Spekulimet me ish-ushtarakët - gjatë 2008 qeveria akordoi 30 milionë dollarë pensione suplementare
Ministria e Mbrojtjes ka hedhur dje poshtë akuzat dhe spekullimet e Partisë Sociaoliste në lidhbje me çështjen e pensioneve të ushtarakëve në rezervë dhe ata të liruar. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petrit Karabina, tha gjatë një komunikimi me mediat se Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria kanë pasur dhe kanë respektin maksimal për të gjithë ata njerëz në uniformë të cilët i kanë shërbyer atdheut të tyre. Kjo sipas tij është provuar në këta dy vjet ku politika e vetme ka qenë realizimi i standardeve të NATO-s për të cilat vendi është vlerësuar vetëm pozitivisht. “Jemi përpjekur të ndërtojmë një Forcë të Armatosur aktive standard NATO dhe jo të kthehemi në Forcë të Armatosur rezerviste, pa mision dhe qellim. Për ne çdo ushtarak i çdo kohe që i ka shërbyer atdheut dhe detyrës dhe jo makinacioneve politike, është i nderuar dhe respektuar. Ministria e Mbrojtjes me punën e saj paraqiti në kuvend një ligj i cili me vendim të Gjykatës Kushtetuese u kërkua të amendohej. Në thelb çdo ndryshim i ligjit kërkon një zgjidhje financiare, e cila është në proces nga Ministria e Financave dhe qeveria, mbështetur në këtë vendim gjykate. Askush nuk ka të drejtën të manipulojë politikisht pensionet suplementare të ushtarakëve. Eshte e turpëshme që opozita, e cila për 8 vjet vetëm i mashtroi pa u dhënë asnjë të drejtë, asnjë qindarkë, të shfaqet sot në mbrojtje të tyre. Eshte për të ardhur keq që opozita të përfaqësohet sot nga njerëz që nuk e kane idenë se ç’është ushtaraku apo reformat, që kërkojnë që ky vend të jetë pa Forca të Armatosura, apo që edhe për shkak të staturës se tyre nuk mund të jeneë pranë Forcave të Armatosura. U kërkojmë ushtarakëve të distancohen nga manipulimet politike” - deklaroi Karabina duke theksuar se vetëm për buxhetin e vitit 2008 Ministria ka parashikuar rreth 30 milion dollarë për pensionet dhe pagat suplementare.
Politrauma do të vazhdojë të qëndrojë në Spitalin Ushtarak, ku do investohen 5 milionë euro të tjera/Përsa u përket akuzave mbi transferimin e pavionit të traumatologjisë nga Spitali Ushtarak tek QSUT-ja, numri 2 i mbrojtjes tha se ky institucion është plotësisht në shërbim të ushtarakëve, ish-ushtarakëve dhe familjarëve të tyre, qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, njerëzve me dhe pa pozitë, për të gjitha shqetësimet e tyre shëndetësore. “Jo rrallë herë Ministria e Mbrojtjes me marrëveshjet e saj ka asistuar brenda dhe jashtë vendit pa asnjë pagesë ushtarakë, ish-ushtarakë, presidentë, ish-presidentë, parlamentarë, duke u ndjerë krenar për çdo jetë që kemi shpëtuar. Per t’u ofruar një shërbim me të mirë se çdo spital tjetër në vend jo vetëm ushtarakëve por gjithë shqiptarëve brenda hapësirave dhe mundesisve të Spitalit Ushtarak, ne ofruam mbështetje ne bashkëpunim me Spitalin Universitar të Ankarasë, hapjen e një pavioni me dy shërbime ne këtë spital. Ne nuk u nisëm nga tullat dhe llaçi, apo numri i krevatëve për të përfituar nga fatkeqësia e njerëzve, por shërbimi kualitativ për mjekimin falas të ushtarakëve dhe familjarëve të tyre.Në ambientet e Spitalit Ushtarak, aktualisht po ofrohen shërbime të cilat vetë shteti shqiptar, në këto 95 vite të ekzistencës së vet nuk ka mundur t’i realizojë.Sqarojmë për opinionin publik dhe jo për altoparlantët e çjerrë të Partisë Socialiste, përpara se të dëgjojnë zërin e frenimit, monopolit të manipulimit, të pyesin, degjojnë e vlerësojnë, ata qindra mijëra që ne kemi ndihmuar nga këto shërbime duke i kthyer jetën. Mbi të gjitha, ne na vlen buzëqeshja dhe falënderimi i asaj nëne nga Vlora që kishte humbur burrin dhe dy vajzat dhe të cilës i shpetuam djalin pa asnjë pagesë apo përfitim, si dhe e te tjerëve me radhë, duke ofruar ekspertizë mjekësore më të mirë nga SHBA, Austri, Turqi dhe mjekët shqiptare.Transplanti i veshkave, ndërhyrjet në zemër dhe gjithë shërbimet e reja që po ofrohen në ambientet e Spitalit Ushtarak janë për qytetarët dhe vetëm për qytetarët. Personeli i Forcave të Armatosura është përfituesi direkt falas i këtyre shërbimeve mjekësore. Çdo kontratë në Spitalin ushtarak është në përputhje me ligjin dhe vetëm me ligjin. Ja ku është edhe vlerësimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, datë 23/07/2007, i prezantuar në Spitalin Ushtarak në tetor 2007. i cili nuk konstaton asnjë shkelje ligjore në këto kontrata. Zërat për largimin e Politraumës janë manipulime të qëllimshme, politike dhe keqdashëse. Politrauma do të qëndrojë në Spitalin Ushtarak duke ndërtuar një marrëdhenie standard NATO dhe me angazhimin tonë për modernizimin e metejshëm.Nuk do të ndalemi asnjë moment për të bërë më të mirën në shërbim të ushtarakëve dhe qytetarëve shqiptare edhe në këtë fushë, siç po investojmë 5 milion euro në bashkëpunim me qeverinë Italiane”- deklaroi zëvendësministri i Mbrojtjes.