Të përndjekurit, fitojnë dëmshpërblim edhe nipërit
Autori i Lajmit: Suela Topi
Projektligji për dëmshpërblimet e të përndjekurve politikë ka shkaktuar debate të shumta në seancën e djeshme të Kuvendit. Opozita ka kundërshtuar ashpër draftin e propozuar nga deputeti demokrat Astrit Bushati por të përmirësuar nga Ministria e Drejtësisë. Pavarësisht këtyre kundërshtimeve ligji ka kaluar në Kuvend ndërkohë që deputetët socialistë janë larguar nga seanca. Kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën duke falënderuar deputetët që dhanë votën për amendimet e këtij ligji, duke i vlerësuar ato si akt të madh njerëzor. “Mora fjalën sot për të falënderuar me mirënjohje deputetet që dhanë votën në amendimet e ligjet mbi kompensimin dhe dëmshpërblimin e martirëve të vlerave dhe lirive njerëzore, viktima të krimeve kundër njerëzimit, të kryera nga regjimi barbar gjatë 45 viteve”, - u shpreh kryeministri. Ndërkohë, Berisha theksoi se fatura e këtyre amendimeve nuk është e thjeshtë por sipas tij ajo çka është më e rëndë do të ishte mbikalimi mbi ta. “Mendoj se këtu duhet të jemi të bashkuar, unë jam i vetëdijshëm, se fatura është jo e thjeshtë, por shumë më e rëndë për vendin është të kalojë mbi ta”, - deklaroi Berisha përpara deputetëve të Kuvendit. Ndërkaq kryeministri i ka propozuar Parlamentit që krahas shpalljes së të përndjekurve si martirë të lirisë të bëjë edhe dëmshpërblimin e atyre, të cilët Berisha i konsideroi si “ata bënë që ne të jemi të lirë”. Sipas tij, ish-të përndjekurit janë viktima të krimit kundër njerëzimit të kryera gjatë regjimit politik gjatë 45-viteve. Sipas Berishës, ky ligj nuk mund të shpërblejë jetën dhe lirinë e munguar të atyre viteve të ish-të përndjekurve. Me këtë ligj, sipas Berishës i shtohet morali Kuvendit dhe shoqërisë. Por opozita është shprehur kundër amendimeve, duke e quajtur projektligjin të padrejtë dhe skandaloz. Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, kërkoi reflektim mbi ligjin, që nuk përmbush standardet e kërkuara. “Do të ishte mirë të mos kishin nisur diskutimet për këtë ligj, pasi po trajtohet në mënyrë qesharake. E gjithë procedura është skandaloze”, - ka pohuar Leskaj, duke e quajtur atë projekt elektoral, të padrejtë dhe të pazbatueshëm. Kryedeputetja socialiste akuzoi mazhorancën për diskriminimin e familjarëve të dëshmorëve, duke synuar të mbrojë kolaboracionistët e luftës. “Kjo është demagogjia e radhës, projekti është elektoral përderisa vjen përpara zgjedhjeve”,- theksoi Leskaj. Duke kundërshtuar faktin se ligji është i mangët për shkak se është paraqitur pa faturë financiare, Partia Socialiste ka deklaruar votën kundër këtij me pretendimin se në këtë mënyrë shmangen thellimet shoqërore.
Ndryshimet në ligj
Me ndryshimet e miratuara në projektligjin për të përndjekurit përfitues përveç bashkëshortit dhe fëmijëve të dëmshpërblimit të një ish-të përndjekuri, do të jenë dhe vëllezërit, motrat dhe nipërit e mbesat. “1. Në kuptim të këtij ligji, me familjarë nënkuptohen pavarësisht nga rregullime të tjera ligjore, paraardhësit, bashkëshortja, pasardhësit, vëllezërit, dhe motrat e ish-të dënuarit politik, si dhe fëmija/fëmijët e vëllezërve dhe motrave. 2. Familjarët në shkallë më të parë sipas Kodit Civil përjashtojnë familjarët e tjerë”, - thuhet në nenin 5 të drafti të propozuar i cili është një ndryshim i nenin 8 të ligjit aktual. Ai parashikon gjithashtu shtyrjen deri në 1 korrik 2009, të aplikimit për dëmshpërblim, duke i shtuar faturës financiare një kosto mesatare 5-6 milion lekë secili, që nga ligji ekzistues përjashtoheshin nga skema. Por në ligj parashikohet edhe dëmshpërblimi i atyre që janë ekzekutuar pa gjyq para 1944 të cilët nga PS janë konsideruar si kolaboracionistët.
Ndryshimet e miratuara
Neni 4
Në nenin 5 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në shkronjën “c”, në nenin 3 shtohen pikat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 14 si dhe neni 6 i ligjit nr. 372, datë 12.12.1946 “Mbi fajet penale kundër popullit dhe shtetit”
2. Në shkronjën “ç” në fund të fjalisë shtohen fjalët “si dhe në nenin 3 të ligjit nr. 1209, datë 10.01.1951 “Mbi mbrojtjen e paqes ndërmjet popujve”
3. Në shkronjën “d” dispozitat ekzistuese të Kodit Penal të vitit 1952 ndryshohen si më poshtë: Neni 71 “Sabotimi”; Neni 72, “Agjitacioni”; Neni 73 “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve midis kombësive dhe racave ose feve”; Neni 74 “Propaganda e luftës”; Neni 75 “Pjesëmarrje në një organizatë kundër pushtetit popullor”; Neni 82 “Veprimtaria para çlirimit”; Neni 83 “Solidarësia Ndërkombëtare”; Nenet 105, 106, 107 dhe 108 “Krime në lidhje me tatimet dhe detyrimet”;
Neni 226 “Moskallëzim i krimit”, paragrafi i parë për mos kallëzim të një krimi kundër shtetit, të parashikuar në nenet 64, 69, 70, 71, 72, 74, 75, 82, 83 të këtij Kodi.
Neni 259 “Kalimi i paligjshëm i kufijve të shtetit”.
Neni 8
Rrethi i familjarëve sipas këtij ligji
1. Në kuptim të këtij ligji me familjarë nënkuptohen pavarësisht nga rregullime të tjera ligjore, paraardhësit, bashkëshortja, pasardhësit, vëllezërit dhe motrat e ish të dënuarit politikë, si dhe fëmija/fëmijët e vëllezërve dhe motrave”.
2. Familjarët , në shkallë më të parë sipas Kodit Civil përjashtojnë familjarët e tjerë”.
Neni 6
Në nenin 19 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Në pikën 1 fjalët “Brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji” zëvendësohen me fjalët “Brenda datës 01.07.2009”.
2. Në pikën 2 fjalët “brenda afatit 1 vjeçar” dhe “kur ka kaluar mbi 1 vit nga hyrja në fuqi e këtij ligji” zëvendësohen respektivisht me fjalët “brenda afatit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni” dhe “pas datës 01.07.2009”.
Neni 7
Në nenin 20 bëhen shtesat e mëposhtme:
1. Në shkronjën “c)” pas fjalëve “aktin e internimit” shtohen fjalët “ aktin administrativ apo dokumentin zyrtar që provon internimin në kampe me rrethim me tela me gjemba”.
2. Në paragrafin e fundit shtohet fjalia me përmbajtje si më poshtë:
“ Në këto raste kërkuesi paraqet dokumentacionin që provon lidhjen familjare me ish të dënuarin politik si dhe dokumentacionin që provon se cilët nga familjarët përfitues të parashikuar në nenin 8 të këtij ligji janë gjallë”
Neni 8
Në paragrafin e dytë të nenit 23 fjalët “në përfundim të afatit 1 vjeçar” zëvendësohen me fjalët “ pas datës 01.07.2009”.
Neni 9
Në nenin 32 fjalët “brenda 15 muajve” zëvendësohen me fjalët “brenda 21 muajve”
Ky lajm është publikuar: 31/03/2009