Të përndjekurit politikë protestë para shtëpisë së ish presidentit Moisiu
Të përndjekurit politikë protestuan para shtëpisë së ish presidentit Alfred Moisiu në Tiranë në lidhje komentin e bërë në shtyp mbi figurën e ish kryeministrit komunist Mehmet Shehu.
Instituti të Përndjekurve Politikë dhe disa shoqata antikomuniste të ish të dënuarve të diktaturës kanë reaguar me një deklaratë para gazetarëve. Drejtori i Institutit, Simon Miraka dhe anëtari i shoqatës antikomuniste Gëzmi Peshkëpia të shoqëruar nga një grup ish të përndjekurish politikë e cilësuan si një regres të demokracisë këtë vlerësim.
Për afro 30 minuta të përndjekurit politikë protestuan paqësisht duke u shprehur se Konventa Evropiane për dënimin e krimeve të Komunizmit nuk e njeh glorifikimin e udhëheqësve të diktaturave në vendet e Europës Lindore. Sipas Simon Mirakës drejtues i Institutit të të Përndjekurve Politikë duke iu referuar fakteve historike të periudhës kur drejtoi kryeministri Mehmet Shehu kujtoi ngjarjen e bombës së ambasadës sovjetike ku u dënuan me dhjetëra personalitete të kulturës dhe shtetit shqiptar.