E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 maji taksistet ne proteste

Ndryshe nga heret e tjera, 1 Maji i ketij viti duket se nuk eshte kaluar si feste ne vendin tone, por si nje dite kur duhen kerkuar me shume te drejta. Ndonese jo me tonet e protestave te vendeve te tjera te botes, ne kryeqytet u shenua tubimi i pare. Keshtu, ne Diten Nderkombetare te Punetoreve, shoqata e taksive ne Tirane  organizoi ne bulevardin Deshmoret e Kombit  protesten per heqjen e informalitetit ne profesionin e tyre.

“Në Shqipërinë tonë të dashur populli akoma nuk e di se 1 Maji nuk është data e festimeve, por data e protestave. Nuk besoj se jemi kaq të lumtur ne në mes të Evropës kur dihet se çfarë problemesh ka gjithë vendi jonë. Biznesi ynë konkurohet në mënyrë të paligjshme dhe të hapur nga taksitë të ashtuquajtura pirate të cilat fatkeqësisht nuk i prek askush” tha kryetari i shoqates se taksive, Gezim Bardhi.

Sipas organizatoreve, se fundmi po verehet nje zgjim i ndergjegjes se punetorise dhe qytetareve shqiptare, te cilet po kuptojne se festimi i nje dite siç eshte 1 Maji, eshte nje anomali e cila vetem permes organizimit dhe solidaritetit mund te rikthehet ne destinacionin e vet normal, si dite proteste.

1 Maji e ka zanafillen e tij ne protesten e 1886ne Çikago te Shteteve te Bashkuara ku rreth 40 mije punetore protestuan per kushte me te mira si dhe per vendosjen e orarit të punës prej tetë orëve në ditë. Ne protesten e Çikagos e cila zgjati 4 dite pati dhe viktima ndersa organizatorët e saj u dërguan në gjyq ku katër prej tyre u ekzekutuan.

Në kujtim të viktimave nga protesta e Çikagos, Internacionalja e Dytë në kongresin e saj themelues në vitin 1889 në Paris miratoi nje deklarate, me të cilën punëtorët ftoheshin në demonstrata masive më 1 Maj që ta përmirësojnë pozitën e tyre. Prej atëherë 1 Maji u kthye ne nje manifestim të solidaritetit të klasës punëtore në botë.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›