Kuotat e reja ne universitete, propozimet Luljeta Ndoka
Rreth 10 per qind me shume kuota se vitin e kaluar pritet qe te propozohen nga drejtuesit e universiteteve ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences. Disa nga drejtuesit e universiteteve me te medha ne vend, por njekohesisht edhe me te preferuar nga maturantet, bejne me dije se, krahasuar me vitin e kaluar, do te kete nje rritje te lehte te pranimeve. Keshtu, rektori i UT, Dhori Kule, ka deklaruar nje rritje te kuotave te pranimit, duke i cuar ato me kohe te plote ne rreth 6 mije te tilla. Konkretisht ne deget e mesuesise nuk parashikohet te kete rritje te pranimeve, pasi tregu i punes per kete profesion eshte mbingarkuar. Shkak per kete mbingopje eshte bere rritja e vazhdueshme e kuotave pranuese gjate viteve te fundit, ndersa vendet e zgjerimi i vendeve te punes per keta profesioniste ka mbetur po ne te njejtat nivele, duke zhvleresuar keshtu diplomat ne raport me nevojat e tregut te punes. Ndersa per dege te tjera te natyres shkencore, si deget e Ekonomikut, Drejtesise, Gjuheve te Huaja, Shkencave te Informatikes, propozohet shtimi i pranimeve ne radhet e studenteve te rinj. Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, lidhur me propozimet per kuotat, ka deklaruar se mbi 6 mije maturante do te mund t'u drejtohen auditoreve ne tete fakultetet e ketij universiteti per te vijuar per here te pare studimet e larta. Po ashtu rritje do te kete edhe per ciklet e tjera te studimeve, si maturat shkencore e profesionale, si dhe pranimet ne sistemin part-time. Ndersa gjate viteve te kaluara, ai ka shprehur nevojen per me shume ambiente, duket se nje gje e tille do te zgjidhet per shkak te ndertimit te Kampusit te ri universitar te Tiranes. Nderkaq, Universiteti Bujqesor i Tiranes, i perbere nga 5 fakultete, pritet te prese ne auditore rreth 2700 studente. Ne sistemin me kohe te plote, me shume propozime ka per Fakultetin e Bujqesise dhe Mjedisit, me rreth 650 kuota. Ndersa, sa i perket filialit te Lushnjes, jane propozuar edhe 80 kuota te tjera, duke shtuar edhe 70 kuota per studentet qe do te vijne nga trojet shqiptare. Nje numer i madh propozimesh eshte bere edhe per Fakultetin e Ekonomise dhe Agrobiznesit, me 450 kuota full-time, per shkak te kerkesave te medha qe ka ky universitet, nisur edhe nga cilesia e mire e tij. Fakulteti i Mjekesise Veterinare do te kete vetem 100 kuota, nese plotesohet propozimi i rektorit Harizaj, ndersa Fakulteti i Bioteknologjise dhe Ushqimit, 150 te tilla, ne sistemin full-time. Nderkaq, nje rritje kuotash ne masen 10 per qind pritet te kete edhe per Universitetin Politeknik te Tiranes, per te cilin rektori Jorgaq Kacani ka deklaruar se numri i perafert i tyre pritet qe te shkoje ne 1300 te tilla. Edhe drejtues te universiteteve te tjera kane njoftuar pikerisht shifren prej 10 per qind, te rritjes se kuotave te pranimit, ne krahasim me vitin e kaluar. ne fakt, vit per vit, ne baze te propozimeve te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, Keshilli i Ministrave vendos rritje te kuotave te pranimit, me qellim qe t'u jepet mundesi nje numri te madh maturantesh te ndjekin studimet e larta universitare, por futjen e sa me shume studenteve ne rrugen e dijes universitare, si dhe pasuniversitare.