E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bjordi: “Po, do të bëja seks në Big Brother!”

Autori i Lajmit: red.
Aida ka propozuar që së bashku me banorët e tjerë të diskutonin temën “Seksi dhe qyteti”. Fillimisht banorët kanë qenë pak të rezervuar, por më pas kanë nisur të diskutojnë më lirisht. Ata kanë folur e debatuar, herë duke sjellë raste konkrete nga eksperienca e tyre jetësore apo e dikujt që ata njihnin e herë duke folur në përgjithësi, në parim, mbi këndvështrimet e ndryshme të raportit femër-mashkull, të marrëdhënieve seksuale, të rolit që luan mentaliteti shoqëror në gjithë këtë e për shumë argumente të tjera brenda së njëjtës tematikë. Megjithëse, që në fillim, Aida ka thënë se, meqë tema mund të dukej delikate, cilido që nuk donte të qëndronte, ishte i lirë ta bënte, banorët e shtëpisë kanë qëndruar që të gjithë. Të parat që janë larguar kanë qenë Republika e Mimoza, sepse, siç tha Republika, po u vinte gjumë. Në “talk shoun” e Aidës, i ftuar special ka qenë Adi, ndërsa opinionist i parë, Bjordi.
Arjoni ka thënë se marrëdhëniet seksuale i shihte si diçka tepër personale dhe brenda shtëpisë së Big Brother, nuk do të bënte kurrë diçka të tillë. Ai ka shtuar se, nëse një nga femrat e shtëpisë do t ia kërkonte këtë, ai do të puthej gjithë ditën, por nuk do të bënte asgjë më tepër se kaq. Bjordi, i pyetur nga Aida për të njëjtën gjë, ka pohuar të kundërtën: “Po, do të kisha bërë seks në Big Brother”, - ka thënë ai.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›