Basha: Do t’iu çojmë në BE
Tiranë-“Qeveria shqiptare do të aplikojë së shpejti për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian”, këtë e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha në bashkëbisedimet me banorë të Komunave Gostim, Klos dhe Mollas të Elbasanit. Ministri Basha ka theksuar se, me të njëjtin vullnet që kjo qeveri bëri të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, do të bëjë të mundur afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Basha ka theksuar se, brenda një viti qytetarët shqiptare do të lëvizin pa viza nëpër Evropë.
“Së shpejti qeveria shqiptare, Kryeministri Sali Berisha do të paraqesë personalisht aplikimin për statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ju them sot, të rinjëve dhe gjithë qytetarëve që brenda 12 muajve, me pasaportë shqiptare, pa vizë, do të mund të lëvizin lirisht nëpër hapsirën Shengen”
Reforma, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, tha ministri Basha, bënë të mundur dyfishimin e pagave dhe pensioneve shndërrimin e Shqipërisë në një kantier ndërtimi. Me të njëjtin vullnet dhe përkushtim do të vijohet dhe në katër vitet e ardhshme, tha Basha.
“Me besimin që na dhatë në katër vitet që shkuan, ne dyfishuam pensionet tuaja me besimin që do të na jepni, në katër vitet që do të vijnë ne do t'i dyfishojmë sërisht pensionet e fshatit në mandatin e dytë”
Shefi i diplomacisë shqiptare ka kërkuar që qytetarët shqiptarë, para se të vendosin se kujt do t’i besojnë fatin e tyre në katër vitet e ardhshme, të reflektojnë ku ishin dhe ku janë.