E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot ambasadoren e re te Japonise, te akredituar ne vendin tone, .Znj. Nobuko Matsubara, me rastin e paraqitjes se letrave kredenciale. Kryeministri Nano, pasi i uroi

Kryeministri Fatos Nano priti sot ambasadoren e re te Japonise, te akredituar ne vendin tone, .Znj. Nobuko Matsubara, me rastin e paraqitjes se letrave kredenciale.

Kryeministri Nano, pasi i uroi mireseardhjen dhe sukses ne detyren e ambasadores, beri nje ekspoze te marredhenieve tona me Japonine, te cilat i kualifikoi shume te mira dhe ne progres te panderprere.

" Realiteti shqiptar ne pergjithesi, instancat politike, komuniteti impreditorial dhe mbare populli shqiptar ushqejne ndjenja te respektit te thelle dhe mirenjohje te vecante per popullin dhe qeverine japoneze, per ndihmen qe ato i kane ofruar Shqiperise, per gatishmerine e tyre per te bashkepunuar per integrimin e kapaciteteve tona ne realitetet globale"tha Kryeministri.

"Ky eshte edhe nje nder motivet qe ndikuan ne marrjen e vendimit per institucionalizimin e prezences sone permanente ne Japoni, nepermjet hapjes se ambasades shqiptare ne Tokio. Jemi te sigurt se prioritetet e bashkepunimit bilateral do te kene tashme me shume hapesire".

Kryeministri ne vazhdim te takimit u shpreh "Duam t'ju garantojme se shoqeria shqiptare eshte me e pergatitur, politika jone me e pjekur dhe institucionet shqiptare me te afta per te hyre ne skema bashkepunimi e partneriteti. Ne jemi ne fazen e kalimit nga shkembimet e lira tregtare ne programe investimesh te pergatitura mire e te mbeshtetura nga qeverite e te dy vendeve. Qeveria shqiptare dhe komuniteti i biznesit jane te gatshem te mbeshtesin fuqimisht imprenditoret japoneze per te investuar ne fusha te tilla si industria, bujqesia, agrobujqesia, pyjet, peshkimi, energjitika, turizmi, etj".

Kryeministri Nano permendi gjithashtu me vleresime pozitive pranine, interesin dhe kontributet e Japonise ne rajonin ballkanik.

"Marredheniet aktuale Shqiperi – Japoni do te merrnin impulse te fuqishme duke zgjeruar kuadrin institucional, nepermjet nenshkrimit te marreveshjeve te programuara, ne fusha me interes te ndersjelle, sic mund te jene ato per evitimin e taksimit te dyfishte, per nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve , si edhe marreveshje te tjera ne sektoret e arsimit, kultures etj. Me rendesi do te ishte krijimi i Komitetit te perbashket te bashkepunimit ekonomik" theksoi zoti Nano.

Ambasadorja Matsurba, pasi falenderoi per pritjen e ngrohte i tha Kryeministrit Nano se vendi i saj konstaton me kenaqesi qe Shqiperia eshte e impenjuar seriozisht drejt zhvillimeve pozitive. "Japonia, vlereson dhe inkurajon perpjekjet e qeverise shqiptare per konsolidimin e ekonomise se tregut, per zhvillimin e reformave dhe ne pergjithesi per progresin e realizuar. Eshte kjo arsyeja qe qeveria japoneze eshte e vendosur per te vazhduar bashkepunimin me Shqiperine".

Do te ishte e deshirueshme,- vazhdoi ambasadorja- qe autoritetet shqiptare te nxisin dhe te nderrmarin inisiativa per te lehtesuar hyrjen ne ekonomine shqiptare te biznesit privat japonez, duke paraqitur gjithe vlerat e saj atraktive.

Ambasadorja Japoneze e siguroi Kryeministrin Nano se personalisht do te impenjohej ne menyre intensive, per te avancuar e zgjeruar me shume marredheniet shqiptaro-japoneze.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›