Islami: PS nuk është gati për zgjedhjet lokale
Në pritje të kongresit të 18 prillit, deputetët e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe nuk cuditen nëse do të shmangen së shpejti nga sekretariati apo kryesia. Sekretari për cështjet zgjedhore, Kastriot Islami, pas debateve të ashpra në mbledhjen e socialistëve, flet për ambiciet e radikalëve të rinj dhe iniciatorëve të vjetër.
"Sinjalet dhe mesazhet e para nga mënyra se si diskutojnë një pjesë e radikalëve të rinj, po dhe inatcorëve të vjetër. Natyrisht në një luftë të brendshme për të kapur pushtet brenda PS jo rrallëherë dhe të instruktuar në mënyrë jo direkte nga vetë zoti Rama mund të cojë ose në relavitizimin e disa figurave, por qënia deputet është një podium shumë i rëndësishëm për të vazhduar dhe për të dhënë kontributin brenda Partisë Socialiste", thotë Kastriot Islami.
Përcarja thotë Islami, ishte shkaku kryesor i humbjes në 2005 dhe 2009. Sipas tij, ajo cka po ndodh në Partinë Socialiste, tregon se nuk ka reflektim për zgjedhjet lokale që po afrojnë.
"Mendoj që nuk mund të ketë sukses elektoral, është shumë larg analizës dhe konkluzioneve të saj në zgjedhjet e 2005 dhe 2009, sepse faktorët kryesorë të humbjes ishin përcarja e të majtës dhe vazhdimi i fragmentimit të Partisë Socialiste", vijoi Islami.
Mbështetësit e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe janë aktualisht sekretari për cështjet zgjedhore, Kastriot Islami, sekretari për programin Andis Harasani, sekretarja për shanset e barabarta, Edlira Haxhiymeri, dhe thuajse gjysma e kryesisë së Partisë Socialiste.
Dorian Kodra < I mëparshmi