E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te pashmangshme

Ne zhvillimet politike jane te njohura dhe shpesh te pranuara kompromiset midis paleve qe ndikojne ne keto zhvillime Nderkohe qe smund te jene dhe nuk jane te perjashtuara as zgjidhjet e befasishme te cilat nuk merreshin me mend dhe besoheshin deri pak me pare. Mirepo keto te fundit shpjegohen pergjithesisht me kthjellimin e menjehershem te njeres apo tjetres pale apo te diktatit te ashper e te prere te nje faktori imponues. Sikurse edhe si rezultat i bisedimeve te gjata e te fshehta qe per publikun e gjere u ngjajne mistereve dhe erresires qe permbajne puset per uje te cilat vitet e fundit ne Shqiperi kane rinisur te shtohen cuditerisht si kerpudhat pas shiut. Prandaj perderisa nuk mund te parashikohen saktesisht si edhe ngaqe perhere mundesia e tyre eshte mjaft e vogel ndoshta edhe e paperfillshme do te ishte nje kohe e humbur te vijojme ne keto radhe me analizen e tyre.
Ndersa per te parat kompromiset pra prej muajsh po flitet dhe po kerkohet edhe nga perfaqesuesit e shteteve te tjera dhe organizmave nderkombetare qe te gjenden e te aplikohen per zgjidhjen e krizes politike qe ka perfshire vendin tone prej me se nje viti. Tani kur vec te tjerash nga Presidenti i Republikes eshte dekretuar data e zhvillimit te zgjedhjeve vendore nje kerkese e tille behet urgjente. Sepse plotesimi nje ore e me pare i saj do ti hapte rrugen reformes zgjedhore per te fshire nje here e mire nga kalendaret e perparimit te vendit njollat e erreta qe pengojne veshtrimin drejt se ardhmes. Me tone alarmante u shpreh rreth ketij problemi edhe Ambasadori i Prezences se OSBEndashse ne Tirane Robert Bosch ne nje interviste dhene javen qe shkoi VOAndashs kur theksonte qe standardet apo cilesia e procesit te ardhshem zgjedhor rrezikohen ne ate mase sa mund te rikthehemi edhe nje here ne situaten e meparshme e cila u kritikua ashper edhe nga ODIHRndashi qe i quajti zgjedhjet e fundit vendore si nje tjeter mundesi e humbur. Dhe me te njejtat tone mund te vleresohet edhe thirrja e Ambasadores britanike Fiona Mekiluam nje dite me vone gjate takimit me Presidentin e Republikes se Shqiperise qe sipas zyres se shtypit prane ketij te fundit u shpreh gjithashtu se kapercimi i krizes politike dialogu dhe konsensusi politik do te jene mjetet me te mira per te permbushur standardet integruese ne rrugetimin e Shqiperise per tu bere pjese e familjes se madhe europiane.
Vete situata e tashme qe perjeton vendi yne kur ende nuk eshte marre as mundimi me i vogel per ti dhene pergjigje edhe Rezolutes se Parlamentit Europian per Shqiperine e justifikon plotesisht shqetesimin e emisareve te huaj. Eumlshte koha kur negociatat nderpartiake per sigurimin e transparences se plote te zgjedhjeve parlamentare te vitit te kaluar nuk kane prodhuar asnje rezultat pozitiv konkret. Perkundrazi me se fundi ato kane shpene ne lsquorrokullisjen e shpejte drejt pikes fillestare te shperthellimit te krizes. Sepse pranimin prej maxhorances per ngritjen e nje komisioni hetimor kuvendor me kryesim dhe shumice pjesemarresish prej opozites ne te vertete e ka deklaruar publikisht kryeministri qe ne fillimet e krizes. Por perseri prej tij ofrohet edhe tani pa asnje shtim apo zgjerim te pikave te referimit objekti i kufizuar i ketij komisioni cka nuk lejon te pasqyrohet e verteta e pakontestueshme dhe ne kete kuader te hartohet nje reforme zgjedhore e plote e sakte dhe garantuese per destinacionet periodike te votave te elektoratit. Madje ne kete kuader bishtnimesh ze vend edhe Projektndashvendimi i fundit i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe paraqiti se fundmi kryetari i ketij Komisioni me nje cinizem te eger ndaj problemit kyc te krizes duke aluduar per sigurimin e nje fondi financiar shtese qe do te nevojitej per fletet e votimit.
Ndonese gjate negociatave te pasuksesshme perfaqesuesit e opozites kane shtruar edhe opsione konsensuale si per shembull te bihej dakord qe komisioni parlamentar i hetimit ti drejtohej Gjykates Kushtetuese e cila te shprehet per kushtetutshmerine e rinumerimit te votave zgjedhore te vjetshme me kusht qe ky organ tia kerkoje opinionin perkates Komisionit te Venecias brenda pak ditesh etj fletet vazhdojne ne menyre te paepshme te mbeten lsquoviktima lsquopengu i maxhorances parlamentare. Nje qendrim ky permanent dhe i demshem i kesaj maxhorance se ciles ne ditet e sotme i mbetet te siguroje ndihmen e deklaratave te ndonje aleati dredharak te vjeter i cili thote gjoja urtesisht dhe njeherazi bishtnisht se opozita nuk mund te leshoje ultimatume se vendi nuk ndodhet ne gjendje lufte. Kete lsquoplak te politikes me gjuhe te lagesht qe keshtu mund dhe di ta vertite ate sa here ia do xhani i interesit vetjak le te kujtojme perfaqesimin e tij ne Keshillin Presidencial te 1991-it per ti bere freskun Ramiz Alise apo largimin nga koalicioni qeverises me PDndashne i Partise Republikane me urdhrin e liderit te saj pas zgjedhjeve parlamentare te 1996-es rezultatet e te cilave nuk u njohen nga nderkombetaret etj sigurisht qe ende nuk e kane lene trute aq sa te mos e kuptoje qe prej me se nje viti zien politika shqiptare prej nje lufte. Nje lufte jo saktesisht me arme por me bllokime dhe zhaurima shkaterruese qe slene shume kohe per te plotesuar as tekat noprane te disave si ai.
Mirepo perkunder ketyre lloj perpelitjeve mashtruese tani po behet gjithmone e me e qarte te pjesa me e madhe e popullsise mundesia e grabitjes se votave edhe ne zgjedhjet e ardhshme nga nje pushtet qe prezumohet si i paligjshem prandaj edhe i druhet si djalli nga temjani transparences se zgjedhjeve nga nje pushtet qe vijon me ritme galopante grabitjen e pasurise se perbashket te shqiptareve. Vijimit te kesaj trajektoreje gerryese duket se i takon edhe nderrimi i ministrave qe perfaqesojne ne qeveri Levizjen Socialiste per Integrim cka ne thelb nenkupton jo perpjekjet per te permiresuar performancen e kesaj force politike por kalimin e bastisjes se pasurise shteterore nga nje dore ne nje tjeter. Dicka ndoshta edhe ne arken e LSIndashse per te synuar qe blihet gjate fushates se zgjedhjeve vendore elektorati i vet i humbur nga mashtrimet por i nevojshem per te zaptuar ca bashki e komuna.
Keshtu pra kur vete konstatimet dhe premtimet e zakonshme euforike te ketij pushteti po shpien krahas pasurimit cingerites te nje grushti njerezish te varferimi i jashtezakonshem i pjeses me te madhe te popullsise kur vendet e punes cdo dite e me teper po tkurren dhe buxheti i shtetit mund te arrije vetem qe te perballoje pagat e administrates etj etj te gjitha keto justifikojne zgjerimin dhe thellimin e pandalshem te pakenaqesive popullore. Nderkohe dhe rrjedhimisht forcimin e opozitarizmit. Nen kete kendveshtrim cdokujt do tia nxinte plotesisht syri edhe protestat njerezore te pashmangshme. Ndoshta edhe me masive mbase me gjeografi edhe me te plote se sa ato te zhvilluara ne nentorin e vjetshem dhe ne fund te prillit te sivjetshem madje edhe me intensive e periodike kur te jete teper vone per konsensusin e aspiruar secilit do tia nxinin veshet edhe thirrjet e mases se madhe te qytetareve per rrezimin e ketij pushteti. Por pa u hequr dore deri ne fund nga transparenca e zgjedhjeve cka do te argumentonte dhe do te ligjeronte teresisht nevojen e shkurtimit te jetes se ketij pushteti te uzurpuar. Sepse edhe te vdekurit flasin flasin nepermjet epitafeve. Dhe per te shkruar me mire epitafin e ketij koalicioni qeverises por edhe te te tjereve qe do perpiqeshin te imitonin kete ndoshta do te ishte e nevojshme te perdoreshin pikerisht fletet e votimit dhe te gjitha materialet e tjera elektorale te zgjedhjeve te kaluara.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›