet nuk cojne ne krijimin e nje ekonomie progresiste. Kjo rruge sot perdoret ne shume vende.
Atehere cfare duhet bere per te krijuar nje sistem tatimor neutral
Duhet eliminuar ky mur i larte i ngritur midis shtetit dhe biznesit. shte vertetuar se kur barra tatimore eshte e larte pagesat jane te uleta. Duhet gjetur nje sistem tatimor qe te krijoje nje balance midis shtetit dhe tatim-paguesit. Neutraliteti eshte nje parim i veshtire. Ky parim vihet ne jete nepermjet shume faktoreve dhe ka si pjesemarres edhe mjaft aktore. Rruget standarde per te pasur nje neutralitet te administrates tatimore jane
- ngritja profesionale e punonjesve tatimore
- edukimi i tyre jo vetem profesional
- edukimi i tatimpaguesve duke i trajtuar ata si tregtare si dhe mjaft rruge te tjera te perdorura pothuajse sot ne te gjitha vendet.
Brenda kesaj rruge ka mjaft retorika ka nderhyrje politike ne emer te ketij neutraliteti ka brenda pak karakter personal te punonjesve si dhe shume nderhyrje te personelit drejtues mbi ato te bazes ne emer e per llogari te mbrojtjes se tatimpaguesit. Ajo qe u theksua ne konference dhe qe edhe tek ne kemi se cfare te tregojme eshte se duhet te mendojme ndryshe per sherbimin ndaj tatimpaguesit.
Administrata tatimore e Shqiperise asistohet nga disa programe dhe natyrisht kjo ka qene edhe arritja e kesaj periudhe. fare eshte realizuar tek ne Deklarohen online librat e blerjeve dhe shitjeve te biznesit. Keto libra lexohen nga inspektoret e vleresimit vetem ato qe kane dosjet e biznesit dhe jo persona te tjere ne drejtorite rajonale te tatimeve dhe jane objekt i analizave.
Deklarohen on-line FDP ose deklarimi TVSH deklarimi i pageses se kontributeve te sigurimeve shoqerore e shendetesore. Deklarohet tatimi mbi te ardhurat personale.
Do te vazhdoje implementimi i progameve te bankave me ato te thesarit per te kryer pagesat nga kompjuteri personal i biznesit.
Do te filloje se shpejti deklarimi i listes se pagesave dhe formularet per pranimin ne pune dhe largimet e punonjesve nga puna.
Ajo qe vlen eshte se po punohet dhe jemi ne pergatitjet e fundit per te shmangur sektorin e sherbimit te tatimpaguesve nga inspektoret e vleresimit. Kjo nuk ka qene e thjeshte sepse kerkon perditesim te te dhenave te biznesit.
Ato qe ne presim jane edhe dergimi elektronik i njoftim-vleresimeve situatave financiare etj. qe jane nje ndihme e madhe ndaj biznesit.
Keto kane qene rruget qe ne kemi menduar per te bere neutrale punen e administrates tatimore mbi biznesin.
Kemi komunikuar nepermjet Keshillit Kombetar te Kontabilitetit qe te kerkohet kualifikimi i kontabilisteve te firmave private dhe shteterore.
Kemi kerkuar qe ato te jene pjese e analizes per detyrimet qe u dalin bizneseve kur ato u nenshtrohen kontrolleve periodike etj.
Natyrisht keto mendime i perqasem me homologet e vendeve pjesemarrese ne ate konference paneuropiane.
Ne kemi mbrojtur mendimin se Tatimet duhet te veprojne si strukture fondamentale per te nxitur zhvillimet e biznesit. Pra jo vetem mbledhje e te ardhurave tatimore kerkohet rritje e sherbimeve per pasoje optimizim i te ardhurave tatimore.
Zv.drejtor i Pergjithshem i Tatimeve

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›