E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhnin dhe shisnin droge, arrestohen dy te kerkuar

Tirane- Dy te rinj te njohur si kontingjente te shitjes se lendeve narkotike ne kryeqytet, u kapen nga policia brenda 24 oreve te fundit. Burime zyrtare thane se te arrestuarit jane Shkelzen Mucollari, 20 vjec, i denuar me pare per droge dhe vjedhje, i cili ishte shpallur ne kerkim per vjedhje ne bashkepunim me shume se nje here. Policia e Tiranes e ka nen hetim pasi me daten 10 dhjetor 2009 rreth ores 23:00, Mucollari ka kundershtuar me dhune nje oficer policie gjate aksionit, duke e cuar ne dy numrin e akuzave. Personi i dyte i ndaluar nga Antidroga, eshte Julian Meta 22 vjec, nga Kruja. Ndaj tij Gjykata e Tiranes ka dhene masen "arrest me burg" per vepren penale te "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike". Me 29 shtator te ketij viti, i dyshuari, ne kryqezimin e "Freskut", ne bashkepunim edhe me nje tjeter person, jane kapur ne flagrance me nje sasi bime narkotike hashash, por Meta kishte mundur te arratisej, duke i shpetuar prangave. Kapja e tij eshte bere diten e djeshme ne qytetin e Krujes, ndersa eshte izoluar ne paraburgimin e policise se Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›