BSH: Është thelluar borxhi i jashtëm
07/04/2009 Raporti i 2008-s në Kuvend: Dërgesat e emigrantëve ranë në 800 milionë euro
Kursi i këmbimit “ha” 55 milionë USD. Rezerva valutore arriti në 2,3 bilionë dollarë
Thellohet borxhi i jashtëm i Shqipërisë. Në raportin përfundimtar të Bankës së Shqipërisë, i cili është dorëzuar zyrtarisht dje në Kuvend theksohet se niveli i borxhit të jashtëm ndaj PBB-së ka arritur në 18.4 për qind. Ndërsa vjet borxhi i jashtëm ka pasur një nivel prej 14.4 për qind ndaj PBB-së. Madje për të shlyer interesat mbi borxhin e jashtëm Shqipëria ka paguar në 2008-n rreth 28 milionë euro, të cilat vlerësohen në rritje kundrejt 2007-s, kur shifra ishte 24 milionë euro si pagesë vetëm për interesat. Gjithashtu edhe borxhi publik u rrit. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky nivel arriti në 55.6 për qind të PBB-së nga 52.2 për qind që ishte në vitin 2007.
Rezerva valutore
Luhatjet e kursit të këmbimit kanë ndikuar negativisht në rezervën valutore. Në 2008-n nga këto luhatje, sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, efekti negativ ka qenë 55,23 milionë dollarë. Gjithsesi, rezerva valutore rezulton të jetë rritur me 205,72 milionë dollarë në 2008. Në fund të muajit dhjetor kjo rezervë arriti në 2,344.16 milionë dollarë. Nga këto sipas raportit efekti në marrëdhënie me Ministrinë e Financave ka qenë 26,65 milionë usd. “Hyrje nga privatizimi kanë qenë 158,83 milionë usd, hyrje nga lëvrimi i huave të dhëna nga Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim kanë qenë 447,93 milionë usd dhe transferta 580,11 milionë usd”, - thekson raporti. Gjithashtu efekti pozitiv i veprimeve të Bankës së Shqipërisë në këtë rezervë të detyruar ka qenë 213.92 milionë dollarë. “Hyrje nga lëvrimi i huave të dhëna nga FMN-ja ishin 7,94 milionë usd, blerje e valutës nga bankat e nivelit të dytë nga Ministria e Financave dhe institucione të tjera në shumën 316.03 milionë dollarë”, - thuhet në raport.
Dërgesat e emigrantëve
Kriza financiare ka bërë që emigrantët të sjellin më pak të ardhura për familjet e tyre. Duke qenë një faktor i rëndësishëm në buxhetet familjare dhe në zhvillimin e ekonomisë, dërgesat e emigrantëve janë pakësuar me rreth 200 milionë euro, duke qenë se mesatarisht vitet e fundit dërgesat e emigrantëve kanë qenë rreth 1 miliard euro në vit. “Totali i dërgesave nga emigrantët për vitin 2008 vlerësohet të jetë rreth 800 milionë euro, një shifër kjo e barabartë me 9,2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Dërgesat nga emigrantët shënojnë një rënie prej 16 për qind në terma vjetorë. Kriza ekonomike dhe financiare në vendet ku numri i emigrantëve shqiptarë është më i lartë, mendohet të ketë ndikuar në uljen e prurjeve valutore prej tyre. Kontributi i këtyre dërgesave në zbutjen e deficitit tregtar llogaritet në rreth 33 për qind, me një rënie prej 12 pikësh përqindjeje, kundrejt vitit të kaluar”, - theksoi raporti i BSH-së. Kjo dëshmohet kryesisht në dërgesat që janë bërë në mënyrë zyrtare nga emigrantët nëpërmjet sistemit bankar, apo agjencive të licencuara. “Transfertat zyrtare vlerësohen në rreth 27 milionë euro, duke regjistruar një rënie prej 34 milionë eurosh kundrejt një viti më parë”, - thekson raporti.