Kuarteti rus “Atrium” në Festivalin Shqiptar
11/06/2009 “Unë shpresoj se të gjithë turistët evropianë, përfshi ata rusë, të kenë mundësi të zbulojnë Shqipërinë dhe të hapin shumë faqe interesante të natyrës, historisë dhe mikpritjes shqiptare.”
Violinisti Anton Ilyunin, një nga anëtarët e kuartetit rus të harqeve “Atrium”, i cili interpretoi në edicionin e dytë të festivalit “Takim muzikor i dy botëve”, i mbajtur në qytetet e Gjirokastrës dhe Tiranës në datat 5, 6 dhe 7 qershor, pranoi të ndajë disa nga mendimet dhe përshtypjet e tij lidhur me këtë aktivitet.
- Ju ishit në Shqipëri, ku morët pjesë në një aktivitet triditor në qytetin e Gjirokastrës dhe të Tiranës. Çfarë përshtypjesh morët nga ky aktivitet, me çfarë pjesësh u paraqitët?
- Në fakt, kjo ishte vizita jonë e dytë në Shqipërinë e bukur. Herën e parë ne ishim në Gjirokastër, më 2007 gjatë edicionit të parë të festivalit shqiptar “Takim muzikor i dy botëve”, prandaj kjo vizitë e dytë ishte një kënaqësi e madhe për ne. Ne e shijuam shumë pritjen entuziaste që na u rezervua dhe mikpritjen e ngrohtë të organizatorëve dhe të publikut njëkohësisht. Ne u paraqitëm në këtë koncert me “Meloditë ruse”, që përfshinte pjesë për kuartet nga Çajkovski dhe Borodin dhe një pjesë të vogël nga Shostakovich. Ne e pëlqyem shumë strukturën e festivalit, ku kishte mjaft vend si për muzikën klasike, ashtu dhe për atë popullore si dhe për konferenca dedikuar dialogut kulturor në rajonin e Europës Juglindore. E gjitha kjo krijoi një atmosferë të paharrueshme dhe shumë emocion për ne.
- Çfarë ju impresionoi kësaj here nga Shqipëria?
- Patjetër ne kishim krijuar tashmë një përshtypje për këtë vend dhe njerëzit e tij. Pa dyshim që ajo që na ka bërë përshtypje që në vizitën tonë më 2007 janë ndryshimet e mëdha në këtë vend. Shumë ndërtesa dhe rrugë të reja janë ndërtuar. Dhe bukuria e natyrës shqiptare është e paharrueshme.
- Ky festival ju dha mundësinë të shijoni pak nga turizmi shqiptar. Gjirokastra është një vend që vlerësohet shumë nga turistët e huaj. Besoj se e vizituat Kalanë e Gjirokastrës, a mendoni se turistët rusë dinë ndopak për turizmin shqiptar?
- Besoj se rusët kanë informacion për Shqipërinë, por jo mjaftueshëm. Më tepër aktivitete nevojiten, duhet të jepet më tepër informacion për turizmin shqiptar në nivele të ndryshme. Gjirokastra me kështjellën e saj tërheqëse është një nga perlat e Shqipërisë (ne vërtet e pëlqyem atë), ashtu siç mund të them edhe për bregdetin dhe plazhet e mahnitshme. Unë shpresoj që të gjithë turistët evropianë, përfshi ata rusë, të kenë mundësi të zbulojnë Shqipërinë dhe të hapin shumë faqe interesante të natyrës, historisë dhe mikpritjes shqiptare.
- Pse e keni quajtur kuartetin tuaj “Atrium”? Cili është historia e tij? A mund të na zbuloni ndonjë episod nga ky kuartet, i cili bie në sy për anëtarët e tij të këndshëm dhe të rinj në moshë?
- Fjala “atrium” do të thotë një hapësirë e madhe në zemër të një pallati të bukur. Secili nga anëtarët e këtij kuarteti ka individualitetin dhe dëshirat e tij, po nëse duam të realizojmë muzikë së bashku, ne duhet të mblidhemi në këtë hapësirë të këtij pallati. Ne përpiqemi që nëpërmjet aktivitetit tonë ta bëjmë muzikën e dhomës sa më popullore, duke interpretuar shfaqjet instrumentale më të mira në të gjithë botën. Më duhet të them se është muzika që na jep neve fuqinë e nevojshme për t’u dukur të “këndshëm dhe të rinj”. Ne kemi shumë episode të këndshme në karrierën tonë. Por një rast më ka mbetur në mendje. Prillin e kaluar ishim në Roterdam. Pas koncertit takuam një zotëri të thyer në moshë, i cili na përgëzoi për aktivitetin. Na tha se kishte ndjekur 6 koncerte live të “Atriumit” në Francë, Holandë dhe Angli. Ishte një dhuratë vërtet e madhe për ne dhe një komfirmim se muzika jonë sjell diçka të veçantë te njerëzit.
Bisedoi: Rudina Hoxha