E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te paharruarat e ambasadorit Withers!"

Basir Collaku
Presidenti Obama: "Amerika respekton sovranitetin e kombeve dhe shtetin ligjor" (Kajro, 4 Qershor 2009). Kjo m'u kujtua tek degjoja me shume vemendje, ambasadorin amerikan ne Tirane shkelqesine e tij Xhon Uithers, duke thene se "Ka krize qeverisese...Disa dite me pare Parlamenti refuzoi emerimin e z. Vangjel Kosta, ne nje votim thuajse partiak. Sinqerisht kete prononcim e gjeta befasues, ne mos te pakuptueshem..." Ky ka qene reagimi diplomatik i shkelqesise se tij, ambasadorit amerikan Xhon Uithers, per ngjarjet e fundit ne politiken shqiptare. Deklarata, eshte nje prani e forte mesazhi per palet e gjendura ne konflikt prej 10 muajsh e qe jane duke konsumuar 15-ditshin e jo te "mjaltit" pas "Crocodille" te Strasburgut per nje marreveshje te mundshme, gjithnje ligjore.
Ndonese radikalizmi i veprimeve te opozites kulmoi me nje greve urie 19 ditore, me bllokim te bulevardit, paralize te trafikut te pjesshem ne gjithe Shqiperine, me nje tension politik por deri diku edhe social e ekonomik per vendin, ndonese ne tribuna te mitingjeve te ores 18 pasditeve, beheshin thirrje antikushtetuese per rrezim te pushtetit me dhune, per permbysje revolucionare, nuk pame ndjeshmeri te larte nga shkelqesia e tij ambasadori amerikan ne Tirane, Xhon Uithers, fjala e te cilit ka peshe te vecante specifike. (Kjo, jo per faktin se ka lene mbresa te vecanta si ambasador ne Shqiperi, por per faktin se perfaqeson vendin me demokratik ne bote dhe se ketu eshte perfaqesues i Departamentit te Shtetit Amerikan) Megjithese e prisnim thuaj ne cdo edicion lajmesh. Kur Sajmir Tahiri, deputet i Partise Socialiste, therriste pese a gjashte metra nen zyren e kreut te ekzekutivit, "Ja vdekje ja liri", kur Eduart Shalsi, Erion Brace, e Spartak Ngjela jepnin ultimatum revolucionaresh te armatosur po aq metra larg zyres se kryeministrit, zyres se kreut te qeverise se certifikuar shume pozitivisht edhe nga SHBA, shkelqesia e tij nuk u pa te leshonte nje deklarate, ashtu si ai mund ta kishte ne axhenden e tij diplomatike e funksionale. E ndjeme mungesen e nje reagimi apo boshesie te pritshmerise sone te plotesuar me deklaraten e Zv/ndihmes sekretarit Amerikan te Shtetit zotit Stjuart Xhons, qe foli qarte duke pohuar se greva e urise e socialisteve eshte e demshme per Shqiperine. Kaq mbase do te donim te degjonim pak dite me pare se te beheshin 19, nga shkelqesia e tij zoti Uithers, ashtu si funksionari i larte amerikan Xhons, e pa me vend te pohonte rreth ngjarjeve ne Shqiperi. Po perse na sherbente kjo e degjuar nderkohe qe angazhimi fare mire mund te kete qene i heshtur, pasi kemi pare takime jo te rralla te kryediplomatit amerikan me kreun e opozites, duke tentuar e shpresuar nje zbutje tonesh e tensionesh? Nuk ka vonuar aspak kryesocialisti Edi Rama te dale e te flase, se eshte dakord dhe ndan fjale per fjale mendimin me shkelqesine e tij zotin Uithers, per sa kohe mendimi i tij artikulonte krize qeverisese dhe kundershti e befasi per votimin kunder te kandidatures se gjyqtarit Vangjel Kosta. Pra ne imazhin e lexuesve dhe konsumatoreve te lajmeve, Uithers dhe Rama jane ne nje mendje dhe kjo politikisht percjell ngjyrim te nje suporti politik, qe nuk jep aspak shendet diplomatik kur ngerci eshte ne limite kohore per nje zgjidhje dypaleshe. Zoti Uithers duhet te kete pare, e ndoshta komentuar dhunen e tentuar per t'u ushtruar nga deputeti socialist Tom Doshi, qe nuk u konsumua per arsye te qenies ne lartesine e detyres nga efektivat e Gardes ne Parlament. Zoti Uithers foli dy dite me pare, duke pasur ne krah nenkryetarin e Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu dhe prokuroren e Pergjithshme, zonjen Ina Rama duke e nisur fjalen me shqetesimin: "Une besoj se kriza eshte dicka me e thelle. Une besoj se eshte krize e qeverisjes. Me vullnet politik une besoj se kjo mund te rregullohet..." Ndonese korrupsioni ne sistemin e drejtesise eshte kryeshqetesimi i nderkombetareve, (sipas raporteve te tyre) shkelqesia e tij, u more me teper me ekzekutivin se sa me qeverisjen e drejtesise, kreret e se ciles i kishte perkrah. Ai ndaloi te drejtesia ne shqetesimin per kandidatin Kosta dhe jo per ate qe gjyqesorit i mungon, reforma e plote ne drejtesi, raportimi i prokurores ne Komision nje dite me pas, Gjykata Administrative ku Dhoma Amerikane e Tregtise eshte nismetare dhe me shume te drejte mbeshtetese. Te mbetura udheve, sepse opozita ka zgjedhur rrugen ne vend te seancave ne Kuvend. Po kjo anon nga cudia sepse tema e konferences eshte per drejtesine dhe median, ndersa ambasadori i Amerikes "germon..germon..." per qeverisjen ...
Druaj se befasite diplomatike te shkelqesise se tij zotit Uithers, jane jo te pakta dhe shkojne disi jo te ngjashme me reagimet e aferta ne kohe, me perfaqesi me te larta amerikane ne Bruksel, apo me tutje me Uashingtonin. Ka ndodhur keshtu kohe me pare ne prill 2008, kur shkelqesia e tij thoshte se: "...Shqiperia rrezikon te mos behet brenda ketij viti anetare me te drejta te plota ne NATO, per shkak te shqetesimeve serioze te disa kancelarive perendimore dhe vecanerisht te SHBA-se rreth deformimeve qe po ndodhin ne jeten e institucioneve demokratike ne vend ....Kjo per faktin se ne Washington po rritet shqetesimi per hapa prapa ne politikat qeveritare te ndjeshme keto qe nga pranvera e ketij viti cka mund te rrezikoje mosratifikimin e anetaresimit te Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut..." Serish ne vazhden e ngjarjeve te gjithe kemi pare ambasadorin qe me urtine e tij tregonte perralla femijeve ne nje emision televiziv duke u mesuar atyre per ngjashmeri politike ne boten e kafsheve. Perrallen e shkelqesise se tij, ata do ta kuptojne kur te rriten dhe nuk besoj se do ua tregojne femijeve te tyre kur te vegjlit e sotem mund te behen neser ambasadore. Ndaj nuk pame lakmi buzeqeshjeje e rrezatim ngrohtesie tek vogelushet, qe me teper u kenaqen se ishin perballe kamerave se nga ajo qe degjuan, por ndjene kenaqesi se nje burre shume i rendesishem nga Amerika, po u tregonte nje perralle ashtu si bejne gjysherit ne shtepi, darkave para gjumit. Nje tjeter reagim ka qene per ligjin per Sherbimin Informativ Shteteror kur Uithers e cilesoi te papranueshem, nderkohe qe ne takimet me shtypin duke iu pergjigjur interesit te tij mbi pikepamjet e SHBA per ndryshimet e propozuara ne ligjin per Sherbimin Informativ Shqiptar, nje zedhenes i Ambasades se SH.B.A. ishte shprehur se "Qeveria e SHBA konsultohet rregullisht me qeverine e Shqiperise, mbi nje game te gjere ceshtjesh. Ne nuk komentojme hollesi te ketyre diskutimeve. Lidhur me projektligjin per sherbimin informativ, eshte nje ceshtje me rendesi qe meriton te shqyrtohet me kujdes dhe durim. Shqyrtimi duhet te marre parasysh aspiratat euro-atlantike te Shqiperise dhe detyrimet e saj si nje aleate e NATO". Duke lexuar gradualisht reagimet qellojme te kujtojme edhe mbeshtetjet ligjore te shkelqesise qe kane ardhur per homoseksualet qe ai beri prezent bashke me ambasadorin holandez, ne nje "reality show" kohe me pare duke e shtuar qendrimin e tij ne media ne fundin e mandatit aq sa, veshtire te gjendet nje ligj qe nuk ka marre vemendjen e tij dhe kjo meriton respekt te pa mate, si veprim per boten ligjore te se drejtes. Ka ligje ne SHBA qe rrezohen, ka projekte qe bien jo pak here e me pas konsultimi, lobingu, apo politika eshte ajo qe i miraton qofte me amendime apo ndryshime duke perfshire qendrimet e votuesve kunder. Ne asnje rast presidenti Obama nuk e ka quajtur te dyshimte voten e partise qe nuk e ka mbeshtetur ligjin e reformat qe jane ne proces. Kreu i Shtepise se Bardhe e ka nderruar edhe shefin e sherbimeve inteligjente kjo si nje kronologji politike pasoje e strukturimit ne vartesi te projekteve qeverisese, packa se dakordesia diplomatike e nje pakice, mund te kete mendje tjeter. Ambasadori me mandat ne te shkuar, pret pasardhesin dhe kryen funksionin e tij duke percjelle mendimin e qeverise amerikane. Por nese do i lexonim deklaratat e tij, si qytetare mbeshtetes te Partise Socialiste, shoqeruar me deklarimet e kryetarit te partise Edi Rama, qe eshte dakord fjale per fjale, atehere do te thoshim se opozita ka mbeshtetjen e shkelqesise se tij. Por duke lexuar e degjuar ato te zyrtareve te tjere po amerikane, sic ishte rasti i Stjuart Xhons, pas pak sekondash nuk mendojme krejt keshtu. Nese do shikonim deklaratat edhe ate te fundit per nje krize qeverisjeje, si qytetar qe mbeshtet Partine Demokratike, ku tre dite para vendimmarrjes se Brukselit per liberalizmin e vizave te Shqiperise do e shikonim si nje ngerc, sepse departamenti i Shtetit sjell nje qendrim shume here me te kristalizuar per nga cilesia e mbeshtetjes per te gjithe shqiptaret, pavaresisht emocioneve te tyre politike. Tani edhe parlamenti duhet te votoje duke menduar se cdo te thote ambasadori??!!!
Pa dyshim, as Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, aq me teper Presidenti Obama, nuk mund ta imagjinojne qe diplomati i tyre tashme me emer dhe jo "anonim" si dikur, kur shperndante lajme per gazetaret nga rezidenca e tij si "diplomat anonim", te ngutet e te tregoje si duhet te votoje Parlamenti. Parlamenti duhet te votoje perputhshmerish me Kushtetuten, ligjet ne fuqi, e nese ka dicka qe ngjan nga efektet e ligjit te "Lustracionit" mire eshte qe kjo pasterti te mos mungoje, sepse jemi i vetmi vend anetar i NATO-s, qe nuk kemi mbyllur ende pas 20 vitesh kete kapitull te lashte. Ndonese shkelqesia e tij per pak kohe me mandat te mbaruar, mund te jete ne nje detyre tjeter, por do te kujtohet per ato qe thame me siper dhe ne vecanti per dy puthjet qe i ka dhene prokurores se Pergjithshme ne dy faqe, para kamerave!! Duke qene ne krah te nenkryetarit te KLD-se dhe prokurores se Pergjithshme te gjithe do te vleresonin ambasadorin nese do te na tregonte se pse Drejtesia eshte ne kete dite te trishtueshme. Pra shqetesimi eshte tek ata qe drejtojne drejtesine dhe tek gjyqtaret dhe prokuroret aktual e jo tek rrezimi i nje kandidature nga Parlamenti shqiptar. Se fundi ambasadori Uidhers, te pakten duhet te veproje brenda diplomacise qe ka Amerika dhe asaj qe ka theksuar Presidenti Barak Obama: "Amerika respekton sovranitetin e kombeve dhe shtetin ligjor".

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›