Të nderuar deputetë! Duke ju rikonfirmuar respektin tim, me lejoni t'i uroj jete te gjate kryetarit te opozites. Me lejoni t'i uroj jete te gjate ne opozite,duke konfirmuar me kete qe kryetari
Të nderuar deputetë!
Duke ju rikonfirmuar respektin tim, me lejoni t'i uroj jete te gjate kryetarit te opozites. Me lejoni t'i uroj jete te gjate ne opozite,duke konfirmuar me kete qe kryetari i Qeverise eshte i barazafruar dhe barazlarguar me institucionet e tjera dhe me perfaqesite parlamentare politike.Duke mos marre detyren e askujt tjeter, une kam respekt jo vetem per kryetarin e Kuvendit dhe per kryetarin e opozites, por edhe per kryetaret e komisioneve parlamentare ne detyre, sic kam respekt gjithashtu edhe per kryetarin e grupit parlamentar te maxhorances qe sjell argumenta ligjore ne nje debat ligjor. Atehere s' me mbetet gje tjeter vecse t'i pergjigjem politikisht Z. Berisha, te nderuar deputete, duke kaluar vetem vertikalisht tek kontesti legal. Ne vleresimin tim politik, ne mbeshtetje te vleresimeve kushtetuese ligjore te perfaqsuesve te Kuvendit, kërkesa për krijimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar një kryetar Bashkie, për të mos thënë asgje më shumë, është te paktën, jo korrekt me Kushtetutën dhe me ligjin.
Me duket edhe absurde, gjithashtu, për faktin se nuk arrij të kuptoj, se kemi te njejten pervoje ne demokraci me z. Berisha, por jo te njejten pervoje per shkak te moshes se ndryshme para 90-tes. Nuk arrij te kuptoj, se si organi më i lartë përfaqësues i këtij shteti mund të merret me një kryetar bashkie, cilido qoftë ai. Edhe sikur, për një moment ta supozojmë se ky absurd mund të anashkalohej, nuk e kuptoj se cili do të ishte përfundimi qe do te prodhonim ne respekt te integritetit dhe te dinjitetit perfaqesues te Kuvendit, ne nje Republike Parlamentare qe rregullohet me nje Kushtetute normale dhe moderne. Përvoja e deri tanishme tregon se komisione të tilla kur janë të pamotivuara qartë ligjërisht, janë shndërruar në skena teatrale të cilat në thelb shpërqendrojnë vemendjen e publikut (z.Berisha eshte mjeshter per te shperqendruar vemendjen e publikut) nga problemet reale në "gallata te provinces".
Për më tepër, e gjithë kjo situatë, na serviret sot këtu nga Kryetari i opozites si "krizë Kushtetuese" apo si "grusht shteti",(zot na ruaj), me qëllim që t'i tërhiqet gjithnjë e më shumë vëmendje publikut se këtu po ndodhin gjëra të llahtarshme dhe, publiku jo vetem qe e di, (ka 12 vjet qe e di), por dhe reagon njelloj ndaj ketyre spekullimeve ne cdo takim elektoral te pergjithshem, lokal apo te pjeshem (respekte edhe per fitoren tuaj ne komunen e Llugajt), saqe kjo teknologji e parimit te vjeter ballkanik "Folë, folë, shpif, shpif se diçka do të mbetet!" neve, apo jo te nderuar kolege, nuk besoj se na shqeteson me shume sec duhet. Prandaj të nderuar përfaqësues të opozitës, meqenese ju vazhdimisht po beheni recitivisht, per shkak te karakterit recitivisht te kryetarit tuaj, une nuk besoj se kemi mundur, sa here qe z.Berisha kerkon konfliktin i merzitur nga opozita e gjate te degjoje ndonje argument te ri, ne raport me Qeverine e korruptuar (po e them keshtu sepse edhe kur s'kam qene une Kryeminister po keta te babezitur kane qene) te kesaj maxhorance qe me ne fund, per nder te opozites, hapi negociatat per stabilizim-asocim dhe meqenese z. Berisha rishfaqet recitivisht une po i lutem Zotit qe Z. Berisha te behet perserites edhe per t'ju kthyer bashkepunimit institucional dhe marreveshjes per forcimin e institucioneve). Pra z. Berisha ju ftoj te jeni recitivisht pozitiv dhe jo vetem negativ, (faleminderit per moskeqkuptimin). Pra, nëse keni vendosur t'i riktheheni publikut me kete spekullim te radhes, maxhorancës nuk i mbetet gjë tjetër vecse t'ju lërë të qetë të vazhdoni rrugën tuaj të vjetër, t'ju garantojë dhe t'ja u mbroje parametrat e lirisë sipas standarteve kushtetuese dhe perëndimore dhe t'ju uroj: " Rruge te mbarë në opozitën tuaj të gjatë"!
Me kete dëshiroj të theksoj se sot është koha e veprimit aktiv në dobi të reformave institucionale dhe integruese ne realitetin global. Në këtë proces jemi të përfshirë tashmë sipas një kalendari të përcaktuar qarte në bashkëpunim me partnerët tanë perëndimorë dhe nuk mund të ketë kthim mbrapa, pavarësisht kush e kërkon këtë gjë dhe, prandaj detyrohem te ritheksoj se, per shkak te celjes se negociatave per stabilizim asocim me BE, ato TASK FORCA-t nuk jane te fshatit më, jane te BE-se dhe, nuk jane vetem per Qeverine , por jane edhe per opoziten, nuk jane vetem per Parlamentin, por jane edhe per institucionet e tjera qe, sipas Kushtetutes me pavarsi insitucionale, hetojne gjithashtu, nuk jane vetem per pushtetet qendrore te Tiranes, por jane dhe per pushtetet vendore te Tiranes dhe te gjithe Shqiperise, dhe nuk besoj se meqenese nuk ka drita "KLANI" nuk po na ndjek publiku. Prandaj terri dhe Viktori jane nje binom i papajtueshem per shkak te suksesit te binomeve te papajtueshme midis territ qe late ju dhe qeverisjes sone te sukseshme energjitike, gjithashtu.
Nëse këtë proces na e bllokoka Edi Rama, atëhere më duhet ta nxis opozitën apo cilindo qytetar të Shqipërisë qe nuk do me i pa me sy socialistet që të denoncojnë në prokurori "ilegjitimitetin e pretenduar" të veprimtarisë te Edi Rames në menaxhim e financave dhe te pushtetit publik qe i jep Kushtetuta dhe qe ja rikonfirmojme apo jo (ketu e kane hallin keta) zgjedhesit.
Tashmë kemi një Prokuror të Përgjithshëm të cilin e kemi votuar së bashku z.Berisha dhe zoterinj te opozites në këtë Parlament dhe nëse ne me lloj-lloj lodrash politike ia heqim kopetencat Prokurorit te Pergjithshem, nuk mundet vecse te risjellim në skenë nje kaos institucionesh dhe me kontributet recitiviste te opozites te destabilitizoje serisht shtetin e së drejtës. Z. Berisha Ju mund te doni te beheni prape Prokuror i Pergjithshem, ne s' mund t' ua lejojme me kete gje. Z. Berisha Ju mund te deshironi te nenshkruani letra per arrestim njerezish, nga kundershtare politike deri ne ministra apo kryeministra. Une nuk jam kaq recitivisht sa te me fusni perseri ne burg dhe, ata njerez te pergjegjshem qe bashkepunojne me shtetin e se drejtes, me publikun dhe me perfaqsuesit nderkombetar qe asistojne ne zhvillimin e Shqiperise,(besoj se kemi ecur perpara nga 97 apo jo?, perderisa u hapen dhe negociatat) gjithashtu nuk mund t'ju pranojme Juve as si Prokuror i Pergjithshem, as si Kryetar i Kontrollit te Larte te Shtetit, as si gjykates fundor dhe as si prokuror province. Me këtë rast, si kryetar i maxhorancës dhe si Kryeministër i vendit, përsëris se jam i shume interesuar dhe po punoj itensivisht (mos me pengoni ju lutem, eja ta bejme bashke kete gje) të cojme para ligjit cdo shkelës të ligjit. Ne mbetemi të vendosur të thellojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe do ta bëjmë këtë gjë, por do ta bëjmë vetëm në mënyrë institucionale, jo për qëllime elektorale. Ne zgjedhje do te shpallim rezultate dhe jo spekullime, pasi vetëm në këtë mënyrë lufta kundër korrupsionit nuk do të vuajë nga politizimi dhe voluntarizmi. (Besoj se jane sëmundje që do t'I kurojme se bashku).
Dëgjova komentet e zotit Berisha edhe në këtë seancë, i cili në emër të cështjes komision hetimor për Edi Ramën, sulmon në mënyrë tradicionale qeverinë e socialisteve dhe progresisteve. Unë nuk dua të hyj tani në historitë e vjetra e të reja që tregojnë realitete të paligjshme qofshin keto demokrate e socialiste, te perziera, ne qeveri teknike, apo cfare te doni. Këtë gjë unë e kam bërë dhe do të vazhdoj të nxis cdo nismë për hetim profesional në prokurori. Nuk do të desha që ky debat të përfundonte në mënyrë tradicionale, por opozita gjendur në kushtet e vakumit të argumentave largohet nga salla. Unë besoj se kjo kohë është tejkaluar tashmë, prandaj z. Berisha sic keni premtuar mbajeni ate istikam.
Zoti Berisha, më vjen keq që po vazhdoj të dëgjoj nga Ju të njëjtën zhargon të vjetër, ndaj qeverisjes së njërëzve qe kane rezultate konkrete në punë. Sigurisht kjo nuk më shqetëson, sepse I gjithë publiku e di se ku sulmoni Ju ka arritje, nuk jane te plota, por ama nje nga treguesit e arritjeve eshte sulmi juaj. Nga ana tjetër, jo nuk ma tërheq vemendjen nga puna e përditshme në kontrollin dhe monitorimin e punës së cilitdo (per te cilin me jep ligji dhe Kushtetuta autoritet si Kryeminister) ne menyre që realizimet, produktet, arritjet te shtohen dhe te jene edhe ne te mire te qytetareve qe votojne per opoziten. Prandaj, nuk më lejohet që të reagoj emocionalisht si Ju zoti Berisha, por të rikonfirmoj edhe njëherë përgjegjësinë institucionale, që me ngarkon detyra në përfaqësim dhe qeverisje, se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk do të lejohet të shndërrohet në objekt të luftës politike dhe të bëhet shprehje e paaftësisë për të larguar me votën e lirë kundërshtarin politik. Qeveria që unë drejtoj, nuk është e imja, por eshte e të gjithë shqiptarëve dhe jep llogari perpara gjithe shqiptareve, sidomos në këtë fazë kur jemi të detyruar të zbatojmë axhenda të përbashkëta në funksion të integrimit në BE, me te cilet takohemi tashme me nje axhende transparente dhe per publikun, cdo gjashte jave.
Me keqardhje po konstatoj, këtë radhë edhe nga opozita, se sa herë fillon një aksion transformues dhe, ky eshte shume i madh te nderuar kolege te opozites, trasformimi i institucioneve, i tregut, i mentalitettit dhe i reagimit shoqeror te standarti europian, sa here pra fillojme nje aksion te madh trasformues ballafaqohemi me një reagim tradicional, pra recitivisht bllokues. E gjitha kjo të nderuar kolegë tregon se partnerët tanë opozitarë janë në panik elektoral. Edhe me këtë panik jam dakort, por nëse kërkesa është që të fillojmë fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale sot, atëhere le ta fillojmë se kjo nuk na tremb. Por ne po vazhdojmë të qeverisim dhe kemi marrë përgjegjësi para votuesit, per te qeverisur me nje axhende qe monitorohet nga qytetaret dhe nga partneret nderkombetare dhe nuk na lejohet të anashkalojmë per arsye te luftes elektorale interesat e zhvillimit te Shqiperise. Prandaj, e vetmja rrugë zgjidhje mbetet eshte që të zbatojmë rregullat e lojës Kushtetuese edhe ketu ne Parlament.
Ne këtu në këtë sallë jemi për të përfaqësuar interesat legjitime të votuesve dhe jo për të mbrojtur me fanatizëm interesat e grupeve me lidhje të dyshimta me botën e krimit. Si Kryeministër dhe kryetar i Maxhorancës, duhet të pranoj se transformimi i Tiranës gjatë kohës së qeverisjes nga Edi Rama dhe shndërrimi i saj nga një gjoja metropol me fizionomi kaotike lindore në një metropol me frymë perëndimore, është rrenjësor dhe i dukshëm për cilindoqoftë. Mbi të gjitha, duhet të vlerësojmë së bashku se mendësia e re në drejtim dhe menaxhim, ritmet e reja të punës që kanë ardhur në këtë bashki janë meritë e zotit Rama dhe e socialisteve dhe e progresisteve qe e mbeshtesin ate. Kjo nuk do të thotë se zoti Rama është i imunizuar nga hetimi, prandaj theksova më parë se do të mbështesja cdo lloj hetimi profesional, ligjor dhe kushtetues. Por nëse hetimi kërkohet të jetë politik e aq më tepër për propagandë elektorale, atëherë une do të mbështes cdo nismë të Kuvendit për hetimin e problematikës komplekse dhe me karakter nacional që fillon në 1992 dhe përfshin;
(Tre cështje po ju them)
1. Të masakrës urbane,
2. Ndërtimet pa leje të bëra në vite,
3. Keqpërdorimin korruptiv të pronave publike dhe private, nga ju dhe te gjithe te tjeret ne emer te shtresave ne nevoje, te persekutuar ish-pronare apo cfare donit tjeter.
Kjo është nismë për hetim parlamentar, të nderuar opozitarë dhe jo ajo që thoni ju që të hetojmë një person se ju duhet ju ta shmangni nga konkurimi i ardhshëm. Kryetari aktual i bashkisë duhet parë si pjesë e rëndësishme e transformimit integrues të viteve të fundit. E them me keqardhje te viteve te fundit, sepse kemi humbur ca vjet nen drejtimin tuaj, ne bashki dhe ne Shqiperi. Nëse ka deputetë në këtë sallë që kërkojnë të zhvishen nga mandati i tyre si përfaqësues legjitim dhe të shfaqen si mbrojtës të interesave ilegjitime të grupeve të vockla, atëhere kjo është kriza e juaj politike, morale dhe kushtetuese,dhe jo e jona zotërinj opozitarë.
Faleminderit per vemendjen!