Itali, vdesin 3 fëmijë shqiptarë
ITALI - Tre fëmijë shqiptarë humbën jetën dje në Itali në dy tragjedi të ndryshme. Ngjarja e parë ndodhi në Peskara kur një familje shqiptare me 4 persona që udhëtonte me makinë në zonë u përplas me një kamion. Si pasojë humbën jetën një djalë 7 vjeç dhe një vajzë 4-vjeçare, të afërm me njëri-tjetrin. Prindërit e njërit prej fëmijëve mbijetuan dhe u shtruan në spital. Babai i fëmijëve është shtruar në spitalin e Çietit dhe nëna në spitalin e Peskarës. Por mësohet se edhe gjendja e tyre shëndetësore është shumë e rëndë. Ndërkohë, një tjetër fëmijë me baba shqiptar e nënë italiane humbi jetën në Itali mëngjesin e djeshëm. Vajza 2-vjeçare vdiq kur banesa e familjes në Ponte Latone u përfshi nga një zjarr, pikërisht në rajonin Kaserta të Italisë, ndërsa prindërit mundën të nxirrnin jashtë vetëm djalin 4-vjeçar.