Gjendet ne rruge, ende i paidentifikuar
Nje person rreth te 60-ve, ende i paidentifikuar, u gjet i vdekur pasditen e djeshme ne nje lagje te qytetit te Elbasanit, ndersa mendohet se ai ka nderruar jete per shkaqe natyrale. Burime te policise vendore thane se "trupi i pajete u gjend nga kalimtare te rastit, prane linjes hekurudhore, ne vendin e quajtur 'Kryqezimi i Mehalles' ne lagjen '28 Nentori' te qytetit te Elbasanit, te cilet me pas kane lajmeruar ne komisariat". Te njejtat burime saktesuan se trupi i viktimes u transportua ne morgun e spitalit rajonal dhe ne te nuk u konstatuan shenja dhune. Viktima mendohet te kete vdekur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, ndoshta nga i ftohti.
F.S