Shpaloset projekti strategjik, i aeroportit 80-vjecar
Projekti strategjik i aeroportit te Gjirokastres dhe rikthimi i fluturimeve te rregullta ne te, kane qene ne qender te nje konference nderkombetare zhvilluar ne qytetin e Gjirokastres. Ky aktivitet organizohej si bashkepunim i universitetit te Padoves, Ambasades Italiane ne Tirane, Keshillit te Qarkut Gjirokaster, bashkise se Gjirokastres, Drejtorise se Aviacionit Civil, Universitetit te Gjirokastres, Shoqates "Dante Aligeri", Komiteti i Gjirokastres, Shoqates "Horizont", Shoqates "VSP" Torino, komunes se Lunxherise dhe komunes se Antigonese. I pranishem ne kete konference ka qene edhe ministri i Ekonomise, Genc Ruli. Pjesemarresit ne te kane diskutuar ne lidhje me mundesine e rifillimit te fluturimeve te rregullta ne aeroportin 80 vjecar te Gjirokastres, carterave turistike, fluturimeve te emergjencave civile etj. Sipas ministrit te Ekonomise, Ruli, "mundesia e riaktivizimit te fluturimeve te ndryshme ne aeroportin e Gjirokastres do ti jepte nje shtyse te rendesishme zhvillimit social ekonomik te Jugut te vendit". Mes te tjerash Ark. Altin Bici, i sapodiplomuar ne Universitetin e Padoves, ka prezantuar projektin e Terminalit te Aeroportit te Gjirokastres. Nderkohe nje grup pedagogesh te Universitetit te Gjirokastres si Alketa Bejko, Kristaq Combi, Albina Sinani, Adela Dhromaj etj, kane referuar tema te tilla studimore si "Aeroporti i Gjirokastres dhe efektet e tij ne zhvillimin e rajonit Jugor".
B.Kore
B.Kore