Vizitat apostolike
Udhёpёrshkruesit kroatë nёpёr Shqipëri (5)
Pavarёsisht se udhёpёrshkrimi i Zlatarit ngjall emocione pёr shkak tё raporteve jonjerëzore dhe ahistorike qё mbizotёronin nё atё kohё nё Shqipёri, nuk ka dilemё se, nga distanca e sotme kohore, udhёpёrshkrimi i tij ka rёndёsinё e dёshmisё autentike pёr njё nga periudhat mё tё dhimbshme dhe mё fatkëqija nё historinё e gjatё tё popullit shqiptar.
Kur Kisha e Romёs pas koncilit tё Tridenit futi praksёn qё peshkopёt, respektivisht pёrfaqёsuesit e tyre, t’i vizitojnё tё gjitha kuvendet e dioqezave tё tyre dhe mbi gjendjen e tyre me shkrim të informojnё Romёn, atёherё vetvetiu u bё zakon qё nё dioqeza nё tokat shqiptare tё vendosen murgjit dhe fretёrit nga Kroacia, ngaqë nё Romё me tё drejtë vlerёsonin se ata ishin mё tё pёrshtatshmit qё tё merrnin detyrat kishtare nё Shqipёri. Papёt e Romёs patёn vlerёsuar se klerikёt, françeskanёt dhe dominikanët kroatё i njihnin mirё rrethanat nё Shqipёri, po ashtu ata do tё dinin mё sё miri tё komunikonin me turqit qё kishin okupuar Shqipёrinё.
Zullumi turk
Sipas njё praktike tashmё veç tё stabilizuar, peshkopёt sё pari duhej tё shkruanin raporte tё hollёsishme mbi rrethanat religjioze, por nёnkuptohej se peshkopёt duhej tё trajtonin edhe rrethanat nё tё cilat jetonin besimtarёt e besimit katolik nёn sundimin turk, po ashtu duhej tё shkruanin mbi raportet e atyre besimtarёve me ata qё kishin kaluar nё fenё islame, por duhej tё shkruanin nё raportet e tyre edhe mbi gjendjen e kishave, mbi plaçkitjet dhe rrёnimet e objekteve kishtare, mbi zullumet e nёpunёsve dhe ushtarёve turq ndaj tё krishterёve dhe gjëra tё ngjashme. Pikёrisht pёr kёtё arsye, vizitat apostolike sjellin tё dhёna jashtёzakonisht interesante mbi jetёn e katolikёve dhe çdo gjёje qё kishte tё bёnte me Kishёn, dhe mund tё thuhet se ato raporte nё shumё elemente kanё karakteristika tё pёrshkrimeve informative me njё varg vrojtimesh interesante etnografike, por edhe pёrshkrimesh gjeografike, si dhe tё dhёna qё kanё qenё goxha tё rёndёsishme pёr analistёt ushtarakё nё Vatikan dhe nё pёrgjithёsi nё Europёn perёndimore.
Fatkeqёsisht, shumica e atyre raporteve deri mё sot nuk janё botuar dhe studiuar, por ajo qё ёshtё e njohur deri mё sot flet mjaft qartё mbi rёndёsinё e tyre tё madhe pёr t’u njohur me rrethanat shqiptare.
Meremetimi i kishave
Kёtu duhet tё cekim se vizitat apostolike nuk mund tё trajtohen si literaturё udhёpёrshkrimi, por as nuk kemi mundur dhe as kemi guxuar t’i lёmё anash, ngaqë, nёse jo pёr shkak tё karakteristikave formale dhe qёllimit tё tyre, atёherё sipas pёrmbajtjes renditen nё shkrime qё zakonisht ne i quajmё udhёpёrshkrime.
Sipas radhёs kronologjike, sё pari duhet tё pёrmendim françeskanin Dominik Andrijasheviç (1572-1632), françeskan me prejardhje nga fshati Ravno nё Hercegovinё. Ka qenё tip qё s’i linte dy gurё bashkё, dhe mes tjerash kishte planifikuar tё organizonte njё kryengritje tё besimtarёve tё krishterё kundёr autoriteteve turke nё Shqipёri. Ka qenё emёruar peshkop i Shkodrёs, dhe derisa ishte nё atё detyrё kishte meremetuar kishat dhe kuvendet kishtare, kishte vendosur rregullin dhe disiplinёn e klerikut nё dioqezё. Kishte njohuri shumё tё mira mbi rrethanat e atjeshme dhe pёr to i kishte shkruar raporte propagandёs pёr pёrhapjen e fesё (De propaganda Fide), tё cilat pёr shkak tё planeve komplotiste tё autorit kundёr turqve, janё shumё interesante, jo vetёm pёr arsye tё njohjes sё rrethanave kishtare nё veri tё Shqipёrisё.
Rrethanat politike
Tё dhёna goxha interesante dhe tё sakta mbi Shqipёrinё dhe shqiptarёt gjejmё nё vizitёn apostolike tё rabjanit Marino Bizzi (1570-1625). Bizzi nё njё kohё ka kryer detyrёn e arqipeshkopit nё Tivar, dhe nё atё cilёsi e pati vizituar popullatёn katolike nё vitin 1610 nё arqipeshkvinё e tij. Raportin e vet ia pati dorёzuar Papёs Pali V nё Romё nё vitin 1612. Nё atё vizitё apostolike ka përshkruar gjendjen e katolikёve nё Novi Pazar, Svaç, Prijepolje, Plevё, Konavle, Kotor, Tivar, Shkodёr, Durrёs, Trepçё, Budvё dhe nё vendet tjera ku jetonin shqiptarёt. Nё atё udhёtim kishte shkruar njё raport tё gjerё me titull “Relazione della visita fatta da me, Marino Bizzi, arcivescovo d’Antivari, nelle parti della Turchia, Antivari, Albania et Servia alla Santita di Nostro Signore papa Paolo Quinto.”
Raporti përmban gjendjen e katolikëve qё jetonin nё sundimin turk, po ashtu edhe gjendjen e kishave dhe kuvendeve. Ёshtё interesant se me angazhimin e bashkёqytetarit tё tij, rabjanit Mahmud Pasha, iu ishte mundёsuar qё tё vizitonte Tivarin, i cili nё atё kohё ishte nёn sundimin turk.
Sipas njё praktike tё rёndomtё Bizzi nuk ndalet nё pёrshkrimin e objekteve fetare dhe tё besimtarёve katolikё, por jep edhe tё dhёna interesante mbi gjuhёt qё flisnin banorёt e arqipeshkёvisё sё tij, mbi rrethanave politike, mbi autoritetet lokale turke dhe marrёdhёniet e tyre me popullin, mbi familjet e shquara shqiptare, mbi kёshtjellat dhe tё ngjashme.
Barbaritë
Po ashtu, janё shumë interesante pёr historianët e sotëm, arkeologët dhe historianët e artit përshkrimet e hollësishme tё inventarit kishtar nё disa kisha, dhe mbi gjendjen e vetë kishave, nё kohёn kur ai i kishte vizituar. Pjesa mё e madhe e asaj qё ai kishte parë nё kisha, ёshtё fjala pёr veprat artistike dhe sende të tjera, ndёrkohё janë shkatërruar nga turqit, dhe nga pasojat e kohёs. Bizzi flet edhe mbi zakonet shqiptare, mbi shtёpitё dhe vendbanimet e tyre, mbi marrёdhёniet midis katolikёve shqiptarё dhe autoriteteve turke. Posaçёrisht bie nё sy se ky raport ka mё pak aso tё dhёnash qё zakonisht gjenden nёpёr vizitat apostolike, ndёrsa mё shumё ka tё dhёna mbi jetёn dhe rrethanat, nё tё cilat jetonin katolikёt nёn pushtimin turk. Shpeshherë Bizzi bёn ekskursione historike rreth vendeve qё i ka vizituar, flet edhe mbi Betejёn e Kosovёs, kur pёrshkruan Fushё-Kosovёn etj.
Mbi rёndёsinё e kёtij raporti pёr rindërtimin e ngjarjeve historike na ka paralajmёruar që mё parё historiani i shquar gjerman, Leopold Ranke, mirёpo kjo ndodhi, pasi Franjo Raçki e kishte botuar nё tёrёsi, atёherё u bё e qartё rёndёsia e kёtij raporti pёr njohjen e popullit shqiptar nё kohёn e okupimit turk. Simbas fjalёve tё Raçkut, Raporti i Marino Bizzit ёshtё i njё rёndёsie tё veçantё, pёr shkak se ka tё bёjё me vendet e Gadishullit Ballkanik, pёr tё cilat mё herёt ka pasur shumё mё pak raporte tё tilla, nё emёr tё viseve perёndimore bregdetare nga Tivari deri te Durrёsi, pastaj prapatokat malore shqiptare tё asaj Serbie tё moçme.
Prej tё gjithё vizituesve apostolikë kroatё qё kanё qёndruar nё tokat shqiptare dhe qё i kanё dёrguar raportet e veta nё Romё, pa dyshim se mё i rёndёsishmi ёshtё Vicko Zmajeviç. I lindur nё Perast, nё gjirin e Bokës sё Kotorit, nё vitin 1670.
E përktheu nga kroatishtja z. Xhafer Syla
Vijon në numrin e ardhshëm