Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar, Kjo analizë 6-mujore, e cila përkon me gjashtëmujorin e punës së qeverisë sonë të Koalicionit për Integrim, bëhet në vijim të analizave tÃ
Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar,
Kjo analizë 6-mujore, e cila përkon me gjashtëmujorin e punës së qeverisë sonë të Koalicionit për Integrim, bëhet në vijim të analizave të 3 mujorit dhe të analizave të tjera të vazhdueshme të punës sekotriale të aktivitetit të ekzekutivit. Eksperienca e këtij ritmi të ri të punës ka dhënë edhe rezultatet e veta në funksion të përmbushjes së objektivave të programit të qeverisë, si dhe të thellimit të reformave prioritare të axhendës së stabilizim asociimit, të cilat e zënë një peshë të konsiderueshme. Përmbushim kështu detyrimin tonë për të bërë një vlerësim serioz dhe të përgjegjshëm të ecurisë, gjendjes së progresit, arritjeve dhe problemeve që kemi për të zgjidhur në rrugën e modernizimit të shtetit dhe sektorëve prioritarë të administrimit shtetëror.
Përveç të tjerash, mbajtja në mënyrë të vazhdueshme nën një kontroll ligjor e aktivitetit të ekzekutivit, ka ndikuar ndjeshëm në shmangien e fenomenit tradicional të punës me aksione dhe fushatizimit dhe ka krijuar një ambient më të favorshëm për realizimin e harmonizuar të objektivave tona qeverisëse dhe për sigurimin e një ambienti që garanton zhvillim të qëndrueshëm.
Periudha 6-mujore, janar-qershor 2004, u karakterizua nga një punë intensive në të gjithë administratën qendrore. Gjatë periudhës janar-qershor 2004, Këshilli i Ministrave ka zhvilluar gjithsej 24 mbledhje, pra praktikisht 1 mbledhje në javë. Në këto mbledhje KM ka miratuar gjithsej 440 projektakte, ndër të cilat:
• 71 projektligje,
• 357 projektvendime të KM,
• 11 udhëzime e informacione,
• 1 akt normativ
Si pasojë realizimi i matricës së projektakteve të planifikuara për 6-mujorin e parë, duke marrë në konsideratë edhe aktet e prapambetura apo të atyre të miratuara në avancë, konstatoj me kënaqësi se numri i akteve të miratuar e tejkalon programimin e parashikuar.
Ky është rezultati më i mirë i arritur nga monitorimet periodike të akteve që prej vitit 2002, kur ne filluam të punojmë në mënyrë të matëshme mbi një matricë 35 mujore. Kjo flet për një përmirësim të ndjeshëm të ritmeve të vendimarrjes.
Pasojë e këtyre ritmeve, e agresivitetit në qeverisje, e mbajtjes në një ritëm gjithnjë në rritje të qeverisjes, u bënë të mundura një sërë suksesshëm tashmë të certifikuara edhe nga institucionet partnere ndërkombëtare me të cilët ne punojmë. Ndër to si më të spikaturin do të veçoja klasifikimin e bërë vetëm pak ditë më parë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në indeksin për zhvillimin njerëzor. Ky raport pasqyron mbi kritere tërësisht profesionale gjendjen dhe progresin e shteteve vit pas viti. Fakti që Shqipëria, sipas kësaj teknologjie vlerësimi që kryqëzon të dhënat e tregues të gjithanshëm që nga kapacitetet e vlerësimit të legjislacionit, ritmet e zhvillimit ekonomik, shoqëror e deri tek ata kulturor, realizoi me një kapërcim spektakolar duke u ngjitur nga vendi i 95, ku ndodhej para një viti në vendin e 65, përbën provën më bindëse për gjithkënd, të këtij progresi. Në deklaratën e FMN pas mbledhjes së Bordit Ekzeklutiv të Drejtorëve, më 14 korrik 2004, pohohet shprehimisht: "Situata makroekonomike mbetet e shëndoshë dhe vendi është duke demostruar në vazhdimësi vullnet të fortë në implementimin e reformave strukturore më të rëndësishme. Të gjithë parametrat e vendosur janë përmbushur. Autoritetet kanë besim të plotë që politika nuk do të ketë efekt mbi politikat ekonomike të disenjuara në respektim të detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshja për reduktimin e varfërisë dhe për një rritje të qëndrueshme ekonomike... Vendi ka shënuar progres të spikatur nga kënvështrimi makroekonomik. Megjithëse u nisëm nga një situatë e paqartë, për periudhën 1999-2003, kemi një rritje rreth 7%. Shqipëria ka bërë një progres thelbësor në drejtim të arritjes të një stabiliteti të financave publike duke ulur në vitet e fundit deficitin e përgjithshëm fiskal nga 10% të GDP në 1998, në 4.5% në 2003... Hapa sinjifikativë janë ndërmarrë për përmirësimin si të sistemit legal, ashtu edhe të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit... Autoritetet kanë demostruar një vëmendje të veçantë ndaj procesit të privatizimit... Autoritetet kanë demostruar se janë të vetëdijshëm që përmirësimi i klimës së biznesit është boshti qendror i aktivizimit të sektorit privat. Qeveria i ka dhënë një rëndësi të madhe reduktimit të barierave administrative për investime dhe biznesin...Autoritetet i kanë kushtuar vëmendje axhendës së reformave për përmirësimin e sistemit fiskal...".
Nga ana tjetër, parashikimet e institucioneve të tjera ndërkombëtare, si Bankën Botërore, sipas së cilës, Shqipëria do të jetë edhe për vitin e ardhshëm vendim me rritjen më të madhe ekonomike në rajon, vërteton se edhe trendi i zhvillimit është tejet optimist. Këto janë prova që nuk mund të mbyten nga zhurma e atyre që të paaftë për të krijuar alternativa të vërteta qeverisjeje, pretendojnë të ndërtojnë karierën e vet politike apo edhe pasurimin e tyre mbi baltën që hedhin ndaj vendit tonë të dashur.
Një arsye tjetër e këtij suksesi të qeverisjes sonë është edhe aftësia jonë për të evidentuar problemet, për të shëndoshur m anë të aksionit ekzekutiv deformimet e një shoqërie dhe ekonomie në rritje, pra edhe për t'u vetkorigjuar, siç kam pasur rast ta evidentoj në vazhdim. Prandaj nënvizoj edhe disa probleme si:
• rreth 15% e totalit të projektakteve që nuk konsiderohen të mbyllura, janë përfunduar nga ministritë, por janë për shqyrtim ose koordinim në KM. kjo flet për domosdoshmërinë e një pune të përshpejtuar për finalizimin, por në radhë të parë flet për domosdoshmërinë e rritjes së nivelit profesional të strukturave që përgatisin porjektaktet;
• për 6-mujorin e parë, ka disa ministri me rezultate të pakënaqshme në realizimin e matricave të projektakteve që do t'i analizojmë në vijim;
• duhet punuar më tej në drejtim të ngritjes së nivelit bashkohor të planifikimit.
Në mënyrë më të detajuar po paraqes disa nga arritjet më kryesore sipas ministrive:
Ministria e Rendit Publik ka shënuar arritje të prekshme gjatë periudhës 6-mujore, duke shprehur vullnetin në rritje për të konsoliduar më tej reformën në fushën institucionale dhe ligjore në përputhje me standartet e kërkuara, në funksion të forcimit të luftës ndaj krimit dhe rritjen e mëtejshme të rendit dhe të sigurisë në vend. Orientimi i veprimtarisë së këtij diskateri sipas parimit "nuk mund të vendosim rend pa vendosur më parë rendin brenda rendit", goditja e të korruptuarve, të inkriminuarve apo inaktivëve kanë dhënë rezultate që i ndjejmë të gjithë. Në veçanti, shkalla e lartë e zbulimit të krimeve të ndodhura, veçanërisht atyre të rënda, operacionet e kombinuara të policisë me përmasa të gjëra kanë dhënë rezultate të dukshme dhe të vlerësuara. Kështu operacioni "Mirazh 2004", i cili vazhdon prej tre vjetësh, u përqëndrua në mbi 1100 subjekte me aktivitete trafikimi, ndërsa përmes operacionit "Rrjeta e hekurt" janë bllokuar rreth 200 subjekte. Po verifikohet informacioni për drejtimin e aktivitetit të dyshimtë për 563 subjekte fizike e juridike, 111 prej të cilëve janë fondacione dhe 82 shtetas të huaj. Si pasojë e filozofisë "Drejtësi e organizuar kundër krimit të organizuar", tashmë po bashkëpunohet gjithnjë e më ngushtë me degët rajonale të tatim-taksave, zyrat e regjistrimit të pasurive, ministrinë e Financave dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Gjithashtu, prioritet për këtë periudhë ka qenë dhe mbetet lufta totale kundër krimeve në fushën e drogës, ku janë sekuestruar sasi
te konsiderueshme lendesh narkotike nga te cilat 137 kg heroine 2300kg hashash.
Nder aktet me te rendesishme e me ndikim me te madh mund te permendim aktet e meposhtme:
. Per disa ndryshime ne ligjet per policine e shtetit .Per sherbimin e kontrollit te brendshem;
. Per sherbimin e ruajtjes e sigurise fizike dhe Per gradat ne Garde; . Per miratimin e Strategjise se luftes kunder droges;
. Per miratimin e rregullores se personelit se Policise se Shtetit;
Ministria e Mbrojtjes.
Analiza e progresit te here nga Ministria e Mbrojtjes per 6 muajorin e pare te vitin 2004 ka qene e lidhur pazgjidhshmerisht me vazhdimin e reformes se mbrojtjes nepermjet zbatimit te Planit te Implementimit afatgjate 2002-2010, pjesa me e madhe e programeve integrale te te cilit jane zbatuar ne kohe e me cilesi.
Duhet vleresuar puna dhe perpjekjet intensive per plotesimin dhe perafrimin e paketes ligjore per forcat e armatosura me fokus te veçante ne reformen e mbrojtjes dhe integrimit ne NATO. Vendimi per vendosjen e sistemit te unifikimit te pages me graden dhe miratimi i ligjit per Statusin e Ushtarakut kane vendosur themelet e motivimit ne hierarkine e Forcave te Armatosura. Eshte thelluar edhe me tej bashkepunimi institucional me ushtrite e tjera partnere ku vlen te shenohet se vetem gjate ketyre gjashte muajve jane here tre stervitje te perbashketa me ushtrine amerikane.
Rezoluta 558 e Kongresit Amerikan e 29 Marsit 2004, Rezoluta e Parlamentit turk si dhe veçanerisht Samiti i Stambollit jane verifikimi me i mire i progresit te ndjeshem qe eshte here ne teresi ne vendin tone, dhe ne kete fushe ne veçanti.
Ministria e Puneve te Jashtme ka pasur nderkohe nje aktivitet te ngjeshur me pikesynim forcimin e metejshem te bashkepunimit rajonal dhe vecanerisht atij euro-atlantik te vendit. Ketu evidentojme:
• Lidhjen e nje sere marreveshjesh dhe organizim vizitash te drejtuesve te shtetit shqiptar ne vende te ndryshme te rajonit e me gjere, si vizitat e Presidentit dhe te Kryeministrit ne vendet e Ballkanit si Maqedoni, Greqi, Turqi, Bosnje, Serbi-Mal i Zi, Slloveni, Kroaci, ShBA, Itali, Belgjike, Spanje, etj.
• .Avancimi i koordinuar i hapave per pershpejtimin e nenshkrimit te marreveshjes se stabilizim-asociiinit me BE.
• Eshte permiresuar ndjeshem legjislacioni nepermjet akteve per ratifikim marreveshjesh dhe aderime ne konventa te ndryshme nderkombetare.
Nder objektivat prioritare te kesaj ministrie per pullen ne vazhdim te 2004 mbeten: (i) Penniresimi i imazhit te Shqiperise ne bote;(ii) Plotesimi me akte nenligjore dhe zbatim te plate te Ligjit per Sherbimin e Jashtem; (iii) Perfundimi i reformes strukturore qe do ti pergjigjet me mire nevojave per nje diplomaci bashkekohore.
Ministria e Financave ka realizuar te gjitha detyrimet qe kane ne thelb permiresimin e administrimit fiskal, permiresimin e menaxhimit te shpenzimeve publike, thellimin e reformave nepermjet permiresimeve te akteve ligjore dhe nenligjore. Per 6 mujorin e pare rezulton se rritja ekonomike e parashikuar prej rreth 6 % eshte realiste. Niveli i inflacionit parashikohet te mbetet mbrenda objektivave ne kufijte 2-4 %, ku ne muajin maj arriti nivelin me te ulet te tij 2.6 %.
Te ardhurat e buxhetit te pergiithshem krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar rezultojne rreth 7.5 % me te larta ku te ardhurat fiskale rezultojne rreth 11,1% me te larta ose 5,6 miliard leke.
Eshte punuar intensivisht per modemizimin dhe informatizimin e administratave fiskale, ku eshte per tu vleresuar vendosja e sistemit ASYCUDA ne doganen e Durresit dhe hartimi i nje plani veprimi teper ambicioz per informatizimin deri ne fund te vitit edhe te 7 doganave te tjera. Per te gjitha kete kemi marre vleresime edhe nga institucionet nderkombetare si FMN dhe BE.
Ministria e Ekonomise ka pasur gjithashtu arritje, nder te cilat mund te permendim:
• Pershpejtimi i ritmeve ne procesin e privatizimit, vecanerisht ne sektoret strategjike te ekonomise ku jane miratuar paketat ligjore per vazhdimin e procesit te privatizimit te dy kompanive strategjike Albtelekom, ARMO.
• Monitorimi i vazhdueshem te MTL-ve qe kane hyre apo priten te hyjne ne fuqi dhe angazhimin per nje zbatim korrekt te lyre ne te gjitha planet, perfaqeson sfide~ me te madhe ne kuader te politikave liberalizuese dhe integruese qe e ndihmojne ekonomine tone te behet konkuruese.
• Eshte synuar ne hartimin dhe zbatimin e reformave ne perputhje me parimet, standartet dhe angazhimet ne kuader te procesit te Stabilizim Asociimit.
Ministria e Drejtesise ka shenuar arritje te rendesishme ne dhenien e nje kontributi te vlefshem ne plotesimin dhe perafrimin e legjislacionit .
shqiptar me ate te BE, ku roli dhe angazhirni profesional ne hartimin e disa projektligjeve, qe sjellin nje risi dhe nje ndikim te ndjeshem ne legjislacionin shqiptar.
Nder rezultatet e ketij institucioni vlen te permendet:
• Hartimi dhe miratimi i tre paketave per reformen penale, anti- mafia, antitrafik dhe antikorrupsion, si nje angazhim publik i Qeverise, per masat legjislative qe synojne rritjen e efektivitetit ne funksionimin e organeve te drejtesise dhe institucioneve te tjera per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar
• Ne kuader te negociatave me BE-ne, hartimi i dokumentit te Partneritetit Europian dhe realizimi i detyrimeve ne matricen e vecante ne kuader te CTF-8 qe do te zhvillohet se afermi.
• Funksionimi dhe venia ne eficence te plate te gjykatave te krimeve te renda.
• Perfundimi i studimit mbi organizimin gjyqesor dhe shpemdarjen e çeshtjeve, rritja e cilesise se sherbimeve ndaj qytetareve .
• Per zbatimin e reformes ne fushen e drejtesise, me Urdher te Kryeministrit eshte ngritur se fundi edhe "Komisioni i Reformes Ligjore". Ai eshte nje organizem i pavarur i cili ka per qellim identifikimin, vleresimin, keshillimin, ekspertizen dhe asistencen ligjore, per pergatitjen dhe shqyrtimin e dokumentave te politikave, strategjive dhe projektakteve ne fushen e drejtesise dhe reformen ligjore.
Ministria e Industrise dhe Eneregjetikes ka realizuar progres te spikatur ne hartimin dhe promovimin e politikave sektoriale, monitorimit dhe zbatimit te tyre ne sektoret Elektroenergjetike, te Hidrokarbureve, ate Minerar dhe te lndustrise jo Ushqimore.
Ne Sektorin Elektroenergjitik prej 21 muajsh rresht arrihen me sukses te gjitha objektivat dhe parametrat e percaktuar ne strategjine e zhvillimit te KESH. Fumizimi i konsumatoreve me energji per keto gjashte muajt e pare te vitit 2004eshte rritur me 13,5% me shume se e njejta periudhe e vitit 2003 dhe 31.2% me shume se 6 mujori i pare i vitit 2004. Po vazhdon me ritme te shpejta instalimi i matesve individual te energjise, proces qe do perfundoje deri ne fund te vitit.
Gjate ketij 6 mujori i be e mundur sigurimi i gjithe fondit te nevojshem financiar pere ndertimin e fazes se pare te TEC te VIores, ne nje vlere prej 140 milion euro.
Ne Sektorin Hidrokarbur po vazhdojne reformat qe strukturojne prodhimin dhe tregetimin me objektiv uljen e kostove dhe cmimeve per konsumatoret dhe rritjen e cilesise se produkteve dhe sherbimit. Per kete qellim gjate kesaj periudhe te marre ne analize kemi miratuar marreveshjen e koncensionit per ndertimin e depozitave bregdetare dhe te terminal it te nenprodukteve te naftes ne Gjirin e Vlores si pjese e Parkut Industrial Energjetik. Njekohesisht eshte miratuar fillimi i negocimeve per nenshkrimin e marreveshjes se koncesionit per ndertimin e pontilit detar per nenprodukte nafte ne zonen e Porto- Romanos.
Sektori Minerar, tashme i privatizuar, ka filluar te jape rezultate pozitive ne ekonomine kombetare si dhe ne punesimin e njerezve. Sot ne fushen e kerkimit, zbulimit dhe shfrytezimit te mineraleve kryejne aktivitetin e vet 389 subjekte private dhe 2 shoqeri koncensionare ku aktivizohen tashme rreth 3000 punonjes. !
Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit
Ndaj te njejten kenaqesi me ministrin e cili dy dite me pare njoftoi se per 6 muajt e pare te ketij viti kane vizituar Shqiperine 128 mije turiste, nderse vetem 15 diteshin e pare te korrikut edhe 38 mije te tjere. Par ende kemi shume per te here ne kete drejtim se bashku me sipermarrjen private, pasi vetem vitin e kaluar dolen jashte Shqiperise rreth 500 milion dollare per turizem ne plazhet e Turqise, Greqise, Egjiptit etj.
Nderkohe roli i kesaj ministrie eshte shume i rendesishem ne permiresimin e cilesise se jeteses se shtetasve per shkak te angazhimit me ronde dhe investime ne infrastrukturen urbane apo ne fumizimin me uje te pijshem etj.
Keshtu po nderhyhet ne: 29 rruge me 520 mil ion leke, 103 ujesjellesa me nje vlere prej 841 milione leke, 53 kanalizime te ujrave me vlere prej 245 milione leke, 27 objekte per banesa me nje vlere prej 444 milion leke,
Buxheti shtese i ka akorduar kesaj ministrie 1.6 miliard leke me te cilat do realizohen:
97 ujesjellesa dhe kanalizime te ujrave te zeza,
43 rruge urbane dhe
8 rruge ne zonat turistike.
Urbanizimi dhe kontrolli i territorit. Rritja e Kontrollit te Territorit eshte here nepermjet planifikimit ku eshte miratuar percaktimi i vijave kufizuese te qendrave te 12 qyteteve te kategorise se pare. Aktualisht kemi 2 qytete qe zhvillohen ne baze te planeve rregullu.ese Tirana dhe Vlora, nderkohe qe kane paraqitur kerkesen per miratim pralle KRR TRSH -se, Elbasani dhe Saranda.
Hartimi dhe miratimi i "Strategjise Kombetare te zhvillimit urban " pritet te paraprije jo vetem ne zhvillimin e programuar urban, par edhe ne rritjen e parametrave te zhvillimit te furizmit ne vend.
Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit.
Progresi i shenuar keto 6 muaj ne sektorin e rrugeve ben te mundur perfundimin deri ne pranveren e vitit 2005 mbylljen teresisht te punimeve ne akset rrugore Fushe Kruje - Shkoder, Rrogozhine – Qafe Thane, Orikum - Dhermi si dhe mundeson nisjen brenda pak muajve te punimeve per rruget:
Fushe Kruje - vore, Fier - Vlore, Fier - Tepelene, "Tepelene - Gjirokaster, Qafe Thane - Pogradec -Korce dhe Sarande - Konispol.
Vlen te permendet se kjo ministri ka ne dispozicion nga buxheti i shtetit 130 milion dollare qe financojne 45 rruge, segmente apo vepra arti. Ne 80 prej tyre po punohet me ritme te larta, ndersa pjesa e mbetur eshte ne proces tenderimi apo lidhje kontratash. Per vete rendesine qe ka ndertimi i insrastruktures moderne dhe perfundirni i korridoreve Veri Jug dhe Lindje Perendim, me buxhetin suplementar ju akorduan kesaj ministrie edhe 27 milion dollare investime publike.
Ne fushen e telekomunikacioneve vlen te perrnendet reforrna ne sistemin tarifor te Albtelecom duke e sjelle jo vetem ne standarte bashkekohore, por edhe kompetitiv ne tregun tashme te liberalizuar ne dobi te pajtimtareve te vet, me nje fitim 6 mujor prej 10 rnilion dollaresh. Vlen te perrnendet nxitja kuruese e Ministrise dhe nderhyrja e ERT ne tregun e telekomunikacioneve per te sjelle me shume barazi mes operatoreve me synim final mbrojtjen e pajtimtareve nga kontrata e marreveshje te papershtatshme. Tashme ulja e cmimeve nga te gjithe operatoret fiks dhe mobil eshte evidente.
Miratimi i kontrates se koncensionit me HOCHTIF per Aeroportin "Nene Tereza" te Rinasit eshte nje tjeter tregues progresi dhe shenje e rritjes se atraktivitetit te tregut shqiptar per investitoret e huaj strategjik. Kujtoj se ne sektorin e transportit ajror operon edhe Lokhid Martin, ndersa ne transportin hekurudhor se shpejti do nise nga Puna edhe GE.
Ministria e Arsimit dhe Shkences, gjate 6-mujorit te pare ka nisur ndertimin dhe rikonstruksionin e 300 kopshteve, shkollave dhe konvikteve ne te gjithe Shqiperine duke permiresuar keshtu ndjeshem infrastrukturen e sistemit tone arsimor. Reformat e thella qe qeveria ka ndemarre ne kete sektor, si per arsimin parauniversitar edhe per ate universitar do bejne te mundur qe ne shtator te ulen ne sallat e leksioneve 74% e nxenesve qe mbarojne shkollen e mesme.
Ministria e Shendetesise bezuar ne strategjine e qeverise per ta cuar sherbimin shendetesor publik kudo ku njerezit jetojne dhe punojne ka nisur investimet per ndertimin e 486 ambulancave dhe qendrave shendetesore ne te gjithe Shqiperine per nje vlere prej 30 milion dollaresh.
Kjo ministri ka ndermarre nje reforme te thelle ne sistemin spitalor per te rritur ndjeshem cilesine e sherbimit ndaj pacienteve, duke luftuar me sukses abuzimet si dhe duke yelle ne eficience sistemin e sigurimeve shendetesore.
Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit me aktiv.itetin e saj i ka dhene nje shtyse procesit te decentralizimit dhe nje sere reformash te tjera:
• Decentralizimi fiskal vazhdon te konsolidohet dhe te tregoje epersine e ti j. Aktualisht nga burimet kombetare dhe vendore shkojne ne buxhetet e qeverisjeve vendore 47.6 miliade leke ose 23% e buxhetit te shtetit. Nga 17,6 miliarde leke qe vijne nga taksat vendore dhe grandet e pakushtezuara, qeverisjet vendore kane autonomi te plote ne vendimarrje e cila perben 37% te ., buxhetit te lyre nga 7% qe ishte ne 2000. Kjo ka rritur 2 here te ardhurat nga kontributet fiskale per Hyrne ne bashkite e vendit dhe 3.5 here per bashkine e Tiranes.
• Hapa te rendesishme po hidhen ne konsolidimin e sistemit te gjendjes civile.
• Ne besojme se ne bashkepunim me te zgjedhurit e njesive vendore
deri ne fund te muajit shkurt 2005 te perfundoje sistemi i plote i adresave ne qytetet qender qarku.
• Ndonese procesi i trasferimit te pronave ne pergjithesi ka ecur mire dhe ne kemi mbeshtetur me disa vendime kalimin e administrimit te tyre ne njesite e qeverisjes vendore mbi 60 sisteme ujesjellsash, perseri ky proces kerkon me teper impenjim per tu here efektiv. Synimi eshte qe brenda muajit dhjetor te gjithe ujesjellesat te transferohen juridikisht tek njesite vendore.
• Tashme qe u sigurua konsensusi per kriteret e ndarjes se re administrativo - territoriale, per te lehtesuar pUllen e grupit, MPVD-ja duhet qe ne zonat me tipike qe do te preken, te inicioje diskutime paraprake per te lehtesuar vendimmarrjen e per tu lene me shume hapesira kohore per diskutim aktoreve te interesuar ne kete proces.
Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale:
• Ka perfunduar projektligji "Per nxitjen e punesimit:, nepermjet te cilit synohet te favorizohen disa shtresa me te marzhinalizuara te shoqerise shqiptare si grate, femijet e rruges, personat e trafikuar, zonat e varfra etj.
• Eshte permbushur detyrimi i hartimit te nje platforme pune per ristrukturimin e tregut te punes dhe permiresimin e imazhit te zyrave te punesimit.
• Ne fushen e sigurimeve shoqerore: eshte bere tashme indeksimi i pagave dhe caktimi i pages minimale ne shkalle vendi.
Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit per 6-mujorin te pare paraqitet me poshte:
• Eshte rehabilituar sistemi i ujitjes dhe kullimit te rushes se Koryes dhe hidrovoret e Vlores dhe Lushnjes.
• Eshte plotesuar paketa ligjore per mbrojtjen e bimeve dhe material in mbjelles bimor.
• U rrit kontrolli mbi cilesine e ushqimeve duke pasuruar dhe ngritur laboratoret ushqimore.
• U nderhy ne liqenin e Ohrit, ne,Sarande, ne disa laguna, u nderhy gjithashtu per krijimin e organizatave te Menaxhimit te Peshkut
• Perfunduan 5 projekte manaxhuese te pyjeve shteterore dhe 23 projekte te menaxhimit te pyjeve komunare.
Ministria e Mjedisit ka punuar dhe ka arritur rezultate te mira ne punen e saj, ku mund te vecojme:
. Monitorimi i treguesve te mjedisit: eshte vleresuar si nje nder prioritetet e punes, Jane shtuar treguesit qe do te monitorohen, frekuenca e matjeve si dhe territori i matjes se tyre.
. Ne masat e mara per rehabilitimin e mjedisit te demtuar dhe te degraduar. Puna eshte perqendruar kryesisht ne ato zona qe perbejne me shume shqetesim per shendetin e komunitetit.
. Nje objekt tjeter i punes se kesaj ministrie ka qene edhe ndergjegjesimi i pub 1 ikut per mbrojtjen dhe administrimin e mjedisit. Per kete qellim ministria ka realizuar nje sere aktivitetesh.
. Nje rendesi e vecante i eshte kushtuar edhe forcimit te kontrollit ne mjedis per zbatimin e ligjit, kujane realizuar mbi 1284 inspektime.
MINISTRIA E INTEGRIMIT EVROPIAN
Ministria e Integrimit Europian, ne funksion te permbushjes se misionit te saj si institucioni qe koordinon dhe monitoron porcesin
e integrimit europian te vendit, per gjashtemujorin e pare te vitit . 2004, ka perqendruar aktivitetin ne drejtimet e meposhtme:
• Zhvillimi i e Negociatave per Marreveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE
• Perafrimi i legjislacionit koinbetar me ate te komunitar dhe vleresimi i perputhshmerise se akteve normative me acquis perpara miratimit te tyre ne Keshillin e Ministrave.
• Monitorimi i zhvillimit te reformave per permbushjen e standarteve te BE-se, sipas rekomandimeve te dhena nepermjet pergatitjes se raporteve 2 mujore te progresit.
• Hartimi i Planit Kombetar te Veprimeve per Partneritetin Europian
• Koordinimi dhe zbatimi i Programeve te asistences komunitare:(CARDS, lnstrumenti i i Ri i Fqinjesise, Programet Komunitare, programi TAIEX )
Miratimi i dokumentit te Partneritetit Europian per vendin tone, po shoqerohet me pergatitjen e nje Plani Veprimi per Zbatimin e Rekomandimeve te Partneritetit Europian nga ministrite e linjes dhe institucionet qendrore.
Ministria e Kultures, Rinise e Sporteve gjate 6-mujorit ka pasur mjaft arritje te rendesishme si me poshte:
. Hartimi i projektligjit per Muzeumet, akteve nenligjore te Ligjit per Trashegimine, Urdherit per ngritjen e Komisionit te Vleresimit te Objekteve te Trashegimise Kulturore dhe projektstatuteve te Fototekes Marubi, QKVF, QRV A; AQSHF.
. Hartimi i statutit te Qendres Kombetare te Femijeve dhe Galerise
Kombetare te Arteve, krijimi i Fbndit Publik per teatrin e te rinjve.
. Monitorimi i tregut te librit dhe evidentimi i problemeve, miratimi i akteve nenligjore te Ligjit per bibliotekat.
. Hartimi i Planveprimit bazuar ne Strategjine Kombetare te Rinise, ne bashkepunim me donatoret dhe aktore te tjere.
. Jane realizuar angazhimet per Konventen per mbrojtjen e trashegimise arkitekturore dhe arkitektonike te Europes, Marreveshjen per importimin e materialeve mesimore, shkencore dhe kulturore, Konventen per mbrojtjen e trashegimise arkeologjike, Konventen Universale te se Drejtes se Autorit.
Zoterinj ministra,
Percaktimi nga ana jone e nje matrice prioritare ka bere qe edhe me mire te ndiqen ne vazhdim nje sere projektesh me me shume impakt ne jeten e vendit. Nga analiza e matrices se detyrave prioritare rezulton se realizimi i tyre ne fund te 6-mujorit te pare eshte se nga 13 detyra te
planifikuara 7 jane detyra te realizuara dhe 6 jane ne proces.
Detyrat e realizuara plotesisht kane te bejne me miratimin e projektligjeve te rendesishme si:
. per legalizimet punuar kryesisht nga Ministria e Rregullimit te Territorit e Turizmit, ne bashkepunim me Ministrine e Pushtetit Vendor e Decentralizimit,
. kunder financimit te Terrorizmit punuar kryesisht nga Ministria e Drejtesise dhe per Veterinarine punuar nga Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit;
. si dhe e projektligjit per nxitjen e punesimit, i cili eshte ne proces koordinimi.
Ndersa pritet te perfundojne se shpejti:
. Ristrukturimi i Koordinimit te Ndihmes se Huaj per te cilin eshte krijuar Sekretariati Teknik i cili po punon per permiresimin e skemes se planifikimeve strategjike dhe koordinimit te saj;
. Hartimi i Strategjise se punesimit te te diplomuarve jashte shtetite cila eshte perfunduar dhe eshte drejt finalizimit.
. Hartimi i nje Strategjie Persuazioni, per forcimin e besimit dhe permiresimin e imazhit te Shqiperise
. Permiresimet e Ligjit te Statusit te Nepunesit Civil
. Paketa ligjore per inkurajimin e sektorit privat dhe investitoreve ne fushat prioritare.
Analiza e matrices per programin e lehtesimit te qarkullimit te lire
te shtetasve.
Siç e dime, kjo matrice perfshin angazhimin e 5 institucioneve: ministrite e Rendit Publik, Puneve te Jashtme, Pushtetit Vendor Decentralizimit dhe Transportit e Telekomunikacionit si dhe Drejtorise se Pergjitheshme te Doganave.
Deri tani jane arritur keto rezultate :
• pergatitja e Urdhrit te Kryeministrit "Per masat e Sigurise ne Aeroportin Nderkombetar Nene Tereza" dhe miratimi I VKM "Programi Kombetar i Sigurise se A viacionit Civil" dhe e Rregullores "Per funksionimin e sherbimeve te Policise Kufitare";
• Jane realizuar ndryshimet e ligjit "Per gjendjen Civile"- dhe akte te tjera nenligjore qe kane te bejne me besueshmerine e dokumentacionit shqiptar.
• Ne kuadrin e kesaj matrice Ministria e transportit ka realizuar ne pergjithesi detyrat e planifikuara ku permendim miratimi i ligjit "Per sigurine ne porte" dhe plotesimin me akte nenligjore, hartimin e programit kombetar te sigurise, pullet pregatitore per certifikaten e pronesise se automjeteve dhe udhezimin e licensimit per transportin rrugor.
• Drejtoria e pergjithshme e doganave ka realizuar ngritjen e task- forcave te perbashketa ne Vlore, Durres e Rinas dhe eshte organizuar operacioni i perbashket ne Shkoder kunder kondrabandes si dhe eshte hartuar dhe miratuar marreveshja ne bashkepunim me CAM-A dhe vazhdon shkembimi intensiv i informacionit me Drejtorine e Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor per makinat e kondrabanduara dhe te vjedhura.
Zoterinj ministra,
Analiza qe po bejme dhe nenvizimi i arritjeve tona te perbashketa, ne asnje menyre nuk duhet te sjellin euforine, pasi rruga qe kemi per te here ne permbushjen e detyrimeve per antaresimin e plate te vendit tone ne Be dhe NATO, domethene rritja e nivelit te jeteses se qytetareve, forcimi i institucioneve te shtetit demokratik e keshtu me radhe, kerkojne edhe me shume angazhim dhe ritem nga te gjitha strukturat ekzekutive te shtetit.
Programimet e objektivave dhe monitorimeve te dikastereve nuk duhet te mbeten instrumenta te kontrollit fizik per realizimin e programit te projekt akteve, par nje dokument themelor ku dallohen qarte objektivat ambicioze te qeverise dhe rezultatet e zbatimit te tyre ne procesin e zhvillimit dhe integrimit te vendit. Ky model qeverisje qe nepermjet shpalljes se objektivave hen te mundur aksesin e shtetasve apo te grupeve te specializuara te interesit ne monitorimin e cdo hallke qeverisje, duhet nxitur qe te aplikohet edhe ne njesite e qeverisjes vendore.
Nje hop i ri cilesor ne procesin e monitorimit do te arrihet nga aplikimi i plate i Sistemit te ri te Menaxhimit te Informacionit sistem i cili perben nje baze te dhenash ne internet, cdo ministri akseson faqen e saj ku hedh te dhenat sipas nje modeli haze dhe vete sistemi gjeneron raporte monitorimi, qe do te sherbejne per nje standart te ri te analizave periodike te punes se ministrive,
Por vazhdon te kete probleme ne drejtim te planifikimit te projektakteve per permiresime e plotesime legjislative , Per kete kerkohen permiresime te ndjeshme e te shpejta ne praktiken e punes.
Per te gjitha keto kerkoj qe brenda javes se pare te shtatorit, te gjitha ministrite te rishikojne pjesen e mbetur te matricave 35-mujore neperputhje me ambicionet tona per zhviUim, pra ne perputhje me stadin e ri te ketij zhvillimi dhe veçanerisht mbeshtetur ne dokumetin e partneritetit europian dhe strategjine tone te zhvillimit ekonomik e social.
Ju faleminderit!