Superliga Igli Allmuça: “Fitore me Vllazninë, me ose pa mua”
Autori i Lajmit: Redaksia
Tiranë - është një prej lojtarëve kryesorë në mesfushën e Dinamos. Igli Allmuça jo vetëm që mbron, por ndërton shumë mirë njëkohësisht. Mesfushori i bluve bëri një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e së shtunës ndaj Teutës. Por, do të mungojë në sfidën e nesërme ndaj Vllaznisë. është i dëmtuar në pulpë dhe dje nuk u stërvit fare. Gjatë këtyre ditëve do të zhvillojë fizioterapi në klinikën e mjekut të Dinamos dhe do të bëhet maksimumi që të jetë gati për sfidën e fundjavës. Allmuça e konsideron perfekte ecurinë e deritanishme të bluve dhe beson se skuadra do të vazhdojë në këtë rrugë deri në fund. “Fitorja në Durrës tregoi se jemi në rrugën e duhur drejt titullit kampion. Po vazhdojmë të fitojmë dhe për më tepër që po e thellojmë akoma më shumë diferencën me ndjekësit. Ne do të vazhdojmë të fitojmë edhe në takimet në vazhdim”, - shprehet mesfushori i talentuar i bluve. Kampionati është i gjatë dhe janë për tu luajtur ende edhe shumë ndeshje. Nuk jemi euforikë dhe qëndrojmë me këmbë në tokë. I presim ndeshjet me qetësi dhe i marrim një e nga një”, - shton më tej Allmuça. Ndeshjen ndaj Vllaznisë, mesfushori e konsideron shumë të rëndësishme, por ka besim se blutë do tia dalin që të fitojnë. “është një takim i vështirë pasi përballë kemi një kundërshtar që gjendet në pozita të vështira dhe do të kërkojë pikë. Gjithsesi, ne do të hyjmë në fushë me synimin për të marrë tri pikë dhe besoj se do tia dalim. Skuadra është në formë dhe duam që kolonën e humbjeve ta mbajmë në shifrën zero”. Me diferencën që ka krijuar me ndjekëset, lufta për titull tashmë thuajse është zbehur fare duke i humbur në një farë mënyre edhe bukurinë kampionatit. Por Allmuçës kjo nuk i intereson fare. “Ne duam që ta rrisim akoma më shumë diferencën me ndjekëset. Duam që ta mbyllim çështjen e titullit sa më shpejtë që të jetë e mundur. Kur luajmë vetë nuk na intereson se zbehet lufta për titull. Kur luajnë të tjerët duam që të jetë sa më e bukur”, - shprehet mesfushori i Dinamos në prononcimin e tij.
Mungon edhe Soza
Në stërvitjen e së hënës, dinamovitët kanë qenë me një grup të reduktuar, pasi lojtarët që janë aktivizuar në Durrës nuk janë stërvitur në kompleksin “Dinamo”. Ndërkohë, blutë po mendojnë për ndeshjen e së mërkurës ndaj Vllaznisë. Në këtë takim për Dinamon do të mungojë edhe autori i golit të dytë në “Niko Dovana”, Rafael Soza, i cili me kartonin e verdhë të marrë në Durrës, e ka çuar në 3 numrin e tyre dhe si pasojë nuk do të jetë në dispozicion të stafit blu për sfidën ndaj shkodranëve. Sulmi do ti besohet kryegolashënuesit Elis Bakaj. Ai është, pa dyshim, sulmuesi i momentit në Shqipëri. 13 ndeshje (ka munguar ndaj Laçit) 9 gola, shumë asiste. Janë këto shifrat që flasin më shumë, ku edhe një i verbër do të kuptonte, me të dëgjuar, formën që nr.19 i bluve po kalon. Edhe sulmuesi dinamovit kërkon që Dinamo dhe ai personalisht të qëndrojnë me këmbë në tokë. Por Bakaj ka edhe një mesazh për rivalët që e kanë kontestuar kaq shumë ecurinë e Dinamos deri tani: “Kush merret me të tjerët, nuk fiton ndeshjet e tij”. - Të them të drejtën, pak na intereson çfarë mendojnë të tjerët për Dinamon. Ne kemi punën tonë dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë deri në përfundim të kampionatit. Ishte një ndeshje e fortë, ku Dinamo dha maksimumin e saj për të fituar dhe në fund e arritëm objektivin që kishim për këtë takim. Të gjithë djemtë e skuadrës dhanë maksimumin në këtë sfidë. Fitorja ishte më se e merituar. Tani duhet të mendojmë në fillim për Vllazninë, më pas të flasim për Shkumbinin. Por në të gjitha sfidat ne futemi vetëm për fitore”, - u shpreh sulmuesi i Shkëlqim Muçës për ecurinë e ekipit të tij.
Ky lajm është publikuar: 15/12/2009