Bashkia nis kompensimin e tarifes se pastrimit Luljeta Ndoka
Duke filluar nga dita e sotme, te gjithe ata qytetare qe perfitojne kompensim te tarifes se pastrimit, e cila i bashkengjitet fatures se ujit, do te mund t'i marrin parate e tyre per muajin janar, prane disa zyrave. Bashkia e Tiranes ka bere me dije se atyre qe nuk i eshte mundesuar zbritja e kesaj tarife nga faturat e ujit do te mund te realizohet nga mengjesi i dites se sotme. Kompensimi i shumes prej afro 420 leke do te mund te realizohet prane zyrave te marredhenieve me konsumatorin te ndermarrjes se Ujesjelles-kanalizimeve te Tiranes. Kesisoj, Bashkia e Tiranes ka bere me dije se parate do te shperndahen prane zyrave kesaj ndermarrjeje ne sheshin "Wilson", ne rrugen "Mine Peza", ne rrugen "Ali Demi" dhe prane Drejtorise se Pergjithshme te Ujesjelles-Kanalizimeve. Kompensimi, te cilin ne perfitojne rreth 8 mije familje, do te jete i vlefshem per muajin janar. Nje vendim i Keshillit bashkiak, sanksionon se ndermarrja e ujesjelles-Kanalizimeve kalon ne varesi te Bashkise se Tiranes. Nderkaq, bashkengjitja e fatures se tarifes se pastrimit, ne faturen e ujit, behet per faktin se nder vite, ka qene mjaft e veshtire mbledhja e kesaj tarife. Nderkaq, me kete ndryshim ne Keshillin Bashkiak, pritet qe tarifa e pastrimit, prej 5 mije lekesh ne vit, te mblidhet ne masen 100 per qind. Por, krahas me keto ndryshime, Keshilli Bashkiak i Tiranes vendosi qe te lehtesoje disa kategori familjesh, duke ia kompensuar tarifen ne fjale. Megjithate, jo gjithcka perfund me kaq. Te gjitha ato familje qe jane ne veshtiresi sociale, mund te aplikojne per te perfituar tarifen e pastrimit zero. Behet fjale per pensionistet, veteranet, invalidet e luftes dhe te punes, perfituesit e ndihmes ekonomike, te verbrit si dhe te semuret para dhe tetraplegjike. Te gjitha keto kategori jane te detyruara qe brenda dates 20 te cdo muaji, te dorezojne prane njesive bashkiake dokumentacionin e nevojshem. "Te gjithe keta persona, te cilet per arsyen e mosdorezimit prane njesive bashkiake para dates 20 sic eshte parashikuar ne udhezim, u eshte dashur ta paguajne kete tarife, do t'u kompensohet duke iu zbritur nga fatura e ujit e muajit pasardhes", - ka deklaruar Bashkia e Tiranes. Me pas, do te jene njesite bashkiake ato qe do te verifikojne dokumentacionin dhe kur jane plotesuar kerkesat e vendimit te Keshillit Bashkiak, pergatiten vertetimet ose hartohen lista per familjet qe perjashtohen nga pagesa e tarifes se pastrimit. Nderkohe, njoftohet se pranimi i dokumenteve qe vertetojne se individi ose familja i perket kategorive qe perjashtohen nga pagesa e tarifes se pastrimit, do te vazhdoje pa u kufizuar ne kohe. Nga zyrat e njesive bashkiake mesohet se cdo dite kalojne dokumente te qytetareve qe aplikojne per ta perfituar falas tarifen e pastrimit, per te mos u vonuar procedurat.
Perfituesit
Te gjitha ato familje qe jane ne veshtiresi sociale, mund te aplikojne per te perfituar tarifen e pastrimit zero. Behet fjale per pensionistet, veteranet, invalidet e luftes dhe te punes, perfituesit e ndihmes ekonomike, te verbrit, si dhe te semuret para dhe tetraplegjike. Te gjitha keto kategori jane te detyruara qe brenda dates 20 te cdo muaji, te dorezojne prane njesive bashkiake dokumentacionin e nevojshem.
Dokumentet qe duhet te dorezoni
Sipas vendimit te posacem te Keshillit Bashkiak, ata qe perfitojne kompensim te tarifes se pastrimit duhet te dorezojne nje sere dokumentesh ne njesite bashkiake, ku bejne pjese. Behet fjale per certifikaten familjare, me kushtin qe te jene kryefamiljare dhe pa persona te tjere madhore, pervec bashkeshortit ose bashkeshortes. Dokumenti i dyte eshte ai i librezes se veteranit ose invalidit te luftes, statusin e invalidit te punes, statusin e te verbrit, statusin e te semureve Paraplegjike e Tetraplegjike, librezen e pensionit dhe vertetimin nga Njesia Bashkiake, per perfituesit e ndihmes ekonomike.