Eagle Mobile, 38 pisha për “Dëshmorët e Kombit”
11/06/2009 Gjelbërimi i bulevardit
Eagle Mobile kontribuon për gjelbërimin e Tiranës. Kompania më e re e telefonisë celulare ka dhuruar 38 pemë të reja në mbështetje të projektit të Bashkisë së Tiranës “Një qytetar, një pemë”. Pishat janë mbjellë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” pikërisht në vendet ku mungonin apo ka pasur pisha të vjetra të dëmtuara. Mbjellja e tyre ka nisur më datë 9 qershor në praninë dhe inspektimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe drejtorit të përgjithshëm të Eagle Mobile Ali Taskin. “Ky është vetëm fillimi i investimeve të mëdha që do të prekin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Skënderbej”. Më shumë pemë do të mbillen në Tiranë për ta gjelbëruar edhe më shumë kryeqytetin tonë”, - tha zoti Rama. Përgjegjësia sociale dhe ndihma ndaj komuniteteve kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së kompanisë. “Ky nuk do të jetë projekti i vetëm i Eagle Mobile, me qëllim ndërgjegjësimin e popullatës për përkujdesjen ndaj mjedisit. Kjo mbështetje, duke qenë pjesë e rëndësishme e strategjisë së Eagle Mobile, do të vijojë edhe në të ardhmen së bashku me nismat që do të ndërmerren në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës për rehabilitimin dhe zbukurimin e hapësirave publike në kryeqytet”, - tha zoti Taskin.