E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, ndryshime në statut. Hiqet "një anëtar- një votë" në rrethe

Kryesocialisti Edi Rama përgatitet të tërheqë parimin një anëtar një votë nga zgjedhja e kryetarëve në rrethe, duke bërë të mundur që kryetari të jetë i vetmi që në të ardhmen do të zgjidhet drejtpërsëdrejti nga anëtarësia. Deputeti socialist, Taulanta Balla, thotë se kreu i socialistëve në rrethe mund të zgjidhet së shpejti nga strukturat e partisë në qytetin përkatës. Paragrafi që parashikon zgjedhjet e kryetarit të Partisë së qytetit me parimin një anëtar, një votë është në diskutime sipër thotë Balla.

"Jemi duke konsultuar, nuk e kemi kaluar pjesën e zgjedhjes, por paragrafin dhe kapitullin e kompetencave, prandaj mbledhja e grupit te punës vazhdon dhe sigurisht që është në diskutim. Grupi i punës është ende duke punuar. Ju garantoj me përgjegjësi që pjesa e zgjedhjes së kryetarit të PS nuk ka pësuar asnjë ndryshim nga statuti që ne kemi deri më sot", thotë socialisti Taulant Balla.

Ndërkohë, në një intervistë për të përditshmen "Gazeta Shqiptare", Pandeli Majko duke folur për kongresin e ardhshëm paralajmëron edhe ndryshime të sekretariatit dhe kryesisë. "Do të ketë zgjedhje, thotë Majko, zgjedhjet janë brenda një normaliteti të caktuar. Janë për të gjitha forumet e partisë. është kongresi i rregullt që bën zgjedhje të strukturave të partisë".

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›