Rumani, Basesku rikonfirmohet edhe pas rinumërimit të votave
Autori i Lajmit: Redaksia
Bukuresht - Rinumërimi i votave të anuluara gjatë zgjedhjeve presidençiale në Rumani nuk ka ndryshuar rezultatin, dhe i ka konfirmuar fitoren presidentit Trajan Basesku. Lajmi është bërë i ditur nga Zyra Qendrore e Zgjedhjeve në Rumani. Basesku fitoi balotazhin e 6 dhjetorit, ndaj kundërshtarit të tij Mirçea Xhoana për vetëm 70 mijë vota. Por Xhoana i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rinumërimin e votave, duke denonçuar vjedhjet e votave.
Gjykata urdhëroi rinumërimin e më shumë se 138 mijë votave të anuluara. Zyra elektorale ka rinumëruar deri tani 137 mijë vota, dhe Basesku është favorit. Pas vendimit të gjykatës, i çili ende nuk është bërë publik, do të nisin bisedimet për formimin e qeverisë së re. Libero demokratët e Baseskut kanë ftuar ish-aleatët e tyre për të diskutuar për një koaliçion, ndërsa kanë bërë të ditur se do të presin vendimin e gjykatës. Presidenti i ri duhet të emërojë kryeministrin, i çili do të zëvendësonte Emil Boç, qeveria e të çilit është ende në detyrë në pritje për tu zëvendësuar, si dhe duhet të zhbllokojë marrëveshjen prej 29.7 miliardë euro me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Ky lajm është publikuar: 15/12/2009