E Diel, 1 Nëntor 2026

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Ministrave, Po fillojmë mbledhjen e zakoneshme dhe te perjaveshme të Qeverisë, por qe per shkak te tematikes, nuk eshte rutine sepse ka ne fokus nje nism

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Ministrave,

Po fillojmë mbledhjen e zakoneshme dhe te perjaveshme të Qeverisë, por qe per shkak te tematikes, nuk eshte rutine sepse ka ne fokus nje nisme te rendesishme ligjore per te përmirësuar kuadrin normativ për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës ish-pronarëve. Pra me kete nismë të re ligjvënëse, Qeveria e maxhorances qe une drejtoj, po perdor autoritetin e qendrueshem politik dhe juridiksionin kushtetues per te marre pergjegjesi dhe bere detyren qe kerkon stadi i sotem i zhvillimit te reformave per integrim te Shqiperise ne BE, hapja dhe integrimi i tregjeve dhe i realiteteve ekonomike ne ato te BE, ruajtja e stabilitetit social dhe zgjidhja e kontesteve qe kane frenuar apo penguar investimet e rendesishme private vecanerisht, vendase dhe te huaja per shkak te nje tregu jofunksionues te tokes deri me sot, si dhe njohjen me plotesimin e kuadrit ligjor ne fuqi edhe te te drejtave legjitime te pjeses se fundit te pronareve qe kane ngelur pa u kenaqur ne dhjete vjet nga legjislacioni ne fushen e prones, privatizimit dhe ristrukturimi te ekonomise shqiptare nga sistemi i kaluar ne nje shoqeri me sistem demokratik te shtetit te se drejtes dhe te ekonomise se lire.

Kjo nismë ligjvënëse, qe vjen sot për miratim në Këshillin e Ministrave, reflekton nje nga angazhimet tona prioritare te programit, eshte prioritare ne matricen legjislative qe ka qeveria, si dhe ne matricen e integrimit per te sjelle zgjidhje standarte europiane, ne menaxhimin e ceshtejeve te pronesise dhe te tregut imobilar, duke krijuar perfundimisht hapësirën standarte, ligjore dhe praktike per trajtimin dhe zgjidhjen e konflikteve të konservuara në 12 vjet tranzicioni midis pronarëve te rinj dhe ish-pronarëve midis kategorive te ndryshme te pronareve dhe midis te gjithe kategorive te pronareve me shtetin.

Në mënyrë të vecantë, kjo nismë ka rëndësi primare për krijimin e një mjedisi perfundimisht pa konflike dhe te qendrueshem, ne dobi te iniciativave dhe te komunitetit sipërmarrës vendas dhe të huaj,qe po kupton dhe po troket per per te realizuar kontrata qe shprehin atraktivitetin dhe kompetitivitetin e tregut dhe te resurseve te Shqiperise duke zgjidhur dhe ceshtje te rendesishme qe kane te bejne me mosfunksionimin e tregut imobilar te truallit dhe te tokes deri me sot.

Projekti që do të shqyrtojmë sot ne tyezat tona vjen në harmoni me të gjitha debatet publike dhe politike, të zhvilluara deri më sot për cështjen e pronave, i cili siç dihet njohu nje kulm, duke ardhur ne menyre te natyrshme ne një dialog institucional ndërmjet partive politike parlamentare, në tryezën politike të drejtuar nga Presidenti i Republikës para pak javesh.
Në vijim të angazhimit parimor, ne deklaratën politike që pasoi kete këtë tryezë, qeveria, jo vetem mori detyren, por dhe realizoi me kete produkt projektligjin organik që zgjidh kontestet në këtë fushë. Projekti u pëgatit nga një grup ekspertësh të Këshillit të Ministrave të monitoruar dhe asistuar edhe nga ekspertë të ngarkuar nga Presidenti i Republikës si nje angazhim I marre ne tyezen me partite.
Projekti, në substancën e tij, garanton dhe respekton parimet kushtetuese dhe ato universale të njohura në dokumenta ndërkombëtarë, të cilat, sipas kushtetutes sone kane te njejten ekuivalence apo kane dhe prioritet me legjislacionin vendes dhe reflekton edhe përvojën pozitive të jurisprudencës sonë dhe të asaj të gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut ne kete fushe.

Nëpërmjet kësaj nisme të re ligjvënëse, Këshili i Ministrave, hap nje proces ku ftohen, si te nevojshem dhe qe s'duhet t'i shmangen pergjegjesise kombetare dhe detyres per integrim të gjithë faktorët politik të Kuvendit, aktorët e tjere te zhvillimit dhe te perfaqesimit te komuniteteve sociale, per të diskutuar dhe kontribuar me realizëm dhe përkushtim, për miratimin sa më shpejt të këtij akti fondamental ligjor me pergjegjesine qe kane interesat e shqiptareve drejt integrimit te tyre global.
Kthimi dhe kompensimi i pronës do të bëhet duke respektuar këto rregulla parimore:
1- Prona e lirë, e pazene praktikisht dhe ligjerisht, i kthehet menjëherë pronarit të ligjshëm, te njohur nga ligji si e tille.
2- Pronari legjitim do të kompensohet me një pronë tjetër të së njëjtës natyre dhe funksion ekonomik, kur kthimi fizik është objektivisht i pamundur.
3- Kompensimi fizik ne project trajtohet me prioritet, në raport me forma te tjera të kompensimit qe nuk perjashtohen.
4- Pronari I ligjshem kompensohet në nje terren konkret, ne një zonë gjeografike të afërt me vendbanimin e tij.
5- Kthimi dhe kompensimi edhe fizik bëhet në vlerë të plotë, sipas rregullave të tregut të imobilarit te truallit dhe te prones mbi token ne teresi.

Me këtë projektligj, qeveria merr përsipër dhe realizon një detyrim të mundshëm për t'u realizuar dhe nje prioritet te zhvillimit kombetar. Ne nuk po angazhohemi sot, me premtime fiktive, të cilat nuk mund të realizohen. Pra shqyrtimi i sotem nuk ka aspakt karakter spekulativ, politik apo propagandistik. Tani është koha e fillimit të nje aksioni te madh qe duke u mbeshtetur ne përfundimin e debateve sterile per kete ceshtje i hap rruge sipermarrjes private, të zhvillimit të bizneseve vendase dhe te huaja ne territorin e Shqiperise në dobi të rritjes ekonomik, te aktivizimit te resurseve dhe te integrimit konkurues ne tregjet rajonale dhe globale.
Pa investime te drejtperdrejta private te mbeshtetura ne legjitimizimin e te gjithe pronareve, kjo eshte e pamundur te realizohet dhe pervoja e 12 vjeteve tranzicion eshte prova me e mire qe nuk duhet perseritur.
Me këtë rast Këshilli i Ministrave, duke përmbushur kërkesën Kushtetuese për hartimin e një ligji organik për cështjen e pronësisë, ka realizuar edhe një prej kërkesave thelbësore të paraqitur nga partnerët tanë Europiane, në prag të celjes zyrtare të negociatave per stabilizim asociim ne kapercyellin e ketij muaji dhe fillimin e shkurtit.

Dëshiroj të falenderoj dhe e ndiej per detyre te vleresoj dhe te falenderoj të gjithë anëtarët e Këshillit të Ministrave për kontributet qe kane dhene në hartimin e këtij ligji, mendimet dhe sugjerimet e tyre te pergjegjeshme, por dhe me aktivizimin e stafeve eksperte te administrates publike qe ata drejtojne, në funksion të përmirësimit të draftit paraprak.

Në mbyllje te kesaj preambule qe pasohet me shqyrtimin e projektit, si Kryeministër dhe si drejtues i maxhorancës, dua te garantoj qeverine dhe publikun se ky projektligj shpreh nje angazhim prioritar te qeverise dhe te maxhorances për ta zgjidhur në mënyrë të plotë dhe të qëndrueshme, TANI, cështjen e pronësisë dhe te konflikteve per te, duke siguruar zhvillim te qëndrueshëm të Shqipërisë Europiane.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›