WikiLeaks dhe Dick Marty
NgaFATOS LUBONJA
Ne Shqiperi eshte folur me pak se kudo per WikiLeaks por eshte folur e debatuar megjithate mbi kundertheniet e aktit te Assange. Te tjera dokumente qe pritet te dalin edhe mbi Shqiperine ndoshta do ta rindezin debatin por ky tashme eshte eklipsuar nga raporti i Dick Marty-t me akuzat mbi krimet e UK-se me ne krye Hashim Thacin ne mbarim te luftes ne Kosove si dhe mbi kapjen e shtetit nga krimi i organizuar atje ashtu sikurse edhe per mosbashkepunimin e
qeverise shqiptare per hetimin e akuzave ndaj Thacit e njerezve te tij. Te dy ngjarjet duken si krejt pa lidhje me njera-tjetren por kane disa pika interesante kontakti sipas meje. Se pari pasi te dyja kane te bejne me informacione qe i jepen publikut mbi ate se cka bejne te pushtetshmit ndonese debati mbi Assange eshte me i komplikuar do te thoja pasi veprimi i tij nuk vjen nga institucione ne pushtet qe japin informacion mbi pushtete te tjera si raporti i Dick Marty-t. Se dyti kane lidhje me njeri-tjetrin sipas meje sepse ato qe ka zbuluar Assange ne nje fare kuptimi na tregojne se cfare ndodh ne prapaskene derisa gjerat dalin ne skene sic doli Marty por edhe pse nganjehere ato nuk dalin asfare ne skene.
Personalisht bej pjese nder ata qe ndonese njohin faqet e rrezikshme te aktit te Assange e konsiderojne pozitive punen e WikiLeaks pasi e shoh si nje akt qe e ndihmon demokracine duke u dhene me shume pushtet njerezve ne kontrollimin e perfaqesuesve te vet. Tek e fundit demokraci do te thote pushtet i popullit dhe nese pranojme se nje instrument i rendesishem i pushtetit eshte zoterimi i se vertetes atehere ne sa me shume mendje te jete e verteta aq me shume demokraci kemi kurse ne sa me pak mendje te jete kjo aq me pak demokraci kemi. Thene kjo duhet shtuar se sigurisht ashtu sikurse ndodh me demokracine ne pergjithesi kjo situate nenkupton edhe me shume kompleksitet prandaj dhe me shume veshtiresi menaxhimi - shpesh ky menaxhim krahasohet me ate si te besh muzike me nje orkester dhe jo me nje instrument te vetem. Dikush do te thote se nje shtet si SHBA-ja nuk mund te konsiderohet si nje shtet qe vepron kunder interesave te popullit te vet prandaj ska pse te zbulohen gjera qe ai shtet per te mire te popullit te vet i gjykon se duhet te jene sekrete. Ashtu eshte por edhe seshte. Se pari pasi duket ende e larget ne mos e paarritshme dita kur shtetet do te realizojne ate idealin kur te konsiderohen se gezojne besim te plote per te mos u kontrolluar nga qytetaret e tyre. Ndoshta ai lloj shteti do ti perkiste nje tjeter lloj sistemi nga ky qe sot e quajme demokraci e cila eshte e bazuar mbi qasjen antropologjike qe e konsideron njeriun si te papersosur madje me prirje per te abuzuar me pushtetin prandaj dhe duhet kontrolluar. Se dyti pasi botimi i ketyre dokumenteve edhe pse mund te jete kunder interesave te shtetit e popullit amerikan mund te jete ne favor te interesave te popujve te tjere pasi dihet perseri se nuk e kemi arritur diten kur te gjithe shtetet te punojne ne harmoni me njeri-tjetrin per te miren e te gjithe popujve te tyre. Ka pasur jo pak raste kur interesat e shtetit amerikan qe mund te kene qene por edhe mund te mos kene qene edhe te popullit amerikan mund te jene perputhur me interesat e pushtetareve te vendeve te tjera por jo me interesat e popujve te ketyre vendeve.
Keto konsiderata te pergjithshme mbi WikiLeaks i kam shprehur edhe me pare me median elektronike dhe nuk do te isha ulur te shkruaja sikur rasti te mos me sillte te lexoja nje faqe te tere te Le Monde me titull Diktatura dhe Mafia e Azise Qendrore 14 dhjetor 2010 qe u referohej materialeve te nxjerra nga WikiLeaks i cili me terhoqi vemendjen ne menyre te vecante e me bindi edhe me fort per dobishmerine e kurajos se Assange. Dhe nuk eshte se e nxora kete perfundim pa lidhje me realitetin shqiptar. Perkundrazi pikerisht ne lidhje me te madje dalja e raportit te Marty-t ne te njejten kohe sikur ma ilustroi ate qe po mendoja.
Le te shpjegoj me pak rreshta se cfare shkruante Le Monde bazuar mbi dokumentet e WikiLeaks
Fillonte me materiale te Ambasades Amerikane ne Baku te Azerbajxhanit. Interlokutor qendror dhe prioritar per SHBA-ne e cileson ambasadori ne nje dokument te vitit 2008 kete vend aleat ne luften kunder terrorizmit partner vendosmerisht laik dhe pro amerikan ne nje zone te kercenuar nga islami radikal. Por vini re nga ana tjeter ai raporton edhe per mungese te demokracise dhe korrupsion e abuzime te medha te pushtetit ne Azerbajxhan. Ne nje telegram te vitit 2009 ambasadori flet per presidentin Ilham Aliev duke e quajtur Majkell Korleone padrinoja i famshem i filmit me fame per te cilin thote se me te huajt paraqitet si nje kozmopolit kurse brenda vendit po behet gjithnje e me autoritar. Ne dokumentet per Uzbekistanin protagoniste na del e bija e Presidentit te vendit Karimova nje person i etur per para e per pushtet qe perdor te atin per te shkaterruar biznesmenet e tjere qe i dalin ne rruge. Lidhur me Kazakistanin ambasadori amerikan atje raporton nje bisede qe ka bere gjate nje darke koke me koke me nje drejtues te larte kazak i cili i ka thene Kapitalizmi - sic e quani ju ekonomine e tregut - do te thote shume para. Degjomeni mua te gjithe ata qe kemi lart jane te marre fund. Jane te marre fund per shkak te mentalitetit sovjetik qe kane jane te marre fund edhe per shkak te teprimeve korruptive te kapitalizmit. E dini cthone Perderisa edhe ata te Goldman Sachs fitojne 50 milione dollare ne vit dhe udheheqin pastaj ekonomine amerikane cndryshim ka me kete qe bejme ne ketu Kurse lidhur me Kirgistanin Le Monde shkruan se atje ka nje baze amerikane ne te cilen rifreskohen trupat e Afganistanit. Aty ka pasur trazira te medha kohet e fundit qe kane sjelle edhe vdekjen e shume personave per te cilat eshte akuzuar edhe i biri i presidentit Bakiev nje njeri i fuqishem ne vend. Ambasadorja amerikane ha nje dreke te perzemert me kete njeri gjate se ciles ky i flet per makinacionet e ruseve - sipas lojes qe ka bere edhe i ati per te perfituar nga te dy palet. Por ambasadorja nuk e ha sapunin per djathe Malinj i shkolluar mire e quan kete personazh ne raportin qe dergon por nderkaq shkruan Nese marredhenia me kete njeri do te trajtohet me kujdesin e duhur ne mendojme se mund te nxjerrim perfitime prej saj - packa se ne analizat qe i dergohen Departamentit te Shtetit shkruhet edhe se korrupsioni i gjitheperhapur ne te gjitha nivelet e qeverisjes eshte pengese per zhvillimin ekonomik.
Mua me duket se mjafton nje NO COMENT per ti mbyllur keto radhe. Besoj se nuk ka shqiptar ne Shqiperi e ne Kosove - nuk e kam fjale per ata qe jane ne pushtet por per shumicen qe vuan prej pushtetit - qe duke lexuar keto qe shkruan Le Monde mbeshtetur mbi dokumentet e WikiLeaks te mos nxjerre perfundime te mencura per vendin e vet dhe te mos falenderoje per kete edhe guximin e Assange.