E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, Kryeministri Berisha vizitoi Muzeun Kombëtar, ku mori pjesë në takimin e organizuar me rastin e promovimit të Nismës së këtij Muzeu, për krijimin e pavionit muzeor kushtuar Nënë Terezë

Sot, Kryeministri Berisha vizitoi Muzeun Kombëtar, ku mori pjesë në takimin e organizuar me rastin e promovimit të Nismës së këtij Muzeu, për krijimin e pavionit muzeor kushtuar Nënë Terezës.

Sëbashku me Kryeministrin të pranishëm në aktiviet ishin dhe ministra të tjerë të kabinetit, përfaqësues të komuniteteve fetare të Shqipërisë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe atyre joqeveritare, përfaqësues të trupit diplomatik etj.

Në përshëndetjen e rastit, Kryeministri Berisha falenderoi të gjithë ata që ideuan dhe morën inisiativën për ngritjen e këtij pavioni të veçantë. Duke vlerësuar lart figurën e Nënë Terezës, Kryeministri u shpreh se Kjo shenjtore ia doli më shumë se kushdo tjetër të universalizohet, të prekë shpirtin dhe zemrën e mbare qytetarëve të botës.

Më tej, Kryeministri, në fjalën e tij, u shpreh:

"Së pari, dua të falenderoj me mirënjohje drejtorin e Muzeut dhe të gjithë ata të cilët vendosën të ngrenë pavionion e shenjtores së Kombit në Muzeun Kombëtar.

Nënë Tereza ka si muze përjetësinë dhe univesrin sepse ajo këtë shekull ia doli më shumë se kushdo tjetër të universalizohet, të prekë shpirtin dhe zemrën e mbare qytetarëve të botës.
Ajo pushtoi me përkushtimin , me sakrificën, me besimin e saj tek zoti, dashuria , shpresa tek krishti, shpirtrat e mbarë qytetarëve të botës.

Askush si ajo nuk ia doli të meritojë në të gjitha gjuhët, në të gjitha kombet, titujt më të nderuar.

Nisma për ngritjen e muzeut është një nisëm shumë e rëndësishme, po kaq e rëndësishme duhet të jenë përpjekjet tona për të bërë që trupi i saj, shpirti i saj të prehet pranë nënës që e lindi, që e rriti, që e mbruajti me ato vyrtyte të mëdha që u shndërruan në forcën e jashtëzakonshme të shpirtit të saj të madh.

Unë e kuptoj, kam vizituar Kalkutën me rastin e funeralit të saj. Arrita të kuptoj gjatë asaj vizite sepse kjo shenjtore e gjallë, zgjodhi Kalkutën si epiqendër të urdhrit të saj, të veprimtarive të saj, sepse ai i ishte kryeqyteti i dhimbjeve të mëdha njerëzore.
Kam patur rastin ta takoj shumë herë. Dua tu rrëfej se në të gjitha takimet e mija kam patur një qëllim kryesor, të zbuloj, të kuptoj, ku qëndron forca e jashtëzakonshme e saj. Si arriti kjo grua të punojë, të operojë në ato hapsira ku të gjithë të tjerët kishin dështuar, kishte dështuar miqësia,familja, shoqëria. Kishin dështuar të gjithë, por jo ajo. Ajo pikërisht atë hapsirë kishte zgjedhur, për tu dëshmuar njerëzve në dhimbje, njerëzve në vështirësi, njerëzve të braktisur nga të gjithë, se ajo ishte pranë tyre, se ata nuk kishin motiv të ndiheshin të braktisur. Forca e jashtëzakonshe që i mundësonte asaj të operonte në këtë hapsirë ku të tjerët ishin tërhequr, qëndronte tek besimi i saj i pathyeshëm tek zoti, tek Krishti, tek dashuria dhe shpresa. Këtu ishte shtylla mbi të cilat ajo ndërtoi vepren e saj madhështore, ndër më madhështoret në historinë e njerëzimit.

Duke ju falenderuar me mirënjohje për këtë inisiativë, duhet të bëj përkujdesje që ky pavion të ndërtohet me nje mjeshtëri të madhe, ky pavion duhet të jini të sigurtë se ajo nuk do të na jepte leje po të ishte gjallë. Për të vështirësia më e madhe ishte po ti ofroje një drekë, duke tu përgjigjur në mënyrën më të njerëzishme se do të shkonte tek ata, për të cilët përkujdesej. Ndaj dhe duke patur parasysh këtë moment, le të ndërtohet diçka e cila të pasqyrojë, të reflektojë madhështinë e saj shpirtërore.
Madhështia e saj shpirtërore qëndronte në tolerancën, në dashurinë.
Ju faleminderit dhe ju përgëzoj edhe njëherë për këtë nisëm."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›