E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Cmimet ne rritje, por jo sa ne vitet e kaluara Eglantina Nasi



Cmimet e konsumit kane shenuar nje rritje te re gjate muajit mars te ketij viti, e cila, ne fakt, rezulton te jete ne nivele modeste. Nje dukuri e tille rezulton nga te dhenat me te fundit te Institutit te Statistikave mbi Indeksin e Cmimeve te Konsumit per kete muaj. Sipas tyre, ky tregues vertet paraqitet me i larte se muajt pararendes, por ne krahasim me normen rritese gjate viteve te tjere, ai eshte me i ulet. Cka do te thote praktikisht, se cmimet e konsumit per marsin qe lame pas, jane rritur me pak ne vlere, sesa u rriten vjet ne raport me vitin pararendes, 2010. "Indeksi i Cmimeve te Konsumit ne muajin mars 2012, shenoi nje rritje prej 0.4 per qind krahasuar me muajin e meparshem. Kurse ndryshimi vjetor ne muajin mars eshte 1.0 per qind, kur nje vit me pare ai ishte me 4.3 per qind", - citohet saktesisht ne raportin e INSTAT-it, lidhur me nje dukuri te tille. Me tej, ai pohon se ne teresi, indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" shenoi nje rritje prej 0.5 per qind krahasuar me muajin e meparshem. Ku brenda ketij grupi, rritja me e madhe, sipas eksperteve te INSTAT-it, ne kufirin prej 1.9 per qind, verehet ne nengrupin "fruta". "Ketu mund te permendim rritjen e cmimit te mandarinave me 8.7 per qind, bananeve me 1.9 per qind, limoneve me 1.8 per qind, molleve me 1.7 per qind, portokalleve me 0.6 per qind, etj", shtojne ata. Ndersa sa i perket nengrupit "zarzavate, perfshire patatet", mesohet se gjate muajit mars, shenoi nje rritje te indeksit te cmimeve ne kufirin prej 0.9 per qind. "Ketu mund te permendim rritjen e cmimit te domateve me 18.1 per qind, specave me 7.3 per qind, ullinjve me 1.7 per qind etj.", - shton raporti i lartpermendur i Institutit te Statistikave. Pa harruar te permende ne kete rast, edhe "uljen e cmimeve te kastraveceve me 17.7 per qind, spinaqit me 15.2 per qind, preshit me 12.6 per qind etj.". Nderkaq, ekspertet nenvizojne edhe cmimet ne disa nengrupe te tjera te grupit te ushqimeve qe kane shenuar ulje gjate ketij muaji. "Ne kete rast, mund te vecojme uljet ne nengrupin "sheqer e embelsira" me 0.2 per qind, "peshk" me 0.1 per qind etj.", - thuhet me tej ne raport. Te gjitha keto, shifra qe flasin per nje trend ne teresi ne renie te cmimeve te konsumit, edhe pse zyrtarisht figurojne ne disa nengrupe me nje rritje te tyre. Kjo po te mendojme, se jemi ne fillesat e daljes ne treg te prodhimeve bujqesore vendase, te cilat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›