E Diel, 1 Nëntor 2026

Të miturit vodhën 9 banesa në javë

 

TIRANE – Gjykata e Tiranës vendosi dje masën e sigurisë “burg pa afat” për njërin prej të miturve “tmerr” të vjedhjeve në zonën e “Don Boskos”. Gjykatësi i gatshëm në kryeqytet vendosi dje të linte në qeli 17-vjeçarin A.B., ndërkohë për dy bashkëpunëtorët e tij më të vegjël, E.P., 14 vjeç dhe E.L., 15 vjeç vendosi, në bazë të kërkesës së prokurorisë masat “detyrim paraqitjeje” dhe “arrest shtëpie”. Prokurori që kishte drejtuar hetimet paraprake pohoi dje se, tre të miturit në bashkëpunim edhe me 21-vjeçarin Fabjan Loçi, i dënuar më parë për vjedhje, tashmë person në kërkim, akuzohen të kenë kryer 9 vjedhje banesash dhe njësish tregtare në zonën e “Don Boskos” nga data 15 deri më 22 gusht, duke përfituar nga largimi i banorëve në plazh. Prokurori tha se një pjesë e mirë e sendeve të vjedhura iu sekuestrua të miturve.                  f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›