Ksamil, prishen ndertimet pa leje, banoret nuk rezistojne
Mjete te renda te policise ndertimore kane shembur dhjetera objekte ne zonen e Ksamilit, te listuara si te paligjshme jo shume larg bregut te detit. Operacioni nuk eshte kundershtuar prej banoreve pasi veprimet e pritshme ishin njoftuar disa dite me pare. Kreu i Inspektoratit Ndertimor, Gjergj Bojaxhi theksoi se operacioni nuk do te ndalet deri sa bregdetit t'i rikthehet pamja e denje turistike. Bojaxhi ka pranuar se periudha e perzgjedhur per nderhyrje perkon me sezonin turistik dhe mund te shkaktoje problem ne imazhin e zones por ai siguroi se, nderhyrjet do te perfundojne shume shpejt.
Inspektorati bejne te ditur se, operacioni "Pastrimi i Rivieres" ka si qellim pastrimin e kesaj zone turistike, arkeologjike dhe ekologjike nga ndertimet e paligjshme. Operacioni nisi dje dhe pritet te perfundoje brenda pak ditesh. Per te realizuar me sukses pastrimin e nje prej zonave me te vleresuara turistike dhe arkeologjike ne vend, Inspektorati Ndertimor ka mobilizuar 7 mjete te renda si ekskavatore, matrapike dhe te llojeve te tjera, te cilat do te nisin njekohesisht punen, qe si hap te pare ka rehabilitimin e kesaj zone te mbuluar nga ndertimet pa leje. Gjate kesaj jave, ne operacionin "Pastrimi i Rivieres", Inspektorati Ndertimor ka angazhuar 30 punonjes, si inxhiniere urbaniste, punonjes te grupeve te gatshme etj. Ne operacionin rehabilitues te zones, do te jene si pjese mbeshtetese dhe rreth 100 forca te ndryshme te Policise se Shteti, si punonjes te Forcave Speciale, ata te Drejtorise se Qarkut Vlore, dhe punonjes policie te Sarandes. Komuna e Ksamilit eshte nje nder me te rendesishmet ne brigjet e Jonit. Vec potencialeve per turizmin si dielli dhe deti, ne kete komune gjendet Parku Arkeologjik i Butrintit, nje nder me te rendesishmet ne Ballkan. Prej vitesh UNESCO dhe Parlamenti shqiptar e kane shpallur si zone me status te vecante, qe fatkeqesisht nder vite eshte cenuar nga ndertimet pa leje. Pritet qe ditet ne vijim mjetet e renda t'i drejtohen edhe pikave te tjera turistike te ngarkuara me ndertime pa leje, si Himara dhe Berdeneshi.