Të mërkurën paradite, Kryeministri Berisha drejtoi mbledhjen e rradhës së Këshillit të Ministrave, ku solli në vëmendje të publikut një seri vendimesh, të propozuara nga Ministria e Punë
Të mërkurën paradite, Kryeministri Berisha drejtoi mbledhjen e rradhës së Këshillit të Ministrave, ku solli në vëmendje të publikut një seri vendimesh, të propozuara nga Ministria e Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, të cilat synojnë përmirësimin e kushteve në shtëpitë e të moshuarve.
Kryeministri parashtroi domosdoshmërinë e zgjerimit të kapaciteteve për shtëpitë e të moshuarve, sidomos në kushtet e fluksit të emigracionit dhe të shtimit të të moshuarve të vetmuar. Në këtë kuadër, kryeministri theksoi se është e nevojshme të bëhet një transformim i thellë i këtij shërbimi.
Kryeministri Berisha theksoi ndër të tjera se duhet bërë një rishqyrtim i legjislacionit aktual, i cili për sa i takon pjesës së faturës sociale që prek këtë shtresë, është i vjetëruar dhe nuk reflekton qëndrimin social të kohës.
Kryeministri kërkoi që me përmirësimin e ligjeve, tu vihet në ndihmë dhe të mbrohen këta personave në nevojë.
Në vazhdim, të fjalës së tij, Kryeministri tha:
"Do të shqyrtojmë sot, një seri vendimesh që lidhen me imazhin social të qeverisjes të sjella nga Ministria e Punës, të cilat synojnë përmirësimin e kushteve në shtëpitë e të moshuarve dhe që janë për tu përshëndetur.
Ky problem është i një rëndësie të vecantë dhe vjen gjithnjë në rritje. Kapaciteti i shtëpive për të moshuarit duhet të zgjerohet. Ky kapacitet është mjaft më i vogël se sa nevoja për to, sidomos po të kemi parasysh flukset e fuqishme të emigracionit, prej të cilave, janë jo të paktë të moshuarit që kanë mbetur të vetmuar në pleqërinë e tyre.
Unë mendoj se duhet të diversifikojme dhe ka një përpjekje për diversifikim të formave të istitucioneve të trajtimit të qytetarëve të moshës së tretë, por realisht duhet të bëhet një transformimim i thellë i sistemit të këtij shërbimi.
Çfarë ka ndodhur me ligjet tona?. Një pjesë ë mirë e tyre kanë lindur të plakur. Nuk them në tërësi, por një pjesë, sidomos pjesa e faturës sociale, sepse janë hartuar në kushtet e një varfërie shumë të madhe e një buxheti shumë të vogël, e një pamundësie reale për kohën në të cilën janë hartuar. Në rast se themi se të ardhurat për frymë janë sot 2600 euro a mund të pranohet e kam fjalën për problemet sociale, legjislacioni i hartuar në vend, kur të ardhurat për frymë nuk ishin as 400 euro. Ndaj dhe nuk duhet impresionuar nga presionet, zoti Barka, por duhet të bëjmë bashkërisht avokatinë e këtyre personave në nevojë gjë cila e bën të domosdoshme për të ruajtur fytyrën njerëzore të shtetit, përndryshe, shteti e humbet atë.
Më shkruajnë letra disa prej këtyre të moshuarve që ndodhen në shtëpinë e pleqve. Ata nuk ankohen për kushtet, por thonë se u mbahet 90 përqind e pensionit. Përfytyroni, një pensionist me nje pension minimal 100 mije lekë të vjetra, në muaj, ti mbahen 90 mije dhe ti jepen 10 mijë. Këto probleme duhet të marrin sa më shpejt zgjidhjen e duhur.
Këto ligje duhen rishqyrtuar sepse mbartin atë mundësi të kohës, mirëpo koncepti i qëndrimit social në ditët e sotme është tjetër. Është komponenti social ai që e bëri kapitalizmin sistemin më popullor të kohërave, por realisht social sepse edhe komunizmi pretendon të jetë social, por nuk bën gjë tjetër, veçse një ndarje të barabartë ose gjysëm të barabartë të varfërisë, kurse qëndrimi social në kapitalizëm është ndryshe.
Çdo hap, është një hap drejt antipolaritetit, është një hap drejt një shpërndarjeje më të drejtë të të ardhurave, prandaj dhe këta ithtarë të Hajekut , të cilin unë e admiroj, duhet të kenë parasysh idelin për të cilën fliste dhe shkruante Hajeku se në rast se e interpretojnë ndryshe, kushtetutën e lirisë së tij, do ta interpretojnë si kushtetutën e varfërisë së të tjerëve. Por liria dhe prosperiteti janë të pandarë"