E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të mërkurën mbledhja e fundit e qeverisë

01/09/2009  Kabineti qeveritar

Ministrat do të mblidhen për herë të fundit në mbledhjen e qeverisë gjatë ditës së nesërme. Kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije gjatë konferencës së djeshme për shtyp se mbledhja e së mërkurës do të jetë e fundit dhe më pas do të nisë punën për qeverinë e re. Berisha ka thënë se përbërja e qeverisë e re do të jetë gati para datës 7 shtator, datë kur do të nisë punën legjislatura e re. Berisha ka sqaruar hapat që do të ndiqen sipas përcaktimeve të Kushtetutës së vendit. Sipas tij, koalicioni fitues i zgjedhjeve i propozon Presidentit të Republikës emrin e kryeministrit. Berisha tha se në Kushtetutë sqarohet se pas nisjes së punimeve të Parlamentit kreu i shtetit emëron kryeministrin e vendit, ku pas dërgimit të kësaj kandidature në Kuvend brenda 10 ditëve miratohet atje. Sipas tij, para fillimit të detyrës kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit. Berisha ka bërë me dije se nuk do të jetë ai deputeti që do të drejtojë seancën e parë të Parlamentit, edhe pse këtë ia përcakton ligji. Berisha tha se nuk mund të shkojë kundër parimeve të tij për respektimin e ndarjeve të pushteteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›