E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano takon analistin e shquar Misha Gleni Kryeministri Fatos Nano ka pasur sot një takim të veçantë me analistin e shquar Misha Gleni, i cili ndodhet për një vizitë në

Kryeministri Fatos Nano takon analistin e shquar Misha Gleni

Kryeministri Fatos Nano ka pasur sot një takim të veçantë me analistin e shquar Misha Gleni, i cili ndodhet për një vizitë në rajonin tonë.

Gjatë takimit Kryeministri Nano dhe analisti i njohur Gleni shkëmbyen mendime në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe rajonin tonë. Misha Gleni vlerësoi lart zhvillimet e fundit në Shqipëri, hapat që ajo ka bërë në drejtim të maturimit politik si dhe përsa i përket punës që është bërë dhe po bëhet për integrimin euroatlantik të vendit.

Duke u ndalur në zhvillimet rajonale ata vlerësuan zhvillimet e fundit pozitive në Maqedoni dhe rolin e Shqipërisë në rajon. Në kuadër të integrimit rajonal Kryeministri Nano mbrojti idenë e domosdoshmërisë së zbatimit të një vargu projektesh ndërshtetërorë, sidomos në energjitikë dhe infrastrukturë, në implementimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë mes vendeve të rajonit.

Vecanërisht e shoh të rëndësishme dhe në kohën e duhur, tha Kryeministri Nano, idenë e konstituimit të një Asmableje Parlamnetare për rajonin e Europës Juglindore, Asamble e cila do të përshpejtonte procesin e standartizimit të legjislacioneve me pikësynim nivelet europerëndimore.

Nga ana e tij Misha Gleni parashtroi idenë e vet për fillimin e një iniciative të re për rajonin tonë, ide e cila do të bashkonte intelektualë dhe njerëz të rëndësishëm të politikës të cilët do të kishin si pikësynim përshpejtimin e reformave dhe modernizimin e rajonit. Analisti i shquar vleresoi se lëvizje si kjo, të mbështetura edhe nga komuniteti europian, përveç të tjerave do të ndikojnë edhe për përmirësimin e imazhit të rajonit në Europën Perëndimore. Me këtë rast ai i paraqiti Kryeministrit Nano ftesën për të qënë pjesë e kësaj lëvizjeje.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›