E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grup i perbashket PS-PD per Presidentin Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur dje Keshillin e te Urteve, per te diskutuar per situaten politike dhe zhvillimet e fundit. Takimi me forumin me te ri ne PS qe perbehet nga figurat me te njohura te se majtes ka pasur si qellim ceshtjen e zgjedhjes se Presidentit te Republikes, debatin mes mazhorances dhe opozites per mandatin e deputetes Seseri, si dhe zhvillimet ne koalicionin e majte. Burime nga Partia Socialiste bene te ditur se ceshtja e presidentit ka qene ne qender te takimit. Mesohet se anetaret e Keshillit te te Urteve i kane sugjeruar kreut te PS-se ngritjen e nje grupi pune te perbere nga dy forcat politike per ceshtjen e zgjedhjes se kreut te shtetit. Ne takim mesohet se nuk jane diskutuar emra konkret qe mund te jene kandidate per kreun e shtetit, por eshte kerkuar qe vemendja e PS-se te fokusohet tek procesi dhe gjetja e menyrave per zgjedhjen e nje presidenti konsensual. Per vete funksionin qe ka Keshilli i te Urteve, ky forum ka rol vetem keshillimor per kreun e PS-se dhe nuk ka te drejte vendimmarrje. Ne kete menyre pritet qe PS-ja dhe kreu i saj te vendosin ne forumet e partise, nese do te bejne nje kerkese te tille per Partine Demokratike, me idene ngritjen e nje grupi qe do te merren ne konsiderate kandidaturat qe mund te cilesohen konsensuale. Anetari i Keshillit te te Urteve, Sabit Brokaj, deklaroi dje se synimi i procesit te zgjedhjes se kreut te shtetit eshte gjetja e nje kandidature konsensuale. "Mendoj se do te jete produkt i konsultes, do te jete konsensual. Nese do te kishte nje zgjidhje te plote, do te ishin zgjedhjet e parakohshme. Berisha nuk mund t'i pranoje ato dhe mund te pranoje nje zgjidhje te pjesshme, e cila eshte presidenti konsensual", - u shpreh dje Brokaj, ne nje prononcim per "AS". Brokaj thekson se situata, ne te cilen ndodhet vendi aktualisht, e ben te domosdoshme gjetjen e konsensusit mes mazhorances dhe opozites per nje president te pranueshem nga te gjitha palet. Nga ana tjeter, Brokaj ka folur dhe per marreveshjen PD-PS per reformen zgjedhore. Ai shprehet se reforma parlamentare duhet te ishte bere kohe me pare dhe nderkombetaret duhet te kishin reaguar per kete gje. Sipas tij, kjo marreveshje nuk do te ndryshoje situaten politike. "Nuk ka per te zgjidhur asgje, a po behet reforma per Parlamentin, konkretisht duhet te kishte reforme. Pse nuk behet, ka kaq kohe? Ku jane ata europianet qe e krijuan Parlamentin, pse pajtohen me kete situate? Ishte problemi t'i mbyllnin gojen opozites, te nenshtronin opoziten, ku ishte problemi?" - shprehet Brokaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›