E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cadrat e PS ne nendetesen amerikane

Gjergji Shaska
Per arsye pune gjate javes qe lame pas, kam qene per disa dite ne "Knolls Atomic Power Laboratory" ne New York, te cilet jane qendrat me te rendesishme ne marinen amerikane per prodhimin e nendeteseve nukleare. Sigurisht, per mua ka qene nje eksperience e madhe jo vetem nga ana profesionale ne fushen e inxhinierise, por edhe per faktin e nje kurioziteti qe qendron pas ketyre kompanive shume sekrete. Kjo te bie ne sy jo vetem gjate qendrimit atje, por edhe nga nje liste e gjate me objekte te ndaluara si dhe kushti per te qene nenshtetas amerikan. Por nuk me kish shkuar kurre ne mendje se cadrat e PS, te cilat uzurpuan bulevardin para Kryeministrise per njezet dite, do te beheshin objekt bisede edhe ne nendetesen amerikane.
Ka qene momenti ne te cilin jam ngjitur mbi nendetese, i cili me ka shkaktuar nje moment emocional. Kjo gje nuk kaloi pa u vene re dhe nje prej inxhiniereve te "Knolls Atomic Power Laboratory" me pyeti nese me zinte deti. Une kisha rene disi ne kujtime te vjetra dhe i them se jam rritur ne nje qytet bregdetar dhe pervec nostalgjise qe me jep, deti nuk me ka zene kurre, por i them se m'u kujtua momenti kur kam hipur per here te pare mbi nje nendetese ruse. Kjo shkaktoi kuriozitetin dhe te inxhiniereve te tjere duke m'u drejtuar se ishin vertet kurioze te dinin se si kishte ndodhur kjo.
Padashur isha bere qendra e gjithe bisedes, e cila nuk lidhej dhe aq me bisedat tona te punes. I kapur disi ngushte, iu tregoj se per here te pare qe jam gjendur mbi nje nendetese ka qene nje nendetese ruse e viteve 40 - 50, e mbushur gjysme me uje, me te cilen ne kemi dashur te kalojme detin Adriatik, per te shkuar ne Itali gjate vitit 1997. Biseda filloi te behej akoma me shume interesante dhe ne vend qe te dilja nga situata qe gjendesha, po behesha akoma edhe me shume qendra e gjithe bisedes.
Une fillova t'u tregoj me pak fjale, se si Shqiperia u shkeput nga Bashkimi Sovjetik dhe t'u tregoj per vitin e mbrapsht 1997. Por une po iu tregoja gjithashtu se pamja me madheshtine e Manhatanit nuk ishte me e bukur se Sazani dhe Karaburuni. Per mua, Vlora ime eshte qyteti me i bukur i botes edhe kur kam qene ne qytete si New York, Chicago, Seattle, Vienna, Munich, Milan, Paris etj. Per mua eshte qyteti ku jam rritur dhe kam jetuar deri ne moshen 26-vjecare, eshte qyteti ku kam krijuar personalitetin tim, eshte qyteti ku kam qindra shoke dhe miq, eshte qyteti ku nuk mund te duroj me shume se nje vit pa e pare.
Por biseda me ta vazhdoi edhe per problemet e diteve te fundit ne Shqiperi. Ata te gjithe kishin degjuar per Shqiperine dhe kjo eshte nje gje e mire, por disa prej tyre kishin degjuar per cadrat e ngritura ne mes te Tiranes dhe per situaten kaotike qe shkaktonte kjo. Ata kishin degjuar vetem se situata ne Shqiperi ishte e pakeshillueshme per te shkuar, por as e kishin idene se perse ishte krijuar kjo situate.
Cdo dite per rreth 30 minuta iu hedh nje sy gazetave dhe lajmeve nga Shqiperia, pra mendoj se jam i mirinformuar per situaten ne Shqiperi. Megjithate, kesaj pyetje nuk munda t'i pergjigjesha. Cfare mund t'u thosha dhe si mund t'ua shpjegoja me pak fjale ate qe vertet ndodhte ne Shqiperi. E vetmja gje qe mund t'u thosha ishte se te dyja palet jane shqiptare, madje zihen se kush eshte me shume shqiptar. Por ndoshta jane te paafte? Jane vertet te paafte apo iu intereson qe Shqiperia te ngelet ne nje tranzicion te pafund? Apo ndoshta jane te dyja se bashku?
Ndoshta eshte kjo paaftesi qe ka humbur shpresen tek shqiptaret, te cilet jane jo pak qe ta shprehin se Shqiperia nuk ka per t'u bere. Po ndoshta eshte kjo paaftesi qe ka gllaberuar cdo hallke te sistemit tone te dobet. Po ndoshta eshte kjo katrahure qe pame ne Tirane gjate ketyre diteve, qe tregon katrahuren e gjithe shoqerise shqiptare. Po a mund te gjesh vend tjeter ne Evrope ku pa mbaruar te mesmen, te mbarosh te larten dhe per me teper te behesh dhe politikan apo te punosh ne administraten shteterore? Po a mund te gjesh vend tjeter ne Evrope ku keta njerez te jene edhe me tituj doktor apo profesor? Po a mund te gjesh vend tjeter ne Evrope ku mund te behesh politikan i shquar, pa pasur as me te voglen merite ne profesionin tend? E me keta njerez qe na perfaqesojne, ne pyesim: Pse s'na fusin edhe ne ne Evrope?
E pra me keta njerez do te jete shume e veshtire qe Evropa t'i hapi dyert edhe per ne. Une nuk besoj se do te kete njeri qe te me kundershtoje, se Shqiperia ka nevoje per specialist te afte, per njerez te shquar ne profesionet e tyre, per njerez te cilet bazuar ne aftesi profesionale te marrin ne dore ekonomin tone te brishte. Per keta njerez ka nevoje vendi dhe jo per politikane kokeforte dhe pa asnje projekt zhvillimi per vendin. Per me teper keta politikane, minimalen qe mund te bejne per kete vend eshte te krijojne nje fryme bashkepunimi dhe paqeje dhe jo ta nxjerrin prape ne ekranet e botes Shqiperine, si nje vend i pa stabilizuar per ta vizituar dhe jo me per te investuar.
Sot qe cadrat e PS nuk ndodhen me ne bulevard, a eshte momenti i nje analize se sa humben shqiptaret nga kjo situate e krijuar? Per te fituar as qe mund te behet fjale, madje as kryetari i PS nuk mund ta ndjeje veten te fituar.

Argita sjell ne jete femijen e katert, familja kryeministrore i gezohet lindjes se djalit te vetem, Artit

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›